Shërbimet

Puna këshilluese dhe mbështetëse për dhe me migrantë si dhe përfshirja e resurseve të mundshme gjatë kësaj pune, punonjësit edhe profesionistë nga sektori social, arsimor dhe shëndetësor i venë përballë sfidave të panjohura. Me shërbimet dhe ofertën tonë për tema të ndryshme nga fusha e migracionit, ne duam të promovojmë një debat me punonjësit nga fusha e arsimit, shëndetësisë dhe ajo sociale dhe të kontribuojmë në zgjerimin e mëtejmë të shkathtësive të tyre specifike në punën me mërgimtarë.

Ne dëshirojmë që me punën tonë të mbështesim, këshillojmë dhe nëse është e nevojshme, edhe të ndërmjetësojmë për migrantët. Meqenëse ne kemi i kemi dhënë vetes këtë detyrë e mandat gjithëpërfshirës, shërbimet dhe oferta jonë për vet mërgimtarët është falas. Ndërsa në rast të nevojës për ndërmjetësimit me kërkesë të një institucioni të specializuar apo nga autoritetet zyrtare, ne duam të theksojmë se në raste të tilla ne bëjmë marrëveshje konkrete pune në bashkëveprim vetëm me institucionin përkatës.

Shërbimet tona:

– Puna familjare (përkrahja familjare soio-pedagogjike) Fuqizimi i prindërve
– Këshilla për migrantët dhe profesionistët
– Trajnime specifike për migracionin, edukim dhe trajnim të mëtejshëm
– Ndërhyrja në situatë krize dhe ndërmjetësim në konfliktet në kontekst ndërkulturor
– Përkthime dhe ndërmjetësime ndërkulturore
– Shkëmbime kulturore dhe udhëtime studimore, arsim dhe trajnim
– projekte bashkëpunimi e zhvillimi Zvicrës – vendeve të origjinës
– Angazhimi politik