Raportet Diasporë-Mëmëdhe: “Aspekti ekonomik theksohet së tepërmi”

0
298

Intervistë me themeluesin e Qendrës profesionale për çështje migracioni prointegra.ch, Osman Osmanin dhënë para gati 10 vitesh portalit (të diasporës zvicerane) swissinfo.ch

Vega e intervistës në gjermanisht: https://www.swissinfo.ch/ger/-der-wirtschaftliche-aspekt-wird-zu-stark-betont-/580850 

Eveline Kobler, swissinfo.ch, Bernë, 20 tetor 2009

Në një studim të porositur nga Departamenti për Zhvillim e Bashkëpunim i Zvicrës (DEZA/SDC) analizohet qarkullimi i parave mes diasporës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Një ekspert shpjegon bazamentin, në të cilën mbështetet studimi në fjalë.

Sipas vlerësimeve, përafërsisht çdo i treti qytetar i Kosovës jeton jashtë vendit. Komunitetet më të mëdha janë të vendosura në Gjermani  (270’00 persona) dhe në Zvicër (160’000). Çdo  e treta amvisni e Kosovës ka së paku një pjesëtar të familjes me vendbanim jashtë vendit.

Studimi i porositur nga SDC (Deza) në Zvicër është prezantuar nga Qendra për çështje migracioni prointegra.

Osman Osmani, themeluesi dhe bashkë-drejtuesi i kësaj Qendre, është shqiptaro-zviceran me prejardhje nga Kosova: Ai e njeh diasporën e Kosovës nga një perceptim autentik dhe klasifikon rezultatet e studimit.

swissinfo.ch: Sa fuqishëm janë të varura amvisnit e Kosovës aktualisht ende prej dërgesave të parave nga jashtë vendit?

Osman Osmani: Bazuar në faktin se mbi 50% e njerëzve në Kosovë janë të papunë, jo vetëm amvisnit e Kosovës, të cilat kanë një person në diasporë, por gjithashtu edhe të tjerët, edhe më tej së tepërmi të varur nga mbështetja financiare.

Unë mund të marrë shembullin e babait tim; ai ka punuar për 45 vite dhe merr një pension me rreth 70 euro. Ai ka nevojë që unë ta mbështesë.

swissinfo.ch: A është e zakonshme që të dërgohen para edhe për njerëzit, të cilët nuk janë farefis?

O.O.: Po, obligimi i solidarizimit është edhe më tej prezentë. Njerëzit e diasporës nuk kanë mbështetur vetëm anëtarët e familjes, ata kanë ndihmuar e mbështetur në përgjithësi edhe bashkësinë e fshatit dhe vendlindjes së tyre.

Edhe ndërmarrjet e vogla e të mesme janë hapur falë ndihmës nga diaspora. Gjithashtu edhe shkollimi deri edhe ai universitar i gjeneratave vijuese janë financuar po nga diaspora. Në raste sëmundjesh janë paguar edhe operimet dhe kurimet e shtrenjta qoftë në vend, apo edhe jashtë tij.

Jo rrallë njerëzit e diasporës kanë financuar – tani më rrallë – ndërtimin e një rruge të fshatit e të vendlindjes, një shkolle, të ujësjellësit e kanalizimit, një objekti religjioni, etj.

Me rëndësi është të theksohet gjithashtu edhe mbështesja dhe bashkëfinancimi zemërgjere i lëvizjes e rezistencës që nga viti 1981 deri në fillimi i viteve të 1990’ta, e më pas për gati një dekadë edhe strukturat paralele gjatë sundimit serb në Kosovë, ndërsa nga viti 1996 e deri më 199 edhe luftën në Kosovë.

Pas luftës, ashtu si vërteton edhe studimi në fjalë, bashkësia e diasporës ka kontribuar 12 herë më shumë në re parimin e dëmeve të luftës se sa e tëre bashkësia ndërkombëtare.

swissinfo.ch: Studimi në fjalë ka ardhur në përfundim se disa kosovarë të diasporës edhe pse posedojnë mjete financiare investuese, e shohin «kulturën e ndërmarrësisë në Kosovë si pengesë». Çka mund të nënkuptojmë me ketë përfundim? 

O.O.: Kjo ka të bëjë edhe me ndërtimin e tanishëm të shtetit , me kompetencat dhe përgjegjësitë  e paqarta. Institucionet e shtetit të Kosovës, UNMIK-u dhe EULEREX-i.

Nuk duhet harruar edhe të dërguarin special, i cili me mandatin e SHBA-ve dhe BE-së posedon pushtet dhe kompetenca. Në vende të caktuara të Kosovës ekzistojnë edhe struktura paralele të Serbisë. E tërë kjo çështjen e bëjnë tejet të vështirë.

Nuk ekziston bazamenti juridik për investime nga diaspora dhe infrastruktura, para së gjithash furnizimi me energji elektrike është i keq. Unë jam i bindur se jo vetëm kapitali ekonomik, porse ekziston edhe kapitali arsimor dhe ai social në diasporë. Për ta quar të tërën në Kosovë, në rend të parë nevojiten korniza e kushte më të mira kuadri.

swissinfo.ch: Si është puna me ndikimin i diasporës sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë?

O.O.: Ndikimi në zhvillimet politike të Kosovës tani për tani është shumë i vogël. Mirëpo, kjo me siguri do të ndryshojë. Ne dimë se sa e çka ka kontribuar diaspora në të kaluarën në zhvillimet politike.

Edhe në të ardhmen ajo do të kontribuoje në proceset e demokratizimit. Unë jam i mendimit se kjo i takon detyrave të saja. Mirëpo aktualisht askush në Kosovë nuk mendon njëmend në diasporën.

Sipas mendimit tim aspekti ekonomik theksohet së tepërmi. Harrohen aspektet tjera tejet të rëndësishme dhe jetike, fjala bie; dija – si do të mund të funksiononte administrimi i një shteti dhe që kapitali tjetër, të cilin të tjerët e kanë arritur këtu (në diasporë), kapitalin social (shoqëror), profesional, arsimor, te mund te transferohet pa pengesa…

Por edhe ai kulturor, të cilin njeriu e krijon në një vend e shoqëri tjetër. Prandaj, ne e dimë se çfarë shërbimesh mund të krijoj e ofroj një shtet dhe se si mund të rritet standardi jetësor dhe mirëqenia shoqërore.

(Eveline Kobler, swissinfo.ch)

Rënia e remitancave

Në vitin 2008, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, remitancat (dërgesat e parave prej nga jashtë vendit) në Kosovë arritën një total prej 535.8 milionë euro.

Studimi vë në dukje se remitancat janë zvogëluar me kalimin e viteve: “Pjesa më e madhe vazhdon të dërgojë edhe më tej para në Kosovë, edhe pse ato janë kontribute më të vogla. Ndër arsyet kryesore për këtë ishte theksua fakti se shumë veta tanimë kanë pru të afërmit e familjes së tyre të ngushtë në Zvicër”.

Studimi më tej venë në pah: “Një faktor tjetër që me sa duket ka prekur sa i përket remitancave me sjelljen, mundësitë e lehta të udhëtimit dhe të komunikimit. Alarmante për shumë pjesëtarë të diasporës (migrantë) ishte fakti, se paratë që ata dërgojnë në Kosovë nuk po përdoren si duhet dhe me korrektësi. Në shumë raste, pranuesit financonin mallra luksoze dhe aktivitete të kohës së lirë që nuk janë as në dispozicion të vetë pjesëtarëve të diasporës (migrantëve)”.

Rezultatet e studimit shkurtimisht

Studimi ka treguar se dërgesat e diasporës kryesisht janë shpenzuar për konsum dhe mallra luksoze.

Vetëm një pjesë shumë e vogël e pagesave të parave të gatshme shpenzohen në arsim.

Niveli i investimeve nga diaspora mbetet më i ulët se sa pritej.

Pjesëtarët e diasporës së Kosovës gjithnjë e më shumë po përqendrojnë përpjekjet e tyre në integrimin në vendin pritës dhe jo në investimet në Kosovë.

Mbështetja nga Diaspora për të filluar bizneset në Kosovë është 12 herë më e lartë se mbështetja e agjencive ndërkombëtare të zhvillimit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here