10- vjetori Shoqatës Parandalo në shenjë respekti për humanisten Valdete Hoti

 

Dje në Affoltern të qytetit të Cyrihut, Shoqata  “Parandalo” në një sallë të përmbushur me bashkatdhetarë dhe të përshkuar me një program të pasur artistik, kurorëzoi dekadën e parë, në përpjekje për parandalimin e dukurive shoqërore, realizuar përmes 30 e sa ligjërata me tema kryesisht sociale, por edhe shëndetësore, arsimore dhe kulturore.-Valdetja, pati edhe një mesazh: që njerëzit me nevoja të veçanta të gjejnë përkrahje jo vetëm nga institucionet dhe populli, sinë mërgatë ashtu edhe në trojet shqiptare. 

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati  

Se shqiptarët në Zvicër, tashmë janë bërë një komunitet tejet i integruar në zhvillimin e shoqërisë zvicerane, duke i ruajtur në masë edhe vlerat e etnisë së tyre, madhe edhe në fusha tejet delikate, siç është edhe ajo në fushën sociale e humanitare. Dëshmi më e madhe për këtë është sidomos Shoqata PARANDALO me seli në Cyrih, e cila dje shënoi 10 vjetorin e themelimit të saj.

Ky manifestim jubilar i cili kishte tubuar në një sallë të Afollternit të Cyrihut një numër të madh bashkatdhetarësh jo vetëm nga ky kanton për edhe nga anët e ndryshme te Zvicrës, përfshi edhe miq zviceranë, kaloi në një atmosferë tejet të ngrohtë e festive, por edhe në shenjë falënderimi e respekti për punën e madhe që ka treguar për një dekadë bashkë me bashkëpunëtorët e saj humanistja Valdete Hoti, së cilës dje me shumë epitete të merituara ju drejtuan përfaqësues nga institucionet e qytetit të Cyrihut, përfshi këtu edhe deputet, drejtues shoqatash e në veçanti bashkëpunëtoret e saja shumëvjeçare edhe në një projekt tjetër siç ishte “Shpresa”,  ku veproi bashkë me humanistet Analisa Schneller dhe Shukrije Ramadani, të cilat edhe në ketë tubim patën fjalë miradije për Valdetin. Ndërsa, Christof Meier nga zyra për integrim e Cyrihut shoqatën “Parandalo” e cilësoi si një shoqatë me integritet e bashkëpuniese e deputeti Përparim Avdili, në emër të tre deputetëve të pranishëm, premtoi so do ti dalë në ndihmë qendrës Parandalo. Gjithashtu me këtë rast përshëndeti edhe bashkëpunëtori i kësaj qendre , Osman Osmani, kurse doktoresha Valbona Hysenaj Miftari, lexoi një dedikim tejet mbresëlënës e përmbajtësor kushtuar humanistes Valdete Hoti Selimi, duke potencuar se: “kryetarja dhe bashkëthemeluesja e shoqatës „Parandalo“, sot bashkë me bashkëpunëtorët e saj, e bashkë me ne, kremton jubileun e shoqatës. Ky jubile nuk simbolizon vetëm një numër, por është kurorëzim suksesesh i punës së saj titanike”

Jubileut i parapriu mbledhja e kuvendit me anëtarët e shoqatës ku u trajtua aktiviteti i deritashëm dhe ato të planifikuara si dhe u aprovuan raportet vjetore  për periudhën 2018-2021, përfshi edhe atë buxhetor për këtë periudhë. Me këtë rast u bë gjedhja dhe rizgjedhja e Kryesisë  për një mandat 2 vjetarë, me që rast kryetar rizgjedhur Xhema G. Selimi, i cili bashkë me Valdeten dhe bashkëpunëtorët tjerë kanë bërë një punë të madhe edhe në themelimin e Qendrës Parandalo, që tash ka edhe zyrën e vet në qytetin e Cyrihut, ndërsa që vepron edhe dega e kësaj qendre në Basel, që udhëhiqet nga Drita Ibrahimi Shabani e cila edhe udhëhoqi dhe moderoi manifestimin jubilar.

Që në hapje të këtij manifestimi Drita Ibrahimi Shabani, duke i përshëndetur të pranishmit tha se: “Sot jemi së bashku për të shënuar vitin jubilar të shoqatës sonë, ku për 10 vite me radhë, zhvilluam një serë aktivitetesh, duke arritur që gjatë kësaj periudhe të jemi përkrah nevojave  dhe lehtësimin e integrimit të qytetarëve me sfond migracion në kantonin e Cyrihut dhe kantonin e Baselit

Kemi mbajt  gjithsej mbi 30  ligjërata  me tema kryesisht nga lëmua sociale, shëndetësore, arsimore dhe kulturore,  gjithashtu  këshilla, ndërmjetësime dhe përkthime nga gjuha shqipe në gjermanisht dhe anasjelltas. Puna jonë e posaçërisht e aktivistëve tanë, arriti ti kalojë edhe jashtë kufijve të shtetit zviceran, duke shtrirë aktivitetin edhe në Kosovë, gjegjësisht në Gjilan, Ferizaj, Viti dhe Kamenicë. E gjithë kjo punë nuk do të arrihej pa kontributin e pashoq të anëtarëve të kryesisë në udhëheqjen e kryetares së saj znj. Valdete Hoti.”

Përmes një fjala përshëndetëse dhe mirëseardhje, kryetarja Valdete Hoti-Selimi, pati edhe një mesazhe që njerëzit me nevoja të veçanta të gjejnë mbështetje e përkrahje jo vetëm nga institucionet por edhe populli, si këtu në mërgatë ashtu edhe në trojet shqiptare.

Më pastaj manifestimi vazhdoi me pjesën artistike me këngë nga Shpend Dervish- Shaqa, Ulpiana Miftari me flaut, Dije Shaqa-Sefa dhe Lumbardha Klinaku me piano, për të kulmuar me disa pika të valleve nga Ansambli i Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “ SHOTA”.

Kjo ngjarje dhe ky manifestim ishte edhe një dëshmie e një pune përplot angazhim e përkushtim që ka treguar për dhjetë vjet resht kjo shoqatë, madje edhe në kushtet e pandemisë kur në Qendrën Parandalo organizoi edhe vaksinimin e qytetarëve, gjë që kjo tërhoqi interesimin e madhe edhe të vet mediave zvicerane.