Zvicër: Sulmi frontal ndaj mbrojtjes së punonjësve

0
340

Masat e paraqitura nga Shoqata e Ndërmarrjeve Zvicerane për derregullimin e ligjit të punës paraqesin një shuplakë të rëndë për shumë punonjës. Sindikata Unia angazhohet për më shumë pjesëmarrje të punonjësve në formësimin e kushteve të punës dhe bën thirrje për masa mbrojtëse të përshtatura për format e reja të punës.

Zvicra ka orarin më të gjatë të punës në Evropë. Stresi dhe ngarkesa e lartë në punë qysh tani janë një realitet për shumë punëmarrës. Pasojat nga propozimet e njëanshme të fleksibilitetit, të cilat i shërbejnë vetëm punëdhënësve, paraqesin përkeqësime serioze të kushteve të punës dhe reduktim të mbrojtjes së shëndetit. 50 orët në javë – të propozuara nga Shoqata e Ndërmarrjeve, shkurtimi i kohës së çlodhjes, fleksibiliteti i rregullave të pauzave si dhe sulmin frontal karshi ndërmarrjeve industriale, Unia e refuzon qartas.

Një ligji modern i punës mbron punëmarrësit

Nën petkun e “fleksibilitetit të tregut të punës” Shoqata e Ndërmarrjeve Zviceane sulmon masat themelore të mbrojtjes ligjore, të cilat ajo i titullon si “të vjetruara”. E tërë kjo paraqet një flakaresh fytyrës për shumë punëmarrës. Në vend të degradimit të mëtejmë hap pas hapi të ligjit të punës, nevojiten masa mbrojtëse, të cilat i përshtaten formave të reja të punës. Pra, puna e kryer në shtëpi (Home-office), puna e kryer online (Clickworking) dhe arritshmëria e përhershme duhet rregulluar.

Bashkërendim në vend të paternalizmit

Unia angazhohet për bashkë-vendosje dhe bashkë-formësim të punëmarrësve në lidhje me orarin e tyre të punës dhe kushteve të punës. Sindikata Unia më tej angazhohet që punëmarrësit, në korniza të orarit dhe rregullave të pushimit në punë, të mund të punojnë në harmoni me fushat e tjera të jetës.

Osman Osmani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here