„Punëtorët e krahut“ dhe klasa politike

0
369

Zgjohet herët në mëngjes! Mbështjellë pak pite që ka tepruar nga darka, e merrë me vehte dhe niset për në qytet. Rrugës shpreson se do ta merrë dikush me veturë, e shpesh herë ec gati një orë deri tek vendi i”punës”!
Nuk ka ndonjë vendpune të rregulluar jo, ai vend quhet “punëtorët e krahut”!
Ah, sa shumë qenkan sot, thotë pa zë! Çdonjëri do të mund ta lënte atë sot pa punë fare.
Pas disa orë pritje, kthehet i pashpresë në shtëpi! Atje e presin gruaja dhe pesë fëmijët. Sot që të gjithë ata do të zhgënjehen nga babai, me një copë pite kishte dalur e duarthatë ishte kthyer.
Po në të njëjtën kohë, nga dera e një shtëpie tjetër, del një mezoburrë, dhe niset për në punë të “shtetit”! Ai rëndomtë është gjithnjë i sakët në punë. Madje kur hy në oborrin e punës, pothuajse kurrë nuk gjenë kolegë pune, e të cilëve nuk iu bëhet kurrë vonë për të filluar punën.
Mirëpo, sot i ndodhi një befasi! Në zyren e tij ishin shtuar edhe dy karriga!? Pas një ore e mori vesh se ato ishin për dy kolege të reja, të cilat nga sot do të fillonin punën (me një orë vonesë!), edhe pse ai nuk kishte dëgjuar se kërkoheshin punëtor të rinj!
Edhe ai kishte fëmijë në shtëpi, një vajzë dhe një djalë, që të dy në shkollë! Por, edhe ai e kishte vështirë të ia sqaronte fëmijëve që edhepse zgjohej herët, e kryente punën me nderë, nuk vonohej e as mungonte kurrë, se ai nuk do munde dot t’ia plotësoj dëshirat fëmijëve të tij, madje kishte probleme sesi ta kalonte muajin pa u futur në borxhe!
Këta dy punëtor, i takojnë një armate të tërë të popullësisë së Kosovës! Këta dy, si shumë tjerë, i kanë besuar dhe për më keq, i besojnë ende klasës udhëheqëse në Kosovë! Por, për dallim nga këta dy që luftojnë për ekzistencë, klasa udhëheqëse, hallin e tyre e kanë vetëm me të dëgjuar, sepse ata janë aq larg prej tyre dhe se familjet e tyre tashmë kanë siguruar jetë komode për tërë jetën!

P.S. më shtyri një mik i imi të shkruaj për këto dy raste, sepse ai ende beson që dikush nga strukturat udhëheqëse është i pafajshëm karshi këtyre dy punëtorëve!


 

Shahin Sallahu
Shahin Sallahu
Shahin Sallahu është i lindur më 30.01.1975, në fshatin Shkabaj, Prishtinë. Shkollën fillore në fshatin Shkabaj 1981-1989, pastaj Gjimnazin “Sami Frashëri” 1989-1993 në Prishtinë. Studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik 1994-1997 (të papërfunduara). Anëtar i LKÇK-së dhe i ndjekur politikisht! Për këtë arsye nga viti 1997 i mërguar në Hannover të Gjermanisë! Për 2 muaj, deri në përfundimin e luftës, ushtar i UÇK-së. Momentalisht pronar i një firme ndërtimtarie ne Hannover te Gjermanisë. Nga koha në kohë Shahini shkruan edhe per portalin Mekulipress.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here