10 qytetet më të bukura në botë

Së fundi është publikuar lista me top qytetet më të bukura në botë, të cilat njëherit mund të konsiderohen edhe ideale për të kaluar një pushim të këndshëm me më të dashurit tuaj.

Në krye të kësaj liste është kryeqyteti francez Parisi, i cili mesa duket vazhdon ti rrëmbejë zemrat e turistëve me bukuritë që ka. Kjo listë është përpiluar nga “MyVoucherCodes”, të cilët fituesit i kanë përcaktuar në bazë të numrit të vendeve që janë pjesë e UNESCO-s, muzeve, galerive, teatrove, sallava të koncerteve, bibliotekave etj.

Lista e plotë e 10 qyteteve më të bukura në botë për vitin 2019 është kjo:

  1. Paris, Francë
  2. Nju Jork, SHBA
  3. Londra, Angli
  4. Seuli, Kore Jugore
  5. Tokio, Japoni
  6. Moska, Rusi
  7. Roma, Itali
  8.  Shenzheni, Kinë
  9. Los Anxhelesi, SHBA
  10. Amsterdami, Holandë.