Të hënën fillon Muaji i Ramazanit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka bërë të ditur se muaji i Ramazanit do të fillojë të hënën, më 6 maj. Me këtë rast, në njoftimin e lëshuar, janë përgëzuar besimtarët muslimanë në Kosovë, diasporë e gjithandej, duke i dëshiruar agjërim të lehtë dhe solidaritet mes njerëzve.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islam, i cili zgjatë 29 ose 30 ditë, bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re. Kuptimi i fjalës Ramazan, vjenë nga arabishtja dhe do të thotë “vapë” ose “thatësirë”.

Ky muaj karakterizohet me agjërim, ku besimtarët qëndrojnë pa ngrënë dhe pa pirë për orë të tëra, në shenjë solidarizimi. Agjërimi gjithashtu konnsiderohet njëra nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nnga agimi deri në perëndimin e diellit. Në fund të Ramazanit, vjenë Fitër Bajrami apo festa e prishjes së agjërimit.