Raportet tona shoqërore dhe defektet themelore të komunikimit

0
35
Silhouettes of two businessmen standing by the window

Kemi ngelur fëmijë në krijimin e raporteve shoqërore. Për një gjë kemi dy vlerësime – nëse është i e imi /imja është i e mirë, perfektë, nëse është e tjetrit, huaja, është e keqe e shëmtuar. Sjellje fëmijësh! Vetëm fëmija lavdëron lodrën e vet për inat të shokut. Mua më ka rënë të lexoj rregulla të ndryshme të polemizimit, dhe mendoja qe janë rregulla qe ti mëson jeta, prandaj as që ju kam kushtuar ndonjë here rëndësi. Tashti, kur po e ndjej se ne ç ‘nivel zhvillohet polemika, debati e komunikimi, po konsideroj të nevojshme të përkujtoj Fransis Bekon-in, i cili, lidhur me këtë, shprehet:

  1. Etiketimit dhe fyerjeve mos iu përgjigj sipas parimit „dhëmb për dhëmb“.
  2. Kur sheh se ndonjë qëndrim s `mund te mbrohet kurrsesi hiq dorë prej tij, përndryshe do të detyrohesh të mbrohesh me argumente edhe me të paqëndrueshme dhe me të pa bindshme.
  3. Mbrojtja e gënjeshtrës dhe e të pavërtetës kërkon edhe më shumë gënjeshtra dhe te pavërteta.
  4. Pranoje lëshimin, ndryshe do te detyrohesh të bësh edhe më shumë lëshime, kështu që s’të mbetet tjetër pos të mbrohesh me mjete te pandershme.
  5. Mos u nis nga bindja se doemos duhet te ngadhënjesh dhe se gjithmonë do të kesh vetëm ti të drejtë.
  6. Pranoje objektivitetin, të vërtetën dhe arritjet krijuese edhe të armikut tënd me të rreptë po i meritoi dhe mos u bëj skllav i parimit „ armiqtë e armiqve te mi janë miqtë e mi.“
  7. Shpirtngushtësisë përgjigju me zemërgjerësi.
  8. Shpirtligësisë dhe manipulimit përgjigju sheshazi dhe me konsekuencë.
  9. Kij parasysh kufizimet, dobësitë njerëzore, cikërrimat dhe smirën, gjërat e ulëta por ama edhe ato te madhërishmet.
  10. Përpiqu qe mendimet e tua ti thuash sa më shkurt, por pa lënë anash edhe parimin estetik.
  11. Oponentit përgjigju parimisht, pa frikë dhe pa nënçmim si dhe pa hyrë në jetën e tij private dhe pozitën shoqërore .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here