20 vjetori i Masakrës së Vushtrrisë

Sot në Vushtri shënohet 20 vjetori I masakrës, që u bë më 22 maj të vitit 1999, ndaj popullit të pafajshëm shqiptarë, nga forcat kriminele serbe. 20 vjetë më parë në Vushtrri, u vranë në mënyrë c’njerëzore 77 persona, ndërsa një person vazhdon të jetë në listën e të zhdukurve. Po të njejtën ditë, u plagosën qindra të tjerë, ndërsa u arrestuan dhe u keqtrajtuan shumë të tjerë.

Personat e vrarë dhe të masakruar u dërguan në një varrezë masive në Beograd, ndërsa vetëm pak ditë më vonë u zbuluan.