20 vjetë nga Masakra e Mejës

Sot bëhen 20 vjetë, kur më 27 prill të vitit 1999, forcat paramilitare serbe rrethuann Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethin e Gjakovës, ku brenda disa orëve e kryen ekzekutimin më makabër dhe masakrën më të madhe të luftës së Kosovës në vitet 1998/99.

I morrën djemtë dhe burrat e moshave 15-60 vjec, i grumbulluan në orët e hershme të mëngjesit, ku i ekzekutuan të gjithë ata në secilën shtëpi, duke i vrarë kështu 376 burra e djemë të pafajshëm shqiptarë, në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit, e cila nën valet e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Millosheviqit më 27 prill 1992.

As edhe një person atë ditë nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja, ndërsa një pjesë e trupave është gjetur në varreza masive, ndërsa për një pjesë tjetër thuhet të kenë mbetur në Serbi.

Mirëpo edhe përkundër kërkesave nga Qeveria e Kosovës të nxitura nga shoqata të ndryshme humanitare dhe të afërmeve të të ndjerëve organet serbe kanë zvarritur dorëzimin e tyre.

Për të nderuar sakrificën e atyre që u vranë, sot prej orës 11:00 bëhen homazhe në varrezat e martirëve në Kompleksin Memorial në Meje, ndërsa prej orës 12:00 do të mbahet akademi përkujtimore në këtë kompleks.