Lajmet e fundit
sqde
Home / Aktualitete / Duhanpirja dëmton cilësinë e jetës dhe shkakton vdekjen e parakohshme

Duhanpirja dëmton cilësinë e jetës dhe shkakton vdekjen e parakohshme

Pirja e duhanit shkakton shumë sëmundje dhe përkeqëson cilësinë e jetës. Njerëzit që pijnë duhan kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet kronike jo ngjitëse, si kanceri i mushkërive ose problemet kardiovaskulare.

Kush pi duhan vdes më herët

Pirja e duhanit personave të prekur ua merr mesatarisht 14 vjet të jetës së tyre. Gjysma e duhanpirësve të përditshëm vdesin herët. Përsëri, gjysma e tyre vdesin para se të arrijnë moshën 70-vjeçare. Përveç mungesës së stërvitjes dhe dietës së sëmurë, pirja e duhanit është faktori më i madh i rrezikut për sëmundjet kronike, jo të transmetueshme dhe vdekjen e parakohshme.

Pirja e duhanit vjedh cilësinë e jetës

Pasojat e mëtejshme të pirjes së duhanit janë një gjendje e varfër fizike, një hendikep fizik si pasojë e një infarkti ose goditjeje, si dhe një lëvizshmëri e kufizuar për shkak të ankesave në frymëmarrje. Kufizimet fizike mund të çojnë në një paaftësi profesionale. Pirja e duhanit gjithashtu rrit rrezikun e demencës dhe Alzheimer (si pasojë: harresa, mbamendja, kujtesa).

 

Pirja e duhanit shkakton shumë sëmundje

Pirja e duhanit dëmton pothuajse çdo organ në trup. Veçanërisht të prekur janë rrugët e frymëmarrjes dhe sistemi kardiovaskular.

Pirja e duhanit është përgjegjës për:

  • deri në 90 për qind të të gjithë kancereve të mushkërive
  • shumë lloje të tjera të kancerit
  • zhvillimi i sëmundjeve kronike pulmonare që pengojnë frymëmarrjen (obstruksioni kronik)
  • dëmtimi i syve, aparatit të mbajtjes së dhëmbëve, çrregullimeve tretëse, skeletit, organeve seksuale
  • strilitetit
  • Pirja e duhanit gjithashtu e vjetron lëkurës dhe e rrudhosur atë para kohe.

Pirja e duhanit dëmton fëmijën e palindur

Pirja e duhanit në shtatzëni dëmton fëmijën e palindur. Nga konsumimi i duhanit, por edhe nga duhanpirja pasive, rritja e të palindurit është e dëmtuar dhe rreziku i lindjes së parakohshme rritet. Fëmijët e duhanpirësve lindin me një peshë më të ulët të lindjes dhe janë më të ndjeshëm ndaj defekteve të lindjes dhe sëmundjeve të fëmijërisë. Përveç kësaj, këta fëmijë kanë një shkallë më të lartë të vdekshmërisë. Rreziku i lindjes së parakohshme rritet me 40 për qind për duhanpirësit. Lindjet e parakohshme janë shkaku kryesor i vdekshmërisë së fëmijëve në vendet e industrializuara.

Për informata shtesë mund të vizitoni edhe vegët vijuese:

  • Vdekjet e lidhura me duhanin në Zvicër SFSO
  • Fleta informative WHO: Duhani (vetëm në anglisht)
  • Legjislacioni mbi duhanin

Për më shumë rreth fushatës për jetë të lirë nga duhanpirja mund të mësoni nga broshura e bashkangjitur në PDF në gjuhën shqipe të Entit Federal për Shëndetësi të Zvicrës, të cilën mund ta shkarkoni nga vega vijuese: www.migesplus.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Poezi: Nuk i dua stinët

Jo, nuk i dua stinët. Padhembshurisht e fshikullojnë jetën Trajektores së kohës së njerëzimit Nuk ...