Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër

0
284
Shkarkim nga puna me 61 vjet: Lajmërim i menjëhershëm tek arka e papunësisë?

Regula Dick nga arka e papunësisë së Unia-s përgjigjet në pyetjet e juaja nga bota e punës.

Unë jam duke punuar qe 15 vite si elektricist në një ndërmarrje të vogël familjare. Me 3 janar mbushi 61 vjet. Qejfin paraprak të festimit të ditëlindjes, shefi im ma prishi tërësisht. Pasi nuk gjeti blerës, ai vendosi që ta shuaj firmën e tij, kështu që mua dhe dy kolegeve tjera na e ka komunikuar shkarkimin nga puna duke iu përmbajtur afatit ligjor për në fund të muajit nëntor. Me moshën time kam një situatë të rendë në tregun e punës. Një koleg më ka këshilluar që pa zvarritje të lajmërohem tek arka e papunësisë, për të mënjanuar hendekun në të ardhura. A është kjo këshillë e mirë?!  

REGULA DICK: Jo, në rastin tuaj kjo është një këshillë e keqe. Ia vlen për ju, që me lajmërim tek arka e papunësisë të pritni deri me 3 janar. Nëse 4 vite para pensionimit tuaj të rregullt lajmëroheni tek arka e papunësisë, përpos të drejtës suaj të zakonshme merrni edhe 120 ditë kompensimi shtesë të parave ditore. Pos kësaj paratë e juaja ditore mund ti përfitoni jo si zakonisht vetëm për dy vitet e ardhshme, por keni të drejtë ti merrni përgjatë katër viteve (gjegjësisht deri në pensionimin tuaj të rregullt). Për ju kjo domethënë: Ju keni punuar gjatë dy viteve të fundit para shkarkimit nga puna pandërprerë dhe kështu përmes kontributeve të nevojshme mujorë  të 520 parave ditore keni fituar të drejtën e përfitimit. Shto kësaj edhe 120 paratë ditore që ju takojnë për shkak të moshës. E drejta e juaj përfituese është 640 ditë. Këto mund ti tërhiqni deri në kohën e pensionimit tuaj.

Work, 31.08.2017

Alimentacion i ulët: A duhet të kërkoj punë menjëherë pas ndarjes??

Markus Widmer nga arka e papunësisë së Unia-s përgjigjet në pyetjet tuaja nga bota e punës.

Unë kam qenë 15 vite e martuar dhe para një kohe të shkurtër jam ndarë. Përgjatë 10 viteve të fundit kam qenë në shtëpi dhe kam rritur fëmijët. Mjerisht, alimentacioni të cilat unë i marrë gjatë fazës ndarëse është tepër i ulët, kështu që unë do të detyrohem, të filloi marrëdhënie në punë. Kjo do të jetë e vështirë për shkak të mungesës sime të gjatë nga tregu i punës. Çka do të më këshillonit?

MARKUS WIDMER: Edhe pse në dy vitet e fundit nuk keni qenë në marrëdhënie pune, Keni të drejtë në kompensim nga arka e papunësisë. Parakusht ndër të tjera është që ndarja të mos ketë ndodhur më shumë se para një viti dhe që gjatë kësaj kohe të keni pasur vendbanimin në Zvicër. Pos kësaj ju duhet të posedoni marrëveshjen me shkrim të ndarjes dhe që jeni të e detyruar për shkaqe financiare të kërkoni një vend pune. Pasi parakushtet në rastin tuaj janë plotësuar, ju këshilloj që të lajmëroheni tek  qendra rajonale për ndërmjetësim punësimi (RAV). Sigurimi i papunësisë në hapin  e parë do të do të përllogaritë lartësinë e parave tuaja ditore. Kjo varet nga arsimimi juaj dhe arrin shumën mes 102 për ditë (shkollimi obligues, pa përfundim)  dhe 153 për ditë pune (shkollë e lartë profesionale dhe provime te përfunduara profesionale, shkolla të larta pedagogjike dhe universitare, etj.). Nga kjo shumë ju do tu paguhen 80 %, duke hequr edhe kontributet për sigurimet e detyrueshme shoqërore.  Koha e tërheqjes përbënë 90 ditë. Nëse kjo shumë nuk mund  të mbuloi harxhimet jetësore për ju dhe fëmijët tuaj, mund të merrni edhe ndihmë sociale    suplementare. Në rast të tillë ju duhet në entin social të komunës suaj banuese të shtroni një kërkesë përkatëse.

Work, 28.09.2017

Përktheu e përshtati O. Osmani 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here