Viktimizimi dhe mëshira

0
521

Të qenit viktimë, apo të qenit i/e diskriminuar është gjendje. Edhe të qenit fitues është gjendje. Nëse pret përkrahje nga shoqëria, nga kolektiviteti, aq më tepër prej një shoqërie primitive, pret kot. Janë njerëzit ata që kanë çarë rrugën e vete drejt lumturisë së tyre, duke thyer norma e paragjykime të vjetra sa vetë njerëzimi.

Para një viti ngrita zërin kundër vajtimit të grave viktima. Përmenda këtu një fjali të një aktori amerikan zezak, i cili thoshte që lufta më e mire kundër racizmit është të mos flasësh fare për te. Vërshuan sulme nga të gjitha anët, me hoqën dhe me bllokuan edhe ne FB. Ashtu siç me hoqën edhe mbrëmë nga FB disa qe i paska zhgënjyer prononcimi im për paradën gey ne Prishtine.

Një mbrëmje isha me fëmijët e mi në një shfaqje teatrale që i kushtohej diskriminimit racor. Në dramë merrnin pjese gra, burra, të bardhe e të zi. Mund të them që ishte një realizim i bukur teatral. Në fund të shfaqjes, dolën aktorët për tu përshëndetur. U habita shume kur aktorja kryesore zezake, na përshëndeti duke prekur organin e saj seksual. U mor vesh, gjithë ata që ishin në salle, të bardhë e të zinj, gra dhe burra, te rijnë e të vjetër nuk reaguan fare. Mua për veten time me krijoi një shije të keqe. Fundja çdo te ndodhte nëse edhe burrat do ta preknin në të njëjtën mënyrë organin e tyre seksual?!

Ajo që dua të them është se sa herë ngre zërin kundër kiçit, menjëherë më akuzojnë për raciste, për antifeministe ndërsa nga mbrëmë edhe kundër orientimit seksual homo.

“Gabimi” im është se i trajtoj të gjithë të barabarte jo si viktima. Por jo të gjithë e meritojnë të qenit i barabartë. Disa duan të ngelin përjetë viktima, pasi është rruga më e lehte për të fituar vëmendjen. Ndërsa kategoria tjetër që i mbështet, më në fund gjeti një mundësi për tu ndier të vlefshëm, të dobishëm?!

Por, unë nuk i jap vetes këtë të drejtë sa ta trajtoj tjetrin për gjynah. Nuk e konsideroj as nuk dua te jem superiore sa ta shoh tjetrin si inferior.

Nëse dua ti ndihmoj e fus në punë, i jap shkollë, i jap dije dhe kulturë. Kur këto ia ke dhënë atij, ia ke zgjidhur si me shkop magjik të gjitha problemet. Derisa këto nuk i kemi si shoqëri, çdo ditë kemi për të patur probleme të ndryshme racore, gjinore, klasore, shoqërore, politike, kombëtare e njerëzore.

Me të mira miqtë e mi të bardhe e të zi, gra dhe burra, hetero, homo e biseksual, ju që ndiheni të diskriminuar! Më falni që unë mendoj më mire për ju sesa ju për veten tuaj! Jeni ju ata që vendosni si të ndjeheni, të diskriminuar, apo të barabarte, viktime apo jo! Rrugën drejtë lirisë askush nuk e ka patur te shtruar me lule!

Syndrom Mutter Teresa nuk është me ne mode!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here