Edhe në fshatrat më të shkëputura, gjuha e gjaku arbëresh nuk është tretur

Objektivi i vizitave të mija kësaj radhe u përqendrua në Provincën e Pulias , Rrethi i Foxhës , ku vizitova Kazallveqi apo italisht Casalvecchio di Puglia ; në krahinën e Molise , Rrethi i Kampobasos vizitova Këmarinin : Campomarin Portkanunin , Portocannone, Rùrin : Ururi dhe Qefti apo Chieuti, ndërsa në krahinën Kampanja, Rrethi i Avellinos, katundin e vetëm arbëresh me emërtimin Katundi apo Greci, prej nga edhe e ka prejardhjen ish-kongresisti Xhozef Diogardi.

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati

Në udhëtimin tim të tretë me radhë vetëm brenda këtij gjysmë viti në mesin e vëllezërve arbëresh në Kalabri e provincat tjera (mars e prill dhe tash në korrik), arrita të vizitoj më tepër se gjysmën e vendbanimeve arbëreshe në Itali. Me vizitën e fundit edhe 6 katundeve të tjera, arrita që brenda gjysmë viti një bilanc prej 30 katunde arbëreshe nga rreth 50 sa janë gjithsej.

Derisa më parë kisha vizituar regjionin e Kalabrisë, ku edhe janë të përqendruar shumica e katundeve arbëreshe, kryesisht afër Kozencës. Kësaj radhe krahas asaj që mora pjesë dhe përcolla për portalin tonë prointegra.ch manifestimin kulturor “VËLLAZËRIA” në Kazallveqi (ital: Casalvecchio di Puglia), në rrethin e Foxhies.

Objektivi i vizitave kësaj here u përqendrua në Provincën e Pulias , Rrethi i Foxhës , ku vizitova Kazallveqi apo italisht Casalvecchio di Puglia, në krahinën e Molise, Rrethi i Kampobasos vizitova Këmarinin: Campomarin Portkanunin, Portocannone, Rùrin: Ururi dhe Qefti apo Chieuti, ndërsa në krahinën Kampanja, Rrethi i Avellinos, katundin e vetëm arbëresh me emërtimin Katundi apo Greci, prej nga edhe e ka prejardhjen ish-kongresisti Xhozef Diogardi, që vazhdimisht u vu në mbrojtje të çështjes shqiptare e në veçanti të Kosovës, për lirinë edhe pavarësinë e saj. Ndaj edhe kaherë kisha ëndërr që ta vizitoj katundin e njeriu që për më tepër se tri dekada bashkë me të shoqen është vënë në mbrojtje të Kosovës dhe shqiptarisë përgjithësisht.

Në të gjitha këto provinca nga takimet me vëllezërit dhe motrat e një gjaku, me shoqëruesit e mi pamë nga afër dhe u bindëm se edhe pas 5-6 shekujve nga migrimi, në këto tri provinca, se Shpirti Arbëresh rron, si në të folme e në veshje ashtu edhe në tradita. Kemi takuar arbëresh moshash e profesionesh të ndryshme që edhe më tej ku më shumë e ku më pak e kanë ruajtur si gjuhën ashtu edhe traditat dhe zakonet e të parëve e mbi të gjitha dashurinë e madhe për tokën stërgjyshore dhe për kryetrimin tonë Gjergj Kastriotin.
Kësaj radhe, në tri provincat që vizitova , më shoqëruan kryetari i SHKA “Dardania” nga Winterthuri Shefqet Cakolli dhe veprimtari nga Lozana, Gjergj Prenkoçaj, duke bërë rreth një mijë kilometra udhëtime, madje edhe në rrugë të papërshtatshm, që si të tilla nuk mund ti gjesh as në Kosovë(!). Ndaj edhe me këtë rast i falënderoj bashkëshoqëruesit si dhe zonjën e Elida Jorgoni, nga durrës, kryetare e Shoqatës “Foleja Kombëtare Shqiptare” që na shoqëroi gjatë vizitës në Katundin e Diogardit.

Përmes portalit tonë: prointegra.ch, kemi marrë si obligim moral e profesional që të vizitojmë edhe pikat më të largëta ku jetojnë vëllezërit tanë të një gjuhe të një gjaku e të një trungu, madje pa kurrfarë donacionesh e ndihmash nga askush por vetëm me shpenzime tona personale, pri nga dashuri dhe vullneti për ti takuar njerëzit tanë që na lidhin jo vetëm e sotmja por edhe e kaluara e lashtë.