21 vjet nga Masakra e Lybeniqit

62

Sot janë bërë 21 vjet nga Masakra e Lybeniqit të Pejës, e cila u krye më 25 maj 1998 nga forcat kriminele serbe. 21 vite më parë, në këtë fshat u vranë dhe u masakruan nëntë banorë , ndërsa më vonë ekzekutuan edhe burrat e tjerë të fshatit.

Gjenocidi që u krye në këtë vend më 25 maj 1998 e më vonë  edhe më 1 dhe 7 prill 1999, ishte njëra nga krimet më të rënda që kanë kryer forcat kriminele serbe në Kosovë.

Fatkeqësisht, edhe për këtë Masakër drejtësia ka dështuar, sepse deri më sot nuk është ndjekur penalisht asnjëri nga kryerësit e krimit dhe asnjëri nga ta nuk ka marrë dënimin për krimin e bërë.