Takime të përzemërta të kryetarit të Skenderajt në Cyrih e Bazel

0
1132

Njëri nga kryetarët me moshë më të re në komunat e Kosovës, Bekim Jashari,  njëherësh anëtar i familjes heroike që e tëra u shkri për lirinë e Kosovës, në takime me mërgimtarë shprehi bindjen se në rrethana të reja të, investimet e mërgimtarëve mund të luajnë rol vendimtar në zhvillimin e komunës së Skenderajt, sidomos në hapjen e vendeve të reja të punës, pasi shumë të ri të shkolluar edhe më tej nuk kanë mundësi të punësohen 

Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati 

Për dy-tri ditë në mesin e mërgimtarëve, kryesisht me prejardhje nga komuna të cilën e udhëheq, u gjend kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Ai pati takime të përzemërta si ne Cyrih ashtu edhe në Bazel. Këto takime patën karakter bashkëbisedimi me qytetarët me prejardhje nga komuna e tij, por jo vetëm nga ajo ngase, çdo vizitë e një anëtari të Familjes Jashari, për shkak të veprës sublime për liri, tërheq interesimin e shqiptarëve pavarësisht vendit të prejardhjes së tyre. Ndaj edhe ishte krejt e logjikshme që njerëzit erdhën edhe nga kantonet më të largëta për të takuar Bekim Jasharin. Madje edhe mërgimtarë profilesh dhe profesionesh të ndryshme, të cilët përmes një bashkëbisedimi shumë vëllazëror e bënë këto takime shumë të përafërta e njerëzore.

Mbrëmë në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, përcollëm për portalin tonë prointegra.ch, këtë vizitë të  kryetarit  komunës së Skenderajt, i cili theksin kryesor në bisedë me mërgimtarë e vuri tek investimet e mundeshe të mërgimtarëve tanë dhe jo vetëm të tyre, por edhe të bizneseve zvicerane e gjermane në komunën e tij dhe përgjithësisht në Kosovë, e veçmas në komunën që udhëheq ku shkalla e zhvillimit është relativisht e ulët.

Por edhe vet takimi pati një rrjedhë shumë të afërt e njerëzore: pasi atë e hapi udhëheqësi i  Konsullatës së Kosovës në Cyrih, z. Islam Spahiu dhe përshëndeti mysafirët, pos kryetarin Bekim Jashari dhe shoqëruesin, përgjegjës për arsim të kësaj komune, Bekim Latifi, përshëndeti edhe një mikesh e humaniste e cila edhe kishte siguruar një donacion humanitar.

Ishte kjo zonja Silvia Bäder, drejtuese reparti në shtëpinë e pleqve në  Monteluna Pfäfa të St. Gallenit, e cila pasi i ishte bërë një vizitë komunës së Skenderajt, i kishte hy aksionit në grumbullimin e ndihmave, kryesisht materiale spitalore, siç janë shtretërit, karrocat e invalidëve dhe materiale të tjera,  në vlerë prej 20 e sa mijë frangash, kryesisht materiale përcjellëse për kategoritë e njerëzve në nevojë.

Më pastaj, kryetari i Sekenderajt, u tha të pranishmëve, se vizita e tij ka karakter njohjeje e bashkëbisedimi, por edhe falënderimi për kontributin e mërgimtarëve, për të gjitha periudhat, ndaj edhe më tepër u ndalë tek nevojat që ka komuna e tij, si njëra nga komunat me zhvillim relativisht të të dobët ekonomik, por ku investimet e mërgimtarëve, apo edhe të miqve tanë qofshin,  zviceranë apo gjermanë,  ata shqiptarë apo zviceran e gjerman.

Ky kontribut, është i rëndësisë së veçantë, potencoi Bekim Jashari, pasi mërgata jonë nuk është si ajo e viteve të 90-ta ngase rrethanat kanë ndryshuar në Kosove, e posaçërisht në Skenderaj. Ndaj edhe po ju garantoj për sigurimin e investimeve, për çka edhe kemi krijuar edhe një zonë interesi prej 36 hektarë me infrastrukturë përcjellëse, ku po ashtu do të ketë lirim të plotë të taksave komunale e ku gjithashtu do të ndiheni të sigurt . Jo vetëm ju por edhe të huajt, që do të investojnë atje, me një siguri si në shtetin e vet, qofshin ata zviceranë apo gjermanë.

Sepse interesi e donë, qoftë si kryetar komune, apo edhe si Bekim nga vij krijimi i vendeve të punës. Ngase është për keqardhje që shumë të ri që kanë kryer fakultete të ndryshme apo edhe master, sot  mezi arrijnë të gjejnë një vend kamerieri. Ndaj edhe obligimi ynë i përbashkët është që tu dalim në ndihmë këtyre të rinjve, sepse nëse dje ka qenë patriotizmi me e kap pushkën, sot po ashtu patriotizëm është me  e sigurua një vend pune. Sepse, kemi obligim të gjithë që të ia japim edhe një shtyrje vendit tonë drejt zhvillimit ekonomik.

Në këtë prizëm u zhvillua edhe bashkëbisedimi, ku pos për që pyetën për muzeun memorial dhe gjendjen rreth riparimit të kullave të Jasharve u ndalënsidomos tek fusha e arsimit , si bazë kuadrosh për fushat e ndryshme zhvillimore në këtë komunë. Në këtë kontekst ishte edhe fjala e shefit të arsimit, Bekim Latifi, i cili tha se po bëhen përpjekje që ti jepet përparësi shkollave profesionale që përgatisin kuadro teknike për nevoja të përditshme të ekonomisë së këtushme.

Bekim Jashari pati edhe sonte një takim me bashkatdhetarë në Basel, në organizim të biznesmenit me prejardhje nga komuna e Skenderajt, Tahir Çitaku e në bashkëpunim me konsullatën e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here