Superliga zvicerane – Derbi mbyllet baras

0
224
kasami

Derbi i xhiros së katërmbëdhjetë të Superligës zvicerane në futboll u mbyll me rezultat baras, 1-1. Baseli pa Taulant Xhakën e suspenduar kaloi në epërsi ndaj Young Boys, të cilët falë këtij barazimi ruajnë epërsinë prej shtatë pikëve në krye të renditjes. Për Baselin për 85 minuta në fushë qëndroi Albian Ajeti.

Me rezultat të ngjashëm përfunduan edhe dy ndeshje nga kjo xhiro. Pajtim Kasami gjeti portën përsëri duke shënuar golin e vetëm për Sionin në duelin që përfundoi baras me Zurichun. Për Sionin u paraqit edhe Ermir Lenjani i cili qëndroi në fushë përgjatë tërë ndeshjes, derisa në bankën rezerve ishte i ftuar Burim Kukeli.

Shkëlqim Demhasaj iu kthye golave duke shënuar në fitoren e thellë të Luzernit, 3-0 ndaj St. Gallen. Për fituesit u paraqit edhe Hekuran Kryeziu i cili u inkuadrua në minutën e pesëmbëdhjetë të ndeshjes.

Ndërsa, kontributi i bashkëkombësve ishte i pranishëm edhe në fitoren e Grasshoppersit ndaj Laussane. Nedim Bajrami pati një asistim, derisa Albion Avdijaj u inkuadrua në minutat shtesë të ndeshjes. Për Arijan Qollakun nuk pati minutazhë. Tek mysafirët, Benjamin Kololli ishte në lojë nga minuta e 65të, derisa Andi Zeqiri qëndroi në bankën rezervë.

Superliga zvicerane vazhdon me datë 18 nëntor.

Rezultatet e javës së 14të të Superligës zvicerane

  • Grasshopper – Lausanne 2-0
  • Sion – Zurich 1-1
  • Basel – Young Boys 1-1
  • Luzern – St. Gallen 3-0
  • Thun – Lugano 1-1

 

Renditja pas javës së 14të

  1. Young Boys         30
  2. Basel                     23
  3. Zurich                    22
  4. St. Gallen             22
  5. Grasshopper      20
  6. Lausanne             16
  7. Thun                      15
  8. Sion                       14
  9. Luzern                  14
  10. Lugano                 13

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here