Shërbimet publike – Mjeti më i mirë integrues

0
277
Dore Herim. (Yoshiko Kusano)

Nga Dore Heim, sekretare qendrore në Sindikatat e Bashkuara të Zvicrës (SGB/USS)

Shërbimet publike (Service public) nuk bënë dallime mes të riut dhe plakut, grave dhe burrave, apo vendaseve dhe ardhacakëve. Uji i pastër i pijes, largimi i shpejtë i mbeturinave dhe furnizimi elektrik nuk janë më të mirë për ata, që fitojnë më shumë apo që posedojnë pasaportë zvicerane. Bileta e trenti për në Bernë është njësoj shtrenjtë për të gjithë, në të vërtetë e shtrenjtë. Qasje në shkollimin publik kanë të gjithë dhe edhe sigurimi elementar shëndetësor ndryshon në bazë të vendbanimit, por jo shkaku i dallimeve në kombësi. Përkujdesja e mirë mjekësore në spital, është e rëndësishme në masë të njëjtë për të gjithë.

Parë kështu, shërbimi i mirë dhe i gjerë publik është mjeti më i mirë integrues. Cilësia e mirë e shkollimit, edhe atij profesional, infrastrukturat dhe rrjeti i sigurimeve tona shoqërore janë themelet nismëtare për një përditshmëri bashkëjetuese në Zvicër. Falë shërbimeve publike ne nuk kemi hendeqe të mëdha sociale si fjala bien në SHBA, ku shërbimet publikë posedohen vetëm tejet të kufizuara. Nëse reduktohen shërbimet publike, atëherë të prekur janë njerëzit me të ardhura më të vogla, ndryshe dhe më keqas se ata me të ardhura më të mira. Pasi edhe tek ne kemi shembuj të panumërt, ku shërbimet publikë dëmtohen në favor të ofertave private: mësimi muzikor në shkolla i nënshtrohet diktatit kursimtar dhe zhvillohet më tej si ofertë private, për të cilën njerëzit duhet të paguajnë. Përkujdesja themelore në spital, në disa vendbanime është e kufizuar, për të mos folur për përkujdesjes psikiatrike, e cila dështon shkaku i mungesës së të kuptuarit mes pacientëve dhe profesionistëve. Në shkollë unë fëmijës tim mund t’ia krijoj një përparësi përmes mësimit plotësues, mundësi që jo të gjithë mund ta shfrytëzojnë. Ndërsa për në Bernë, udhëtimi në klasën e parë është shumë më komodë.

Megjithatë edhe sot e kësaj dite, shërbimi publik mbetet garancia më e mirë e shanseve të barabarta në Zvicër. E parandalon përjashtimin social! Andaj është në interes te të gjithë neve, që të luftojmë për shërbime publike të forta.

Huazuar nga shtojca sindikaliste në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 4/2018 e sindikatës Unia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here