Të mallkuarit e rrethit të tretë = Les damnés du troisième cercle

0
616

Me shkas; Dy fjale për librin “Les damnés du troisième cercle » (mbi kosovarët ne Zvicër 1965/1999) të shkruar nga miku ynë Ueli Leuenberger dhe Alain Maillard, bashkautorë.

Januz Salihi, Gjenevë, 05.01.2018

Libri ne fjale qe i është ofruar lexuesit ne vitin 1999, për shume gjera është aktual edhe ne ditët e sotshme, sidomos për kujtesën tone se si ishim ne ato vite, çfarë kemi pritur ne shqiptaret e miqtë tanë dhe, ku jemi sot. Pra ka vlera aktuale nga fakti se ka gjykime te thella e te guximshme.

Natyrisht mund te shtrohet pyetja se pse po shkruaj pas dy dekadash te botimit te këtij libri. Dy arsye, janë qe me kane shtyre te shkruaj: e para është se nuk i është kushtuar një vëmendje e merituar nga intelektualet dhe politikanet shqiptare, për aq sa jam ne dijeni dhe, e dyta është se un personalisht ne momentet kur është botuar ky libër, te cilin edhe e kam kujtim nga miku ynë dhe te cilin e pata lexuar por, ne ato momente ishte kohe furtune-lufte ne Kosove dhe ne te gjitha trojet shqiptare, nuk ndihesha ne nivelin e duhur për te bere një prezantim meritor te librit gjë qe edhe tani nuk pretendoj se do t’i them te gjitha qe meriton libri, i cili na rikujton këto ngjarje. Nuk isha rehat ne shpirt dhe i prekur thellësisht nga kjo gjendje, si te gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë, pra ishte kohe e turbullirave te tmerrshme qe na tejshpuan tërë qenien tonë, na ngrysen mendjen e shpirtin. Isha i tëri i shqetësuar me zhvillimet ne Kosove dhe rreth saj.

Tash pas shume vitesh e rilexova dhe erdha ne përfundim se, nuk është vone kurrë qe t’ia kthesh mikut te mire, te merituar, se pakut me një fjale te merituar nëse nuk mundesh te shpërblesh me diçka tjetër dhe, vendosa te sjelli disa kritika, mesazhe dhe shikime nga vështrimi i mikut dhe, bashkëshkruesi i librit, për miqtë qe i done dhe respekton.

Pra, libri në të njëjtën kohë është edhe një “Ditar i fushëveprimtarisë së tij dhe aktualitetit të kohës”, kur është shkruar libri. Do te thotë se aty janë te pasqyruara disa nga momentet e këtyre ngjarjeve duke i konkretizuar me shembuj konkret dhe real si ne marrëdhëniet e funksionimit patriarkal ende e praktikuar diku-diku tek një pjese e shqiptarëve, marrëdhëniet ndërmjet subjektit politik shqiptar ne përgjithësi si dhe lëvizjet e politikes zvicerane dhe ndërkombëtare në raport me shqiptarët.

Natyrisht, autoret e librit, hera-herës kane thënë ndonjë mendim e ndjenje te tyre rreth këtyre problemeve. Nganjëherë kanë shprehur edhe dhimbjen për fatkeqësitë që po i ndodheshin popullit tone si në rrafshin kombëtar por edhe njerëzor si një qenie e kësaj bote te trazuar. Pra shqetësimet e miqve tanë nuk kanë qenë vetëm si miq të shqiptareve por edhe në pikëpamje njerëzore dhe të drejtave të tyre legjitime si njerëz.

Aty, ne libër, shkruajnë për fatkeqësitë dhe padrejtësitë qe ju bëhen shqiptareve nga okupatori serb. Ne hyrje te librit e shkruar nga bashkautori Alain Maillard, flitet për një takim te Conseil Fédéral (Qeveria federale e Zvicrës), për anketuesit ndërkombëtar te cilët kishin konstatuar planin për masakrat te orkestruar nga Beogradi, për eksodin (largim ne masë), për vrasjen e civileve te pa armatosur gjate kohës kur NATO bombardonte ish-Jugosllavinë (Serbinë), duke konstatuar; “C’est l’une des pires catastrophes du siècle en Europe” (“Kjo është një nga fatkeqësitë më të këqija të shekullit në Evropë”). Po aty shkruan edhe për trafikim droge dhe paragjykimet, për “diabolisation” (demonizimi), për “abuzim” të të drejtës për azil, për “… fonctionnement de façon balkanique” (… funksionimin ne mënyrën ballkanike) duke sqaruar këtë dukuri në lidhje me trafikim droge si minime ne raport me numrin e madh të shqiptareve të cilët janë të përgjegjshëm dhe “… des étrangers modèles” ndaj ligjit, punës dhe shtetit mikpritës. Ne vazhdim ai konstaton; “Cruelle ironie du sort, …” “ironi mizore e fatit, …”. Për të gjitha këto paragjykime edhe vetë shqiptaret kane kontribuar, duke mos e përjashtuar edhe një pjese te propagandës së shtypit dhe politikes konservatore në Zvicër, dhe kanë nja pjesë të përgjegjësisë duke qëndruar larg nga shoqëria zvicerane dhe duke dhënë mundësinë për të ushqyer ndjenjën e urrejtjes.

Një përpjekje të tillë, të një pjese te politikes zvicerane gjate kohës së luftës, Ueli Leuenberger, miku ynë, e kundërshton dhe vazhdon te kundërshtojë dhe atë me veprime dhe shembuj konkrete, të cilët i paraqet ne mënyrë kronologjike duke i argumentuar në librin e tij si bashkautor. Alain Maillards, nuk harron të shkruaj edhe për padrejtësitë nga bashkësia ndërkombëtare dhe lojërat e tyre duke i vënë në radhë të parë interesat e tyre politike para interesave për shpëtimin e jetëve njerëzore. Aty shkruan edhe për perspektiven e mire dhe jo te mire te shqiptareve e shume e shume gjera të tjera qe do t’i hasni përgjatë leximit. Ne libër është shkruar një kapitull me rëndësi të veçantë që i kushtohet ndjenjave dhe peripecive të, ne, mërgimtarëve të para luftës – fillimin e ardhjes se shqiptareve ne Zvicër për të punuar dhe një numri të vogël azilkërkuesish, si dhe për ata të ardhur gjatë luftës. Prandaj, siç e thash më lartë se ky libër edhe sot përmban vlera aktuale edhe nga fakti se ne vazhdojmë të qëndrojmë në Zvicër.

Për shembull, po themi për jetën strukturore-patriarkalizmin tek disa regjione shqiptare e cila ende diku-diku është aktuale dhe për boten e sodit është jo normale, gjë që duhet braktisur duke krijuar raporte të reja dhe vlerësuese të individit gjithnjë duke e respektuar të kaluarën dhe ndërtuar të ardhmen. Këto dhe kritika te tjera, të thëna në libër, duhet te kuptohen si miqësorë po aq më mire kur edhe vijnë nga miqtë tanë. Miqtë tanë, gjithashtu bëjnë edhe shume kritika të tjera, të thëna me larte, Politikes se Shtetit te tyre, Zvicrës në raport me sjelljet e tyre ndaj shqiptareve e sidomos gjatë luftës dhe katrahurës që po ndodhte kundër pleqve, grave, fëmijëve dhe mbarë popullit në tërësi në Kosovë. Në shumë raste me shembuj konkret tregon dhe denoncon tiparet e mbrapshta dhe jonjerëzore të politikës zvicerane, gjë të cilën ne, nuk do te ia kishim arrit ta ndryshojmë pa ndihmën dhe punën kolosale të mikut tonë dhe shumë miqve të tjerë zviceran.

Një vend të dukshëm në librin “Les Damnés Du Troisième Cercle” e zënë edhe puna e bashkautorit të librit, Ueli Leuenberger në kuadër të “Universitetit Popullor Shqiptar”, nën udhëheqjen e tij, e cila ka të bëjë kryekëput me krijimin e lidhjeve të njohjes dhe afrimit të ndërsjellë të shqiptareve me qytetaret e shtetin mikpritës – Zvicrën, gjë që është arritur deri diku por qe ka vend për te vazhduar një pune e tille.

Vend i veçantë në libër i kushtohet edhe vendimit te NATO-s për të sulmuar caqet ushtarake dhe te paramilitareve serb që bënë kërdi mbi popullatën civile. Po aty adresohen edhe kritika parimore mbi ngathtësinë dhe sidomos lojërat e interesave të shteteve të fuqishme ne kuadër te NATO-s si dhe fuqive tjera në Botë.

Të gjitha këto qëndrime, bashkautori i librit, Ueli, na i ka thënë e shprehur në shumë raste e biseda miqësore dhe vërtetë na kane ndihmuar që shumë gjëra në raport me vetveten dhe me qytetërimin zviceran t’i shohim me ndryshe. Pra duhet thënë edhe kjo se, ai, Ueli ka mbrojtur më tepër te drejtat tona si qytetar të kësaj bote dhe si kontributdhënës në ndërtimin e infrastrukturës, dhe si taksapagues ne vendin ku po jetojmë edhe sot e asaj dite, qe do te thotë se nuk është “instrumentalizuar” nga askush, siç e thotë edhe Alain Maillard. Kjo do të thotë se miku ynë edhe në jetën e përditshme udhëhiqet nga parime te shëndosha njerëzore si luftëtar i palodhur për të drejtat e njeriut në përgjithësi. Këtë e vërteton edhe me angazhimin e tij për mbrojtjen e te drejtave te Boshnjakeve, Kroateve e bile edhe te Serbeve kur ato të jenë cenuar nga kushdo qoftë. Andaj, konsideratat, vlerësimet dhe kritikat parimore që përmban ky libër, burimin e kane tek parimet e tija jetësore por edhe nga miqësia e ngrohtë që ka ndaj shqiptarëve e që është edhe një provë e mirë që e ka lidhur vazhdimisht dhe e lidhe ngushte me popullin shqiptar dhe, duhet t’i kuptojmë drejte dhe sinqertë. Ai nuk lenë pa trajtuar edhe problemet për bashkimin e familjeve shqiptare ne Zvicër dhe numrin e paket te familjeve te mërgimtarëve shqiptarë nga Kosova deri ne shpërthimin e luftës, duke e “arsyetuar” me “lidhje të dobët” me shtetin ku punojmë dhe ëndrrën tonë për tu kthyer sa më shpejt në atdhe, edhe këtu e “arsyeton” lidhjen e madhe me Atdheun, me një proverb shqip; “La Patrie est la vraie foi des albanais” (Atdheu është besimi i vërtetë i shqiptarëve). Kështu, ai edhe e mbështet qëndrimin e vet ne mos angazhimin e mjaftueshëm të shqiptareve në jetën shoqërore zvicerane. Flet për brengën tonë për ruajtjen e kulturës dhe traditave dhe brengen për asimilim etj., etj.

Miku ynë, Ueli Leuenberger dhe bashkautori, Alain Maillard, nuk ndalen vetëm tek problemet aktuale të kohës por japin një vlerësim shumë njerëzor për arsyet për të cilat me 1913 Evropa beri defavorizimin dhe ndarjen e tokave shqiptare duke argumentuar me shkakun e kalimit me shumice të shqiptarëve në fenë islame (convertis à l’islam), pra te neglizhuar dhe te injoruar nga Evropa.

“A është shqiptari fajtor për të qenë, ndaj dhe kundër të gjithëve, Shqiptar, rob dhe zotërues i fatit të tij?” ” L’Albanais est-il coupable d’être, envers et contre tous, l’albanais, captif et maître de son destin?” Esad Mekuli.

Kështu fillon kapitulli i pare i librit ne fjale dhe vazhdon tjetri me një thënie; “Nous voulions des bras et ce sont des hommes qui sont venue” (“Ne kemi kërkua fruqi pune e na erdhën njerëz”), Max Frisch dhe vazhdon me shtjellim të shkurtër por shumë preciz për gjendjen dhe pakënaqësitë e shqiptarëve në kuadër te “Mbretërisë serbo-kroate-sllovene”, si një popull jo sllav” e cila më vone, me 1929 merr emrin Jugosllavi qe do te thotë Sllavët e Jugut. Flet për diskriminimin institucional te shqiptareve nga ana e pushtetit serb dhe thyerjes definitive te raporteve shqiptaro-serbe. Po aty është shkruar edhe për persekutimet dhe burgosjet e vazhdueshme ndaj shqiptareve vetëm e vetëm se nuk janë pajtuar me gjendjen nën pushtim. Këto dhe shume shpjegime tjera interesante mund t’i gjeni në ketë kapitull.

Kapitulli i trete fillon me një thënie te Muhamed Kerveshit: “Il est un pont entre moi et le temps de mon enfance. Le passent et repassent mes nostalgies” e që përkthimi në shqip dmth.: “Është një urë mes meje dhe kohës së fëmijërisë sime. Duke kaluar dhe rikaluar nostalgjinë time”.

Ndër të tjera shkruan për ndryshimin e politikes zvicerane në raport me punëkërkuesit nga ish-Jugosllavia e që shumica e tyre ishin shqiptarë, pra në mallkimin e tyre, siç e thonë autorët e librit; “les damnés …” (“të mallkuarit …”), natyrisht edhe shume ndodhi te tjera interesante do t’i hasni ne lexim e sipër.

Kapitulli i katër fillon me një thënie të Shqipe Malushi, si vijon; “Ô ma terre. ô terre mienne. Matrice de mon être intime. Tu respire de ta propre boue.Mes membres gagnent. Dans ton ventre la force de la pierre.” e përkthehet në shqip si; “O toka ime, O toka e te pareve te mijë, Matrica e qenies sime te brendshme, Ti merr frymë nga balta jote. Gjymtyrët e mi fitojnë, ne barkun tënd forcën e gurit”.

Autorët, që në fillim të kapitullit shkruajnë për fillet e shthurjes se ish-Jugosllavisë duke i përmendur luftërat qe kishin fillua, ikjen e popullatës civile nga vatrat e luftës dhe shtimin e refugjatëve në Zvicër dhe, po aty flasin për gjendjen e rendë të popullatës shqiptare në Kosovë. Me një përfundim mjaftë interesant si formë konstatimi se: Politika paqësore e Rugovës, dita-ditës po e humb përkrahjen në popull, përball dhunës së ushtruar nga Serbia në njërën anë dhe në anën tjetër aktivizimi i UCK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) dhe daljes së saj publike, si dhe masakrimi i familjes Jashari, dhe vazhdojnë; krahina arrin në piken e kotësisë se pakthyeshme dhe, japin alarmin për një katastrofe të mundshme, të njëjtë apo edhe më të përgjakshme se sa ne Bosnje dhe Kroaci.

Po aty, shkruan edhe për fillimin e luftës në Kosovë, për ardhjen e refugjateve të luftës si dhe politiken jo të drejtë dhe johumane zvicerane ndaj tyre, duke dhënë shembuj të shumtë për rrezikun që u kanoset këtyre njerëzve po të ktheheshin në Kosovë do t’i gjente fati i njëjtë sikur i shumë civileve të tjerë të masakruar apo do të zhdukeshin ose burgoseshin e, që do t’i veçoja dy raste fatkeqe, siç janë: rasti i parë ka te bejë me rastin e familjes Nazif Syla nga fshati Oshlan, të cilët janë keqtrajtuar e tërë familja dhe në fund policët serb ua marrin djalin e tyre Hasan Syla dhe sot e asaj dite me nuk dihet fati i këtij te riu dhe, rasti i dyte ka te beje me Januz Salihi, shkruesin e këtyre rreshtave, i cili pati një fat(keqësi) pak me te mirë se rasti i mëparshëm me që është ende në jetë përkundër pasojave të shkaktuara si rezultat i politikes jo të drejtë të shtetit zviceran, ndaj azilkërkueseve dhe natyrisht nga torturat e shkaktuara nga pushteti serb dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptar, gjë për të cilën nuk do të doja as te sjelli ne mendje por, këtu është në pyetje një shembull i dhënë nga bashkautorët e librit dhe ndjej obligim për të sjellë shembullin dhe, ku thotë kështu; “… arrêté à Genève vers 6 heurs du matin, le 25 novembre 1986. Il est menotté, emmené à Zurich et accompagné par deux policiers dans l’avion qui atterrit à Belgrade. La, …. . ” Ils se sont mis à me frapper, à me donner des coups pied, de poing, avec une matraque électrique. Il m’ont mis des fils électrique sur le corps: Cela a duré tout le jour et toute la nuit, sans arrêt”. … à Gjilan, il y est frappé et battu pendant un mois. …” (“… , i ndaluar ne Gjeneve rreth orës 6 te mëngjesit, me 25 nëntor 1986. Ai është prangosur, dërguar ne Cyrih dhe i shoqëruar nga dy polic në aeroplan, i cili ka aterruar ne Beograd. Aty, … , ata  (UDB-ashët) filluan të më godasin  nga te gjitha anët, duke me goditur me shqelma, grushte, me një shkop elektrik. Me kane vënë telat e rrymës në çdo pjesë te trupit: Kjo ka vazhduar tërë ditën dhe tërë natën, pa ndërprer …, në Gjilan, kane vazhduar te me godasin dhe rrahin për një muaj rresht, …) .  Kam veçuar këto dy raste, jo për te trazuar ndjeshmërinë e juaj lexues te nderuar por ne njërën anë, edhe nga shkaku se janë më lehtë të kapshme dhe në anën tjetër për te treguar se miku ynë na njeh mire, ne, shqiptaret dhe ka bashkëpunuar një kohë shumë të gjatë dhe vazhdon të na qëndron pranë edhe më tutje.

Kapitulli i peste fillon me një copëz shkrimi të Ismail Kadare dhe në vijim konstaton se politika paqësore e Rugovës po e humb kuptimin ne popull karshi dhunës së padurueshme të Beogradit, ku ndër të tjera citohet Milos Vasic, gazeta Vreme, ” le pouvoir agit au Kosovo comme un rhinocéros en plein élan qui fonce devant lui les yeux fermés. En ne s’appuyant que sur la brutalité, il espère que les Albanais finiront par être suffisamment effrrayés pour tout accepter”. ( përkthimi ne shqip; “Në Kosovë, qeveria ( e Beogradit) po vepron si një rinoceront (bri-hundësh) me tërë fuqinë e cila shkon përpara sy mbyllur). Duke u mbështetur vetëm ne brutalitet dhe, ajo shpreson se shqiptarët do të jenë të frikësuar mjaftueshëm për te pranuar gjithçka”. Ndodh e kundërta, lufta pëlcet dhe s’ka më kthim mbrapa. Këtë gjendje më shpejt e kuptojnë amerikanet se sa evropianet dhe, të parët, nguten të venë kontaktet e para me Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës, sipas autorëve te librit por, unë personalisht kame një arsye tjetër që të besoj se të parët që kontaktuan Ushtrinë e Kosovës janë evropianët përmes lidhjeve të tyre.

Po aty, bashkautorët, japin detaje të shumta mbi zhvillimin e luftës, organizimin dhe format tjera të veprimit, mbledhjen e ndihmave financiare, rekrutimin e vullnetareve si dhe për sigurimin e armatimit për luftën ne Kosovë. Pra, shqiptarët u gëzuan për Ushtrinë e tyre dhe ” Në emër të rigjetjes së nderit, gjithnjë e më shume te rinj kosovarë të ikur nga vendlindja mbanin kapela të stilit ushtarak”.

Një vend të rëndësishëm në këtë kapitull, autorët e librit i kushtojnë veprimeve barbare të pushtetit serb mbi popullatën civile, për masakrën e Reçakut, për shefin e misionit te OSCE-s, William Walker, i cili e denoncoi barbarinë serbe mbi popullatën civile dhe, qe nga atëherë e mbajmë si mik të shqiptarëve, për bisedimet ne Rambouillet dhe intervenimin e NATO-s mbi caqet ushtarake e paramilitare serbe dhe me kujtohet mire qe miku ynë Ueli edhe pse është kundër dhunës në ato momente ishte pozicionuar për intervenim te NATO-s, gjë për të cilën edhe ka pasur disa reagime nga disa miq te tij zviceran që ishin kundër dhunës gjithsesi. Ueli u pozicionua për intervenim te NATO-s vetëm me arsyetimin “l’ampleur du drame …” (e përmasave të dramës …)

Gjithashtu vëmendje të veçantë i kushtohet edhe vuajtjeve te përgjithshme te popullatës civile të mbetur ne Kosovë edhe gjate bombardimeve dhe si përforcim te të dhënave te tyre, ata kanë dhënë edhe një deklaratë te Pierre Sanné nga Organizata Amnesty International, i cili thotë; “Pas un n’evoque les souffrences des Kosovars”. … ,. ne shqip; “Asnjeri i vetëm nuk flet për vuajtjet e kosovarëve”. … ,. Me tutje, nder te tjera, vazhdojnë autoret te paraqesin- demaskojnë verbërinë shoviniste të pushtetit në Beograd dhe helmimin e një pjese të madhe të qytetarëve serbë me shovinizëm. Dhe pas një sërë bombardimesh një pjesë e popullsisë serbe fillon te reagoj kundër luftës por një gjë e tillë shpejt ngufatet nga regjimi i Millosheviqit, një konstatim te tille bashkautorët e mbështesin edhe në një formulim te Sonja Biserko, kryetare e Komitetit te Helsinkit për te drejtat e njeriut ne Serbi: “Duket se Millosheviq arriti t’u ndrydhe atyre çdo ndjenjë përgjegjësie dhe çdo konfrontimi me realitetin”.

Te jemi të sinqertë se, ky libër nuk e përthekon as për se afërmi punen e madhe qe ka bere miku ynë ne raport me gjykimet e, sidomos betejën e tij të pakompromis kundrejt paragjykimeve ndaj shqiptarëve nga një pjese e politikes zvicerane, bile dhe në një kohë kur nuk ishte edhe aq lehtë të qëndroje vertikalisht.

Sot, nga perspektiva e kohës ndoshta edhe mund t’i shohim disa gjera pak me ndryshe por ishin momente furtune qe nuk leshin hapësirë për t’i trajtuar ndryshe dhe ne mënyrë me komode sepse ishim të mbërthyer nga ngjarjet e stuhishme e tmerruese të luftës së përgjakshme dhe krimeve te bëra nga pushtuesi. Dhe, si do qe te jete e, është thënë ne këtë libër, është e pasuruar me vlera interesante për tu lexuar e rilexuar bile, edhe për tu përkthyer ne gjuhen shqipe me qellim qe sa me shume shqiptarë te vihen ne dijeni edhe për punën e bërë nga miqtë tanë dhe, për peripecitë e familjarëve të tyre ne mërgim si dhe të atyre që kanë hequr të zitë e ullirit gjatë kohës së luftës.

Unë, dhe shumë shqiptarë, te cilët kemi pritur një shkëlqim shprese në të ardhmen tonë të pasluftës, ne që kemi njohur mikun tone Ueli, do te ishim kureshtarë të dëgjonim nga ana e tij edhe një rrëfim për zhvillimet e pasluftës në Kosovë dhe të dimë mendimin e tij se a është në anën tonë, të atyre që jemi të pakënaqur me zhvillimet e pasluftës apo në anën e atyre që e kanë bërë (kapur) pushtetin që nga paslufta dhe, ndoshta një mendim, cili do qoftë ai, do të ishte një shtojcë e këtij libri apo e një libri te ri. Dhe unë do ta quaja si vazhdim i nje “aventure” te bukur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here