20 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit, ka organnizuar disa aktivitete të ndryshme, të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë javës që vjenë.

Njëri nga aktivitetet e para ka qenë ekspozimi i paisjeve të ndryshme policore para qytetarëve, me qëllim ngritjen e vetëdijes dhe në mënyrë që qytetarët ta kenë mundësinë të njoftohen nga afër me punën që bënë policia.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë thënë se e gjitha po bëhet në mënyrë që qytetarët të arrijnë të informohen sa më shumë lidhur me të gjitha punët dhe përgjegjësitë që Policia ka.

Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave dhe cdo ditë pritet të zhvillohet dicka që do të ndikojë drejtëpërdrejtë në vetëdijesimin e qytetarëve.