14 vjetori i shoqatës Besëlidhja në Itali

Shoqata Besëlidhja në Itali e krijuar me 21.04.2008, sot ka festuar  14 vjetorin e themelimit të saj. Në postimin e tyre në rrjetin social, shoqata ka falemnderuar të gjithë ata që ndër vite kontribuan qysh në themelimin e saj, e deri te personat tjerë që sot e vazhdojnë këtë traditë.

Sot eshte 14 vjetori I themelimit te shoqates sone te nderuar Beselidhja. Nga nismetaret,. Alfred Isufi (presidenti i pare), Miltjadh Ziu, Muke Xhakolli veteranet e kesaj shoqate e te tjere! Falenderojme te gjithe ata qe dhane ndihmen è kontributin è tyre ne sherbim te komunitetit, antaret e vullnetaret nder vite. Nje falenderim i vecante per mesuesit e shkolles Shqipe Osman Parruca e Nereida Xhakolli,(mesuesit e pare) Dila Rrapi mesuesja e perkushtuar e ketyre viteve! Pervec mesimit te gjuhes shqipe e promovimit te kultures, shoqata realizoi projekte te rendesishme. Me 8 maj 2010 tek “campana dei Caduti” ne Rovereto u vendos Flamuri yne kombetar! Nje arritje qe ben krenar jo vetem Shqiperaret è kesaj zone, por te gjithe bashkeatdhetaret ne Itali!