189 mijë të ikur që nga viti 2010 në Kosovë

Trendi i ikjeve të të rinjve nga Kosova, ka filluar të marrë përmasa të mëdha dhe kohëve të fundit të shndërrohet në dukuri mjaft shqetësuese për vendin. Ikja e tyre po vjenë si rezultat i zhgënnjimit nga të rinjtë, të cilët nnuk po mund të kyqen e as të inkuadrohen në institucione publike. Kështu ata po detyrohen të kërkojnë të ardhmen e tyre diku tjetër, jashtë Kosovës.

Ndërsa, sipas të dhënave të fundit që i posedon numri i azilkërkuesve kosovarë në vendet e Europës nga viti 2010 është rreth 189 mijë, kurse numri i të kthyerve në Kosovë është rreth 60 mijë.