Sot Vushtrria shënon 20 vjetorin e masakrës së Studimes, ku forcat paramilitare serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm, të cilët i kishin nxjerrë nga kolona e gjatë e qindra njerëzve që po prisnin të merrnin rrugën për në Shqipëri. Të gjithë këta 116 shqiptarë të pafajshëm, u pushkatuan brenda 2 orëve.
Shumë të tjerë ishinn plagur e mijëra të tjerë u dëbuan nga vendet e tyre. Tmerri që përjetuan banorët e Studimes ishte i madh, ndërsa akoma edhe sot e kanë të freskët dhimbjen për vrasjen e më të dashurve të tyre.
Cdo vit, më 2 maj, ata qëndrojnë pranë varreve të familjarëve të tyre, duke i përkujtuar me mall dhe dhimbje të thellë.