Lajmet e fundit
sqde
Home / Aktualitete / Reforma e pensioneve zvicerane 2020 fuqizon shtyllën kryesore të sigurisë sociale AHV/AVS!

Reforma e pensioneve zvicerane 2020 fuqizon shtyllën kryesore të sigurisë sociale AHV/AVS!

Më  24 shtator do të votohet për pensionet e pleqërisë 2020. Edhe pse me ngritjen  e moshës së pensionit për gratë, kemi të bëjmë me një hap serioz mbrapa, Unia rekomandon të votohet për reformën; pasi përpos këtij hapi mbrapa reforma me veti bie përparime të rëndësishme: Ajo fuqizon AHV/AVS-in dhe e vendosë atë në një bazë të shëndoshë financiare. Pos kësaj kjo reformë përmirëson pensionet e punëmarrësve me të ardhura të ulëta.

Për herët ë parë pas 42 viteve do të rriten realisht pensionet e AHV/AVS-it. Me këtë, më në fund do të forcohet shtylla më e rëndësishme e shtetit tonë të mirëqenies, i cili siguron një ekuilibër mes brezave dhe në mes të super të pasurve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Rritja e pensioneve të pleqërisë është me rëndësi para së gjithash edhe për gratë, pasi ato do të përfitojnë më shumë nga AHV/AVS-i i financuar nga shoqëria. Për 500’000 gra në marrëdhënie pune, që janë të siguruara vetëm tek AHV/AVS-i dhe që nuk marrin pension nga arkat e pensionit profesional, shtesa e pensionit të AHV/AVS-it është një rritje e vonuar  e pensionit.

Forcimi i AHV/AVS-it

Pensionistët në të ardhmen do të marrin në muaj 70 franga më shumë, ndërsa qiftet deri në 226 franga më shumë. Pos kësaj punëmarrësit me paga të ulëta dhe punësim të vogël e të  pjesshëm do të jenë të siguruar më mirë në shtyllën e dytë të sigurimeve shoqërore. Nga kjo, gratë përfitojnë posaçërisht.

Rritja  e moshës së daljes në pension për gratë me 65 vjet është një hap i qartë mbrapa. Nuk është kuptueshme, perse gratë duhet të paguajnë çmimin më të lartë për reformën, megjithëse barazia në paga është larg jetësimit dhe se gratë bëjnë shumë punë falas, nga të cilat përfiton e tërë shoqëria. Mirëpo edhe përkundër këtij hapi prapanik, i cili është vështirë të përtypet, reforma parë në përgjithësi është pozitive dhe bie përmirësime të rëndësishme edhe për gratë.

5 argumente të fuqishme për reformën pensionale 2020

Reforma pensionale 2020 bie përmirësime të ndryshme. Në vijim pikat më të rëndësishme:

  1. Mbrojtja e nivelit të pensioneve

Reforma ul kursin minimal të konvertimit për fondet e pensioneve. Mirëpo, ndryshe nga draft-votimi kundër vjedhjes së pensioneve i refuzuar furishëm në vitin 2010, kësaj here ulja do të baraspeshohet. Të gjithë ata që sot janë në moshën mbi 45 vjeç, do të kenë garancinë poseduese – për ta vlen norma e vjetër konvertuese. Tek të gjithë të tjerët Pensioni më i lartë i AHV/AVS-it kujdeset që të amortizohet ulja e pensioneve të arkave të sigurimeve profesionale.

  1. Pensione më të larta të AHV/AVS

Për herë të parë, pas më se 40 viteve,  do të ketë ngritje substanciale të pensioneve të AHV/AVS-it. Kështu reforma forcon AHV/AVS-in si shtyllë pensioni të pleqërisë më të sigurt, më korrekt dhe më pak të kushtueshëm. Kjo për gratë është e rëndësisë së veçantë: për mbi 500’000 gra, AHJV/AVS-i është burimi i vetëm i të ardhurave në pleqëri.

  1. Financimi i AHV/AVS-it i siguruar

Reforma e pensioneve 2020 kujdeset që financat e AHV/AVS-it së paku deri më 2030 të jenë të qëndrueshme. Një rritje e vogël e heqjes prej pagat (nga 0,15%) dhe një ngritje e lehtë e tatimit në vlerë të shtuar (TVSH-së) prej 0,3% nga viti 2021 do të mjaftojnë për financim. Përveç kësaj, AHV/AVS do të marrë 0,3 % të TVSH-së nga viti i ardhshëm, të cilat aktualisht po rrjedhin në sigurimin e invaliditetit (IV/AI).

  1. Përmirësime për të punësuarit e pjesshëm

Falë reformës të punësuarit e pjesshëm në të ardhmen do të jenë më mirë të siguruar në shtyllën e dytë. Nga kjo përfitojnë shumë gra, të cilat edhe më tej janë ato që bëjnë punë të pjesshme. Aktualisht pensionet e fondeve pensionale profesionale për burrat, janë mesatarisht tri herë më të larta se sa ato të grave.

  1. Punëmarrësit e moshuar me mbrojtje më të mirë

Të punësuarit e shtyrë në moshë, në të ardhmen në rast të humbje së vendit të punës (nga mosha 58 vjeç) nuk do të përjashtohen nga fondet pensionale profesionale. Deri më tash, atyre ju duhej të merrnin kapitalin e tyre dhe humbnin të drejtën për përfitim nga pensioni i fondeve në fjalë. Në të ardhmen fondi i fundit pensional duhet tua paguajë atyre një pension.

Andaj votoni 2 x JA/OUI/SI për reformën e pensioneve me 24 shtator 2017!         

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

LINJA STOP DUHANIT!

Krahas ca institucioneve në Zvicër, të cilat e luftojnë duhanin, është edhe një këshillimore, e ...