Superliga zvicerane – Shënon Kasami

0
261
Taulant-Xhaka

Taulant Xhaka është zverdhur në ndeshjen derbi të javës së trembëdhjetë të superligës zvicerane. Mesfushori i Baselit ishte në fushë tërë ndeshjen në udhëtim ndaj skuadrës së Zurich. Bashkë me Taulantin, tek Basel u paraqit edhe Albian Ajeti. Sulmuesi i kampionëve në fuqi qëndroi në fushë për 89 minuta, duke mos ia dal të shënoj, siç kishte bërë në dy ndeshjet paraprake të këtij kampionati.

Tek Zurich, as Mirlind Kryeziu e as Izer Aliu nuk ishin të ftuar për ndeshje.

Barazimin ndërmjet Zurichut dhe Baselit më së miri e shfrytëzuan nënkampionët akutal, Young Boys.

Skuadra nga Berni fitoi bindshëm ndaj Sionit me rezultat 5-1. Tek mysafirët u paraqitën dy shqiptarë. Ermir Lenjani luajti për 90 minuta, po aq kohë sa kaloi në fushë edhe Pajtim Kasami. Ky shënoi një gol të bukur në minutën e 36të.

Gjelbrim Taipi u inkuadrua në dymbëdhjetë minutat e fundit në fitoren e St. Gallen ndaj Grasshopper. Tek mysafirët Arijan Qollaku ishte në fushë për 90 minuta, Nedim Bajrami u largua nga ndeshja dy minuta para fundit, Albion Avdijaj u inkuadrua në minutën e 72të, ndërkohë Mërgim Brahimi nuk gjeti minutazhë edhe pse ishte në bankën rezervë.

Në humbjen e Luzernit nga Lugano, Hekuran Kryeziu qëndroi në fushë 46 minuta, ndërkohë Shkëlqim Demhasaj luajti deri në fund të ndeshjes, pa shënuar për të dytën ndeshje radhazi këtë sezon.

As për Laussane nuk ishte një javë e mbarë. Skuadra e Benjamin Kokollit u mposht nga Thun me rezultat 1-3. Mbrojtësi kosovar nuk ishte i përfshirë në ndeshje, derisa Mersim Asllani luajti për 60 minuta.


Rezultatet e javës së 13të të Superligës zvicerane

Lausanne – Thun 1:3
Zurich – Basel 0:0
Lugano – Luzern 1:0
St. Gallen – Grasshopper 3:1
Young Boys – Sion 3:1


Renditja pas javës së 13të

1. Young Boys    29
2. Basel 22
3. Zürich 21
4. St. Gallen 21
5. Grasshopper 17
6. Lausanne 16
7. Thun 14
8. Sion 13
9. Lugano 12
10. Luzern 11

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here