LINJA STOP DUHANIT!

0
1258

Krahas ca institucioneve në Zvicër, të cilat e luftojnë duhanin, është edhe një këshillimore, e cila shërbimet e veta nga viti 2008 i ofron krejtësisht falas. Ky shërbim quhet LINJA STOP DUHANIT! ngase shërbimet i ofron vetëm përmes telefonit.
Për ta bërë më mirë të njohur këtë shërbim, për lexuesit zhvilluam një bisedë të shkurtër me këshilltarin që përmes kësaj linje i ofron këshillat për të gjithë duhanpirësit shqipfolës duan të ndahen nga duhani, por nuk dijnë si.

Kemlaj Shaqiri
Kemajl Shaqiri

Në fillim të bisedës, këshilltari për duhanxhinjtë shqipfolës thotë: Unë jam Kemajl Shaqiri. Në Zvicër jetoj nga viti 1991. Vi nga rrethi Gjilanit. Në atdhe kam studjuar në fushën e pedagogjisë, por ashtu si shumë shqiptarëve, edhe mua më është dashur ta braktisë atdheun dhe të vendosëm këtu, në Zvicër. Pas ardhjes sime këtu, jam angazhuar nëpër aktivitete të ndryshme në lëminë sociale dhe të integrimit, fillimisht në qytetin e Baselit e më pas në kantonin e Zürichut ku edhe aktualisht jetoj dhe veproj si pedagog social për të rinjët dhe familjet, pranë organizatës AOZ. Punën time shumëvjeçare si pedagog social e rrumbullaksova me përfundimin e shkallës së masterit ne shkollën e lartë të Zürichut për shkencat e aplikuara (ZHAW) në lëminë e edukimit të fëmijve dhe të rinjëve, në vitin 2015.

Krahas punës me të rinjët si pedagog social kam patur rastin të bashkëpunojë edhe në disa projekte të karakterit shëndetësor, ku nga këto pastaj fillova të interesohem më tepër për mënyrat parandaluese të duhanpirjës tek të rinjët, nga ku edhe zë fill puna ime si këshilltar për lëniën e duhanit.

“LINJA STOP DUHANIT!” Çfarë është kjo?

“LINJA STOP DUHANIT!” ka startuar në vitin 2008 si projekt testues. Kjo njëkëshillimore ku iu ipen këshilla përmes telefonit të gjithë atyre që duan ta lënë duhanin. “LINJA STOP DUHANIT!” drejtohet nga Liga Zvicërane e Kancerit në bashkëpunim me Bashkësinë Punuese për Parandalimin e Duhanit, ndërsa bashkëfinancohet nga Fondi për Parandalimin e Duhanit.
Me që në gjuhët e vendit, gjuhën gjermane, frenge dhe italiane Liga Zvicërane e Kancerit, e cila prej kohësh kishte filluar të orfronte këshillime përmes telefonit, lindi ideja që të provohet dhe ofrohet diçka të tillë edhe për duhanxhinjtë që flasin në gjuhë tjera, mes të cilave edhe në gjuhën shqipe. Paraprakisht jemi aftësuar për punën që duhej ta bënim në kuadër të kësaj linje, pastaj kemi filluar t’i ofrojmë shërbimet tona.

Ju lutem pak më konkretisht për shërbimet që ju i ofroni, si mund t’u arrij njeriu juve?

“LINJA STOP DUHANIT!” ofron informata dhe biseda të hollësishme konsultative. Këshillimi orientohet në bazë të nevojave individuale të secilit duhanpirës që paraqitet.

Për këshillime ne gjuhën shqipe, të gjithë ata që duan t’i thonë lamtumirë duhanit, duhet të thërrasin në numrin 0848 183 183, dhe ta lënë emrin dhe numrin e tyre të telefonit në sekretarinë telefonike. Pas thirrjes dhe lëniës së emrit dhe numrit të telefonit, personi do të thirret sa më shpejtë që eshtë e mundur nga një specialist i linjës “STOP DUHANIT!”. Thirrja ju kushton 8 rap për minut në telefoninë fikse, kurse përmes celularit, kuptohet, më shumë. Thirrja që do të bëhët për ju nga “LINJA STOP DUHANIT!”, si dhe thirrjet tjera të mundshme që pasojnë, janë falas.

Për të interesuarit ekziston edhe faqja në internet www.rauchstopplinie.ch. Aty gjenden të gjitha informatat edhe në gjuhën shqipe përfshirë edhe numrin e telefonit dhe mënyrën se si funksonon kjo linjë.
Në bisedë me duhanpirësin me kujdes analizohen shprehitë e tymosjes dhe në marrëveshje me të do të caktohet një datë për ndërprerjen e tymosjes. Gjithashtu duhanpirësit do ta kenë mundësinë që përmes këtyre këshllimeve të mësojnë se si t’u shmangën situatave të ndieshme në të cilat ekziston rreziku i tymosjes së sërishme. Pra, me një fjalë, nga këshilltari në “LINJa STOP DUHANIT!” duhanxhiu do të informohet për metodat më efikase për ndërprerjen e duhanit, me theks të veçantë për vështirsitë që e shoqërojnë një duhanpirës para dhe pas lënies së duhanit dhe mënyrat se si është e mundur të shmangën, apo të zbutën këto vështirësi.

Gjatë punës sonë ka pasur kërkesa nga telefonues për këshillime përmes takimeve të drejtpërdrejta, por ne i kemi mbetur besnik konceptit të Këshillimorës: Këshillime vetëm përmes telefonit.

Sa shfrytëzohen shërbimet tuaja prej duhanpirësve, keni thirrje të shpeshta?

Unë personalisht kam pritur më shumë, por kjo nuk ka ndodhur edhe pse numri i telefonit është i publikuar në secilën pako të cigareve. Kjo nuk do të thotë se nuk është shfrytëzuar, por, mbështetur në fushatat dhe informimet që bëhën here pas here, është shfrytëzuar pak. Unë dëshiroj që sa më shumë njerëz ta lënë duhanin dhe unë i gëzohem lënies së duhanit nga secili. Nëse shohim në statistikat e vitit 2016, prej pjesëtarëve të komunitetit shqiptar nga të gjitha trevat tona ka pasur 11 persona që janë paraqitur për të marrë këshilla dhe janë zhvilluar me ta gjithsejt 25 biseda këshilluese. Qyshkur ka filluar të funksionoj kjo linjë është shënuar numër i ndryshëm thirrjesh, por nëse e shohim mesataren, na dalin 10 thirrje në vit.
Në përgjithësi vërehet një rritje e interesimit për tu informuar dhe kjo tregon se edhe tek popullata jonë ka filluar të rritet ndërgjegjësimi kur është fjala për pasojat dhe rreziqet që paraqet duhani si një ndër shkaktarët kryesor të kancerit dhe vdekjeve.

Me cilat institucione bashkëpunon “LINJA STOP DUHANIT!”?

Ne bashkëpunojmë me spitalet në St. Gallen, Chur, Inselspital në Bern, klinikën në Barmelweid, klinikën rehabilituese Heiligenschwendi, spitalin në Muri etj. Ky bashkëpunim është arritur me kohë ngase edhe spitalet janë të interesuara që sa më shumë njerëz ta ndërpresin tymosjen e duhanit. Ka pasur raste kur mjekët i kanë dërguar pacientët te ne, ndërkaq ne pas daljes së tyre prej spitalit e kemi marrë përsipër këshillimin e tyre. Ne presim që në të ardhmën lista e bashkëpunimit të zgjërohet edhe jashtë institucioneve shëndetsore, ngase duhani nuk pyet e as nuk zgjedh. Ai për çdo ditë vret.

Cilat janë sukseset dhe mënyrat?

Në bazë të disa statistikave vetëm 3% të duhanpirësve ia dalin vetë, pa ndihmën e askujt ta lënë cigarën. Ndërkaq, është vërtetuar se shfrytëzimi i ndihmës profesionale përmes këshillimeve në “LINJËN STOPDUHANIT!”, apo edhe pjesëmarrja në kurset egzistuese mes të cilave edhe në kurset e ligjëratat e projektit „Jeto pa tym!“ ka bërë që të rriten mundësitë deri në 30% për t’u larguar përfundimisht nga duhanprija.
Vendimi për të hequr dorë nga cigarja është një vendim jo i lehtë dhe tepër sfidues. Në radhë të parë kërkohet një vullnet tepër i fortë e krahas kësaj lipsen edhe njohuri specifike mbi metodat efikase që ndihmojnë për ta ndërprerë tymosjen.
Procesi i lëniës së duhanit është i ndieshëm dhe si i tillë kërkon që para se duhanpirësi ta caktojë datën e ndëprerjës dhe shfrytëzimin e kujdesit profesional nga “LINJA STOP DUHANIT!” ta bëjë një përgaditje të mirë psiqike. Në kuadër të këtij procesi këshilltari nga “LINJA STOP DUHANIT!” bën përzgjedhjën e këshillave të nevojshme, të cilat duhet t’i përshtatën insividit, sepse duhet pasur parasyshë edhe faktin tjetër se te të gjithë njerëzit nuk ndikojnë njësoj të njëjtat këshilla e metoda ngase secili njeri në kuptimin individual është ndryshe nga tjetri dhe i ka veçoritë e veta përfshirë edhe aspektin social, psikologjik, ngarkesat emocionale, pastaj shkallën e varshmërisë, resurset tjera, etj. etj.

Gjatë procesit të këshillimit, ne fillimisht pëmes pyetjeve specifike kërkojmë informacione të rëndësishme nga personi që na kontakton si psh: Kur e ndezë cigaren e parë, sa kohë pas zgjimit nga gjumi, e tymos me apo pa kafe, sa cigare apo pako i konsumon brenda ditës, tymos në ambientet e brendshme apo jashtë, a tymos gjate natës, a tymos në makinë etj., pastaj, nëse ka provuar ndonjëherë për ta ndërprerë, nëse po, si ka funksionuar, çfarë strategjie ka përdorur, sa kohë ka që e ka lënë, ka pasur sukses apo nuk ka pasur sukses me të parën, nëse nuk ka funksionuar, cila ka qenë arsyeja, vështirësitë pas abstinences etj. Në kuadër të kësaj ne përpiqemi të marim gjithashtu informacione shtesë nga personi përfshirë edhe gjendjen sociale, sepse shumica prej tyre kanë edhe probleme sociale të cilat interferojnë në mënyrë indirekte në procesin e këshillimit. Në shumicën e rasteve personat fillojnë të gjejnë arsyetime të ndryshme në fazat kritike të përballjes gjatë këttij procesi, prandaj shpeshherë krijojnë veshtirësi edhe pse sipas mendimit tim shumica e vështirësive që paraqiten janë vetëm mite, si: „cigarja më bënë të ndiehem më i relaksuar“, „i iki më lehtë stresit“, “nuk mund ta filloj ditën pa cigare”, “kam dhimbje koke”, “më ndihmon të koncentrohem” etj. Janë këto mite të krijuara nga vetë njeriu sa për t’u arsyetuar, por që në fakt nuk është gjë tjetër pos tregues i varshmërisë nga nikotina, e cila nuk është e pamundur të mos luftohet dhe fitohet.

Porosia e juaj për duhanpirësit?

Një gjë është e qartë! Mjekësia ende nuk e ka, fatkeqësisht, një medikament, me ndihmën e të cilit menjëherë mund të lihet duhani, edhe pse ka pritje të tilla. Nganjëherë mendohet se ekziston ndonjë medikament, të cilin posa ta marr njeriu do të funksionojë dhe të nesërmën duhanxhiu do të gdhihet joduhanxhi. Janë disa preparate ndihmëse, apo produkte zëvendësuese të nikotinës, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në zbutjën e varshmërisë nga nikotina që merret përmes cigares dhe që është më pak e dëmshme, por as ato nuk kanë ndikim të menjëhershëm.
Secili duhanxhi, sot, në shekullin 21, duhet t’i thotë vetvetës: larg duhanit, sepse ai vret në menyrë të ngadalshme dhe tinzare. Sa më herët që të kuptohen pasojat dhe dëmët që sjell duhanpirja, aq më lehtë do të jetë të marret vendimi për t’u larguar përfundimisht nga duhani. Një ditë pa duhan, një ditë pa tym është shërbimi më i mirë që njeriu mund t’ia bëjë shëndetit të vetë. Nga dita e parë pa tym fillon përmirësimi i cilësisë së jetës. Të gjitha hulumtimet shkencore tregojnë se që nga dita e parë pa tym fillon të përmirësohet frymëmarrja, qarkullimi i gjakut, zvogëlohet rreziku i sulmit në zemër e në tru, përmirësohet furnizimi me oksigjen, zbutet kollitja dhe fillon përmirësimi i shëndetit në përgjithësi. Një ditë pa tym duhani do të thotë mbi 7000 substanca helmuese që merren përmes cigares dhe që nuk lënë organ në trupin e njeriut pa dëmtuar, më pak në organizëm.
Një ditë pa tym do të thotë edhe më shumë të holla në xhep, sepse duhani është i kushtueshëm.
Duhanxhiu është edhe shembull i keq për fëmijët e tij në radhë të parë dhe për të rinjtë në përgjithësi si dhe per rrethin ku jeton.
Prandaj shfrytzojeni „LINJËN STOP DUHANIT!“ dhe vizitoni kurset që organizohen për lënien e duhanit dhe që janë krejtësisht pa pagesë!
Pas lënies së duhanit, cigarja e parë e ndezur iu kthen sërish në pikën zero, prandaj mos u mashtroni asnjëherë, mos lejoni që të ndezet cigarja e parë në asnjë mënyrë!
Fillojeni një jetë të re,
Jetoni pa tym!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here