20 vjetori i Masakrës së Qyshkut

Sot bëhen 20 vjet qysh kur kriminelët serb vranë dhe masakruan barbarisht 44 meshkuj në Qyshk të Pejës. Masakra e Qyshkut ishte njëra nga shumë masakra që u bënë në Kosovë gjatë luftës së fundit e që këtë vit po shënojnë 20 vjetorin.

Sulmi që ndodhi në Qyshk u konsiderua si njëra nga më të këqinjtë, ku u përdhunuan grad he u plackitën shtëpitë duke u marrë cdo gjë që patënn mundësi të merrnin me vete. Pastaj, i vranë dhe masakruan 44 meshkuj, në tri shtëpi të fshatit, të cilat më vonë i dogjën.