«Vatra» e Zvicrës, feston e nderon ata që traditën tonë e bartën në dhe të huaj 

0
529

Me rastin e Ditës së Flamurit, artistët e kësaj trupe shfaqën një program festiv në Cyrih, ndërsa pasvdekjes, me mirënjohje u nderua veprimtari shumëvjeçar, Bajram Aruqi, për kontributin e dhënë me 5 vajzat e tija, kurse koreografit Arsim Berisha iu nda çmim special për angazhim të jashtëzakonshëm që nga themelimi i “Vatrës”,

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Koncerti festiv i njërit ndër ansamblet më të njohura “Vatra” të Bylahut, që u mbajt në Restorantin “Salmen” të Cyrihit, gjatë ditës së djeshme, u organizua në shenjë të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë por edhe për të kujtuar e falënderuar ata që ndihmuan dhe i kontribuuan me vite kësaj trupe artistike, që ka përfaqësuar mërgatën tonë edhe në nivel kombëtar, në trojet etnike.

Programi u përshkua me pika të përzgjedhura këngë e valle në koreografi të Arsim Berishës, e ku pati edhe artistë mysafirë të ftuar nga ana e organizatorit për këtë program të përbashkët, ndër të cilët me një pikë edhe ansambli simotër nga Winterthuri, “Trojet”.

Me të intonuar të Himnit Kombëtar, të pranishmit i përshëndetën kryetari i Ansamblit «Vatra», Nexhmedin Isufi dhe Udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih Islam Spahija, të cilët që pika të shkurtra folën për rëndësinë e kësaj date historike.

Krahas valleve të dy ansambleve pati edhe pika plotësuese të programit, kryesisht këngë zhanresh të ndryshme (kënduar nga Nikollë Shtufi, Vjollca Haci, Flutura Bytyqi, Berat Shala, Manjolla Mace dhe Emin Raci),. apo monolog  nga Ilire Kozhani.

Krahas momenteve dhe atmosferës festive e të gëzueshme gjatë këtij programi pat edhe momente tejet emocionale veçmas ndarja e mirënjohjes  pas vdekjes për njërin nga mbështetësit kryesor të këtij ansambli Bajram Aruqin, 5 vajzat e të cilit janë edhe sot ndër valltarët më aktive të ansamblit. Duke i ndarë mirënjohjen Mirgime Aruqit, vajzës së të ndjerit, e cila edhe është valltarja më e mirë e “Vatrës”, kryetari i ansamblit, Nexhmedin Isufi, por edhe të tjerë në sall nuk mundën ti ndalin emocionet. Po ashtu me mirënjohje u shpërblyen edhe veteran e kontribuues tjerë të “Vatrës”, ndërsa njërit nga më të merituarit nga themelimi i ansamblit, koreografit Arsim Berisha iu nda një Pllakat, punim dore në shenjë falënderimi për punën prej më se dy dekadash në kuadër të këtij ansambli, ku bashkë me disa nga veteranët tjerë bënë që “Vatra” sot të ketë një identitet kulture e edhe në meset zvicerane apo trojet shqiptare ku është paraqit ndër vite.

Ndaj edhe me këtë rast, në emër tim që kam përcjell punën e madhe të Arsimit që nga ardhja ime në Zvicër, por edhe të stafit të portalit, prointegra. ch e përgëzojmë atë për këtë mirënjohje ndërsa familjen Aruqi e inkurajojmë për punën e madhe që ka dhënë në ketë ansambël, filluar nga i ndjeri Bajrami, që fatkeqësisht nuk është më në mesin tonë por trashëgimtarët e tij përbëjnë një familje të tërë artistesh, ndonëse të lindura e të rritura në dhe të huaj, por që ruajtën me dashuri e pasion kulturën dhe artin e paraardhësve të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here