Lajmet e fundit
sqde
Home / Aktualitete / SISTEMI NARCIST I VLERAVE DHE LIRIA

SISTEMI NARCIST I VLERAVE DHE LIRIA

Sipas Erich Fromit, narcizmi është orientim shoqëror i gabuar (i sëmurë). Sipas tij, ka disa forma te narcizmit: ai individual, ne grup, primar, sekondar, malinj, beninj, i dukshëm i padukshëm, pozitiv, negativ , si dhe format atipike. Narcizmi është sëmundje shoqërore qe prek te dy gjinitë njësoj, me pak dallim ne manifestimin klinik. Sipas psikoanalistes se njohur franceze Fransuaze Dolto, periudha prej vitit 1960 deri në vitin 1980 konsiderohet si periudhe e kthimit ne narcizëm.

Shemsije Elshani

Kjo vlerë bazohej ne krijimin e estetëve dhe profetëve te rrejshëm. E qarte, çdo shoqëri ne fillimin e saj ka kaluar neper këtë faze. Shoqëritë me civilizim me te avancuar e kane kaluar me herët dhe pa trauma te mëdha.

A e kemi kaluar ne narcizmin në Kosovë?

Them qe jo. Përkundrazi, mendoj qe jemi ne periudhën e lulëzimit te konstituimtit te sistemit narcist te vlerave, ku gjykimi narcist ndrydhe arsyen.

Ne këto rrethana, serish i rikthehemi pyetjeve esenciale mbi qenien. Nder to kryepyetja: ç‘është njeriu?

Kafshë politike e Aristotelit?

Kafshë premtuese e Nices apo kontradikte brenda ekzistencës njerëzore e Fromit?

Ndërkaq nëse njeriun do t `a merrnim të tille si është, respektivisht me vlerat që ai përfaqëson, atëherë a nuk është njeriu ynë rezultat i këtyre vlerave (antivlerave) që në vete promovojmë?!

Por nëse në teoritë mbi shtetin, ky i fundit konsiderohet si kryevlera e një bashkësie qe quhet Komb, atëherë si ka mundësi që në piramidën e kësaj vlere të vije kjo shtresë e injorantëve që sot janë katapultuar në krye te Republikës?

Fundja në këtë përballje me vetveten, a nuk jemi ne ata, që çdo dite promovojmë antivlera ose tolerojmë që para hundës t’na promovohen antivlera; qe promovojmë antiart e antiartistë, antikulturë, antishkrimtarë, antipoetë e antilibra; që çdo dite promovojmë antiregjisorë e antigazetarë, antiprofesorë, antishkencë e antishkenctarë, antiintelektualë e antiakademi?

Ka gjithmonë një kohe optimale për të reaguar dhe për të parandaluar të keqen, makabren dhe mizoren. Por nuk duam! Na pelqen të përkëdhelim egon, të bëhemi të famshëm me këta tituj të pamerituar, të rreme.

Dhe, kur ky model i njeriut të rreme, forcohet e njëkohësisht shumëzohet, e ne fillojmë të ndjejmë pasojat e tij ne shoqëri, tek atëherë kujtohemi të reagojmë e të bërtasim me zë, pa reflektuar për përgjegjësinë që kemi meqë, jemi vete ne ata që kemi krijuar këtë model, këtë shembull të njeriut të egër në shoqëri, këtë antinjëri.

Nga mitologjia dimë që Narcisin e dënuan zotat duke e mbytur në ujerat e liqenit, sepse nuk u zhvillua sa të dij të dashuroj Ekon, e cila vdiq nga marazi për te.

Është koha e fundit që njerëz të shëndoshe, me arsye të shëndoshe, të marrin timonin e jetës në Kosove për t`a drejtuar këtë shoqëri kah progresi, sa nuk është vone, sa zotat nuk na kane dënuar ende si Narcisin!

Nëse më tutje narcisët janë dominuesit dhe drejtuesit e kësaj shoqërie, pasojat do të jenë katastrofale. Le të shpresojmë te brezi i ri, ai që është i painfektuar u mor vesh!

Ndërsa unë në këtë luftë, sa të pabarabarte, aq të pandershme, e logjikshme do të ishte të tërhiqem, por jo… sërish hidhem në barrikada! Si dikur në moshën e rinise, meqë mbetem përjetësisht luftëtare e Lirisë.

Rroftë njeriu i lire dhe i pavarur!

Rroftë dashuria!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Poezi: Nuk i dua stinët

Jo, nuk i dua stinët. Padhembshurisht e fshikullojnë jetën Trajektores së kohës së njerëzimit Nuk ...