Solidariteti si vlerë njerëzore dhe shoqërore

0
673

Më 28 prill 2018: Manifestim humanitar në Cyrih për nevojtarët e Vitisë

Shumë organizata humanitare e bamirëse nga Zvicra dhe vendet tjera të zhvilluara ndihmojnë për zbutjen e varfërisë dhe gjendjes së pavolitshme sociale e infrastrukturore në Kosovë e vendet tjera amë të shqiptarëve. Ne shqiptarët e Zvicrës, jetojmë, punojmë e veprojmë në një vend të zhvilluar dhe me mirëqenie të lartë njerëzore e shoqërore. Solidariteti, humanizmi dhe përkujdesja për njerëzit në gjendje të rëndë dhe me nevoja të veçanta janë vlera e norma të jetuara përditë në Zvicër, si në rrafshin institucional ashtu edhe në atë jashtë institucional.

Nisur nga fakti i situatës  së rëndë ekonomike e sociale në shtetet dhe viset amë ku jetojnë bashkatdhetarët tanë, ne e kemi parë si detyrë të pashmangshme që të solidarizohemi dhe të mbështesim me aq sa mundemi bashkatdhetarët tanë nevojtarë, të pastrehe e të pambështetje të mjaftueshme institucionale, shoqërore apo edhe familjare.

Synimi ynë është që pra këtij manifestimi për nevojtarët e Komunës së Vitisë, organizimet e tilla ti bëjmë tradicionale duke përzgjedhur komuna tjera nga gjithë hapësirat shqiptare të vendeve të prejardhjes.

Komuna e përzgjedhur

Kësaj radhe kemi zgjedhur komunën e Vitisë. Komuna e Vitisë ka rreth 50’000 banorë rezidentë dhe një diasporë po aq të madhe, prinë sa i përket migrimit  në raport me komunat tona tjera. Nga mbi 50’000 mërgimtar nga Komuna e Vitisë nëpër vendet e ndryshe të BE-së, 16’000 nga jetojnë në regjionin e Gjenevës dhe me mijëra tjerë në regjionet tjera të Zvicrës. Për ketë arsye partneri ynë kryesor është shoqata Vitia e Gjenevës dhe vet kryebashkiaku i Vitisë.

Përmes aktiviteteve të ndryshme, do të mundohem që të grumbullojmë sa më shumë të hyra, të cilat na mundësojnë t’i ndihmojmë njerëzve në nevojë që të kenë një çati mbi kokë në komunën e Vitisë, në Kosovë. Burimet e të ardhurave do të ndahen si më poshtë.

Organizatorët, qëllimet dhe programi

Sindikalistët shqiptar të Zvicrës, në bashkëpunim  me shoqata tjera, si:  Qendra profesionale prointegra.ch; Kompania Jamatu AG i.G – platformë online; Shoqata Vitia  Gjenevë;  Portali albswiss.com & Alb’swiss TV; Shoqata Parandalo;  Shkolla shqiptare e vallëzimit Shota; Grupi i vallëzimit Rinia në Spreitenbach/ZH; Studio Aktrimi dhe Kori i grave Lyra, organizojnë një gala koncert humanitar.

Koncerti humanitar do të zhvillohet në mbrëmjen  e

datës  28 prillit 2018, në

Villa Miami, Glatthofstrasse 3, 8152 Glattbrugg/ZH

Manifestimi përbënë një program të pasur dhe të kombinuar  kulturor e artistik, e i cili përbëhet nga këngë popullore shqipe (shkodrane e korçare) të kënduara nga  zonja Gentijana Tafili dhe  zotëri Spiro Gegolli, pastaj nga Kori i grave Lyra, duke vijuar me valle shqiptare nga shoqatat e vallëzimit Shota dhe Rinia, si dhe me pjesë skenike nga Studio Aktrimi dhe eventualisht me artistë e këngëtarë tjerë vullnetmirë.

Do të prezantojnë edhe personalitete të njohura zvicerane

Në manifestim do të ftohen dhe do të prezantojnë edhe personalitete të njohura zvicerane e përfaqësues diplomatik të Kosovës e Shqipërisë si deh kryetari i Komunës së Vitisë. Manifestimi do të transmetohet drejtpërsëdrejti (live) nga platforma Jamatu dhe Alb’swiss TV edhe në FB si dhe shpresojmë live edhe në  RTK.

Hyrja në koncert do të ketë një çmim simbolik e modestë, i cili ka për qëllim të përmbush synimet e këtij organizimi, siç janë solidariteti dhe humanizmi. Çmimi më i volitshëm do të jetë ai i rezervimit dhe pagesës elektronike. Për fëmijët deri në moshën 12 vjeç hyrja do të jetë falas. Konsumimi i pijeve dhe ushqimit gjatë manifestimit është çështje individuale dhe mbulohen nga konsumuesi. Shitja para ngjarjes do të bëhet online përmes platformës Jamatu dhe në vetë manifestimin në hyrje të sallës.

Gjatë manifestimit  do të pranohen edhe telefonata deh SMS  nga donatorët/et e dhuruesit/et e mundshëm, edhe për  t’ iu lehtësuar që sa më në mënyrë transparente të evidentohen e regjistrohen e më pastaj sipas dëshirës së tyre edhe të publikohen të gjitha donacionet e dhurimet e njerëzve vullnetmirë e humanitar.  Kushdo që dëshiron të dhurojë mund ta bëjë këtë duke dërguar SMS ose duke telefonuar një numrin përkatës që do të jetë publik.

Sigurimi dhe garantimi i transparenca sipas praktikave zvicerane

Për të siguruar transparencën dhe për të mënjanuar keqkuptimet sa i përket mundësisë së  keqpërdorimit, ne do të sigurojmë dhe garantojmë transparencën edhe publike të mjeteve të grumbulluara dhe përdorimi i tyre ekskluziv për nevojtarët dhe qëllimet e deklaruara paraprakisht. Përzgjedhja e nevojtarëve do të bëhet nga një komision i  përbashkët i organizatorëve dhe drejtorisë përgjegjëse të Komunës së Vitisë. E gjithë kjo do të dokumentohet dhe kontrollohet sipas praktikave të funksionimit të shoqatave zvicerane. Të dhënat e detajuara mbi mjetet e grumbulluara nga ky manifestim si dhe përdorimi i tyre me të dhënat e personave të mbështetur e ndihmuar do të jetë e qasshme për të gjithë mbështetësit, kontribuuesit, dhuruesit, donatorët dhe të interesuarit tjerë.

Të gjitha të hyrat dhe të ardhurat nga ky  manifestim si dhe të gjitha dhurimet e mundshme, do të përdoren për të mbështetur bashkëvendësit nevojtarë të Komunës së Vitisë, duke hequr nga to vetëm shpenzimet simbolike teknike dhe infrastrukturore. Nga 100% e mjeteve të grumbulluara si nga biletat ashtu edhe nga dhurimet do të përdoren ekskluzivisht për nevojtarët, 80 % nga to për tu siguruar apo rregulluar atyre strehimin me  dinjitet, ndërsa 20% e tyre për personat me nevoja dhe ata të shtyrë në moshë dhe  pa mbështetje.

Për pyetje të mundshme sqaruese mund të drejtoheni tek organizatoret përgjegjës:

Xhafer Sejdiu:      +41 76 657 77 62
Osman Osmani:   +41 79 934 18 89

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here