Ramadan Veliu: Kthimi i Azem Vllasit në kohën e krimit

0
234

Eshte i njohur ne kriminalistikë fenomeni se krimineli patjeter do te kthehet njehere ne vendin e krimit. …Ne nuk e dijm se çka e shtyne Azem Vllasin, qe ne çdo pervjetor te demonstratave te 81-shit te rikthehet ne kohen e krimit dhe te gjuaj shigjeta te helmuara ndaj bartesve te atyre ngjarjeve. Ajo qe dihet boterisht eshte se ato demonstrata u shuan me nje ashpersi e brutalitet kriminal te papare, me vrasje, burgosje, tortura e denime shumevjeçare deri ne 15 vite burg te rinise studentore dhe intelektualeve shqiptarë.
Ai paska thënë se po te mos shperthenin demonstratat e 81, Kosova do te ndahej si Sllovenia (dmth. pa lufte)!!! Ky perfytyrim qe nga retrovizori i ndergjegjes se ndotur i shfaqet Azem Vllasit, te perkujton nje teze te Lichtenbergut mbi konceptin fatalist te ngjareve historike: “Po ta kishte pasur Kleopatra nje hunde krrutane, gjithë historia e njerezimit do te rrjedhte ndryshe”.
Ne te vertete egziston nje lokomotivë shume me fuqishme qe e levize historine, se dukja e nje hunde te kujtdoqofte…Edhe po te mos kishte pasur Kleopatra fare hundë, edhe sikur Jul Cezari e Mark Antoni te mos kishin lindur fare, apo qoft edhe si femije aksidentalisht te kishin vdekur, historia e njerezimit do te kishte te njejten rrjedhje. Por edhe ngjarjet e vitit ’81 po te mos kishin ndodhur fare, shkeputja e Kosoves nuk do te mund te behej pa gjakderdhje te madhe. Per statusin qe e kishte atehere Kosova, Ukshin Hoti e pati argumentuar me kohe se statusi i Kosoves ne federaten Jugosllave pas botimit te “Librit te kalter” (“Plava knjiga”, 5 janar 1977) ishte i paqendrueshem dhe ajo ose duhej te avancohej ne republike, ose do te kthehej ne Oblast (Regjion) si me pare. Kujt ia argumentonte kete gje Ukshin Hoti?!! Nje klase politike pakurrizoresh, rreshqansish e servilesh, koke e kembe te shitur per idealet e jugosllavizmit…
Nacionalizmi serb nuk flinte! Ne “Libri i kalter”, qe ne te vertete ishte nje raport i detajuar nga Akademia e shkencave te Serbise, e cila shprehte brengosje serioze per tendencat dezintegruese ne Republiken e Serbise, nga dy krahinat e saj, per pamundesine e funksionimit dhe per pamundesine e ushtrimit te pushtetit ne tere teritorin e Serbise si shtet i serbve. Kjo kishte ndodhur kater vite para demonstratave dhe per te gjallë te Titos. Te mendohet se per te gjall te Dobrica Qosiqit, Drazha Markoviqit, e shume politikaneve dhe ushtarakeve nacionalist serbë dhe pas vdekjes se Titos, ta ndash Kosoven pa lufte eshte nje naivitet i pashembullt.
Une do te thoja se po te mos ishte klasa politike qe perfaqesohej nga Azem Vllasi, Sinan Hasani, Isa Mustafa, Ali shukria, Kole Shiroka etj. por ne vend te tyre te kishte nje klase politike te ndergjegjshme, e cila do t’i bashkrendonte veprimet ne drejtim te inetersave te shqiptareve, nje klase politike e cila ne vend te idealit te jugosllavizmit te kishte ideale shqiptare, ndoshta edhe 81 nuk do te ndodhte. Por ishte e kunderta: politikanet shqiptare ishin te perqar, te shitur, servil dhe nuk guxonin te bisedonin me njeri tjetrin per keso tema, sepse nuk dihej cili me pare do t’i denonconte tek serbet.
Revolta studentore e vitit 1981 me se miri sçarohet nga thenia se “Nje zingjir eshte aq i fortë, sa eshte e fortë hallka me e dobet e tij”. Pra Jugosllavia ishte aq e fortë, sa ishte e fortë hallka me e dobet e saj Kosova. Kjo hallkë gjatë historisë kishte pasur ngarkesa te jashtezakonshme historike, politike, ekonomike e sociale dhe kjo hallke u defektua e para.

Azem Vllasi para se te spekuloj se “…si doe te behej kjo, po te mos ndosdhte ajo…” ai duhet te jap pergjigje ne keto çeshtje:
Perse ai pasi shperthyen demonstratat u rreshtua ne anen e politikes ultrashoviniste te Beogradit, kunder rinisë studentore, kundra intelegjences si Ali Hadri, Gazmend Zajmi, Halil Alidema, Rexhep Qosja etj si dhe kunder kolegeve politikane si Mahmut Bakalli, Ukshin Hoti etj.?
Cka do te ndodhte po qe se e gjithë klasa politike duke perfshire edhe Azem Vllasin te beheshin nje fjale me popullin dhe te perkrahnin kerkesat e rinise studentore per kushte me te mira, investime, ….si dhe kerkesen “Kosova Republike”?
Ai atbote e la popullin ne balte dhe u be kallauz i politikes militiante ultranacionaliste serbe qe zhvillohej nen vellon e jugosllavizmit.
Por ai shkoi shumë më larg: ai i cilesoi demonstratat si “Kunderrevolucion” dhe me kete i dha Beogradit dhe nacionalisteve serb nje karte shume te çmuar per ta sulmuar me te gjitha mjetet ne dispozicion, popullin, rinine dhe institucionet e Kosoves.
Gjate gjithë kohes u zhvillua nje fushate e papare e dhunes dhe represionit kunder rinise e intelektualeve Azem Vllasi ishte ne krye te kesaj politike, duke i dhene perkrahje te parezerve dhunes dhe terrorit. Pra ai ishte mbeshtetes i nje politike fund e krye kriminale kunder popullit dhe rinise.
Dihet se ngjarjet dhe tronditjet historike nuk ndodhin rastesisht, por vetem atehere kur faktoret e shumtë historik, social, politik, ekonomik e psikologjik takohen ne nje momemntum kohore e hapsinor shperthimi behet i paevitueshem. Ashtu sikurse nje masiv i bores i cili ka akumuluar nje energji te madhe potenciale, ne nje moment te caktuar ne rrethana te caktuara meteorologjike a klimatike nje guralec i vogel behet faktor inicial i nje orteku me fuqi te tmerrshme shkatrruese. Ashtu sikurse guraleci qe nuk eshte “fajtor” i formimit te ortekut, ashtu edhe pasuli i pazier ne menze te studenteve nuk ishte “fajtor” i shperthimit te demonstratave. Ne te vertete shkaktare e shperthimit ishte bagazhi shekullor i raporteve shqiptaro-serbe.
…Kur Sllobodan Millosheviqi e futi ne burg Azem Vllasin me 1989, nga burgu i Mtrovices ai i pat dhene nje interviste javores kroate “Danas” me titull “Sad vidim bolje” (Tani po shoh me mire). Atehere disa me tallje e quanin burgun e Mitrovices “spitali i syve”. Azem Vllasi duhet te jete i sterlumtur qe per veprimtarine e tij kriminale kunder popullit, nuk u shtrua per se dyti ne “spitalin e syve”. Ndoshta atehere do te shihte edhe me mire… /marrë nga FB/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here