Për dinjitetin dhe të drejtat e punëtorëve të ndërtimtarisë

0
703

Punëtorët  dhe sindikata e Zvicrës kërkojnë zëshëm: Duart larg nga pensioni me 60 vjet në ndërtimtari!

Në fund të këtij viti skadon Kontrata Kombëtare e Punës (KKP) për ndërtimtarinë kryesore. Gjithçka është vënë në pikëpyetje: Shoqata e punëdhënësve po sulmon frontalisht KKP dhe pensionimin me 60 vjet. Sipas punëdhënësve, punëtorët e ndërtimtarisë duhet të punojnë më gjatë, të fitojnë më pak dhe të marrin pension edhe më të vogël: Kundër kësaj demonstrojmë ne me 23 qershor në Cyrih!      

Ka vite që të hyrat në ndërtimtari shtohen, librat e porosive janë përplot dhe fitimet e firmave rriten. Nuk është për tu çuditur: Gjithnjë e më pak punëtorë ndërtimtarie, ndërtojnë gjithmonë e më shumë. Për çdo ditë punëtorët e ndërtimtarisë bëjnë punë të rëndë në të ftohtë e në vapë, nën stres dhe presion terminësh. Për çdo ditë rrezikojnë shëndetin e tyre. Gjithnjë e më shumë shtohet numri i ndërmarrjeve nënkontraktuese dhe numri i të punësuarve të përkohshëm sa vjen e shtohet. Ndërsa punëdhënësit edhe përkundër shtrenjtimit e jetesës, kanë refuzuat çfarëdo rritje pagash.   Në fund të 2018 skadon KKP për ndërtimtarinë kryesore. Andaj sindikatat i janë reshtur punës për të negociuar një KKP të re. Dhe shumëçka vihet në lojë.  

Mungese respekti karshi punëtorëve të ndërtimtarisë

Kontrata Kombëtare e Punës është vendimtare për punëtorët e ndërtimtarisë. Ajo rregullon pagat dhe kushtet e punës në ndërtimtari. Pa këtë kontratë kërcënon dumpingu në paga dhe kaosi. Andaj punëtorët e ndërtimtarisë kërkojnë bashkë me Unia një Kontratë të mirë Kombëtare të Punës, e cila i kushton rëndësi problemeve në ndërtimtari: Mbrojtje nga dumpingu në paga, masa kundër përkeqësimit të punës dhe përsëri më në fund një rritje pagash prej 150 frangave për të gjithë.

Por, në vend se të merren seriozisht kërkesat e punëtorëve të ndërtimtarisë për më shumë mbrojtje dhe rritje korrekte të pagave, shoqata e punëdhënësve planifikon sulm radikal ndaj kushteve të punës. Fillimisht kryetari i shoqatës së punëdhënësve, Gian-Luca Lardi dëshiron tu ulë pagat e punëtorëve të ndërtimtarisë: veçanërisht punëtorët e moshuar të ndërtimtarisë dhe shegertët të fitojnë më pak. Pasi, gjoja ata “nuk kontribuojnë mjaftueshëm”. Pos kësaj padroni Lardi dëshiron që të rrit orarin e punës në 50 orë në javë. Pra, të punohet më gjatë për më pak pagë.

Duart larg nga pensioni me 60 vjet

Mirëpo, si duket kjo s’u mjafton – punëdhënësit përsëri sulmojnë pensionimin me 60 vjet. Sikur edhe para 3 vjetësh, punëdhënësit duan përkeqësim radikal të pensionimit të mëhershëm. Konkretisht: Pensionim me 62 vjet apo 30 % më pak pension.

Që nga fuqizimi i pensionimit të mëhershëm (FAR) me 2003 u mundësua që 17’000 punëtorë ndërtimtarie pas punës së rëndë shumëvjeçare të shkojnë me dinjitet në pension. Përpara vetëm 1/5 e punëtorëve të ndërtimtarisë arrinte shëndetshëm moshën e pensionimit.  80% e punëtorëve të ndërtimtarisë janë të shtyrë në invaliditet, papunësi apo jashtë profesionit.

Pasi në vitet e ardhshme pensionohet gjenerata me lindje numerike, Fondit për pensionim të mëhershëm i nevojiten më shumë para. Mirëpo kjo vetëm deri në vitin 2014, më pastaj zbrit përsëri numri i pensionistëve. Pra, punëdhënësit marrin këtë si shkas, për të sulmuar frontalisht pensionimin e mëhershëm: pensionim me 62 vjet (gjithsejtë 120’000 franga më pak pension) apo 30% ulje pensioni(rreth 1’500 franga në muaj më pak).

Punëdhënësit nuk e kanë pranuar pensionimin e mëhershëm të punëtorëve të ndërtimtarisë asnjëherë. Si më 2002, 2015 apo edhe tani: Punëtorët e ndërtimtarisë çdoherë duhet të luftojnë për pensionin e tyre.

Bashkërisht në rrugë

Punëtorët e ndërtimtarisë janë të zemëruar. Me të drejtë! Dhe ata janë të gatshëm që të luftojnë për të drejtat e tyre. Pasi, kushdo që sulmon KKP dhe pensionimin me 60 vjet, sulmon dinjitetin e punëtorëve të ndërtimtarisë. Andaj ne do të demonstrojmë me 23 qershor në Cyrih: për një KKP të mirë, për pensionim me dinjitet, për paga korrekte!

Punëtorët e ndërtimtarisë në Zvicër demonstrojnë me 23 qershor 2018

Demonstrata e madhe e ndërtimtarisë:

Marshimi për tek shoqata e punëdhënësve!

E shtunë, 23 qershor 2018 në Cyrih

Udhëtimi i përbashkët nga regjioni yt ose tek vendtakimi “Central” në ora 12.00

Të gjitha informatat për demonstratë si dhe për udhëtim falas) nga regjioni yt mund ti marrësh tek sekretariati yt i Unia, apo në: www.unia.ch/lmv2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here