Program cilësor shkollor në kantonin e St. Gallenit

Në kuadër të festave të marsit, pikat shkollore të mësimit shqip në kantonin e St. Gallenit, të dielën, më 25 Mars 2018, në Wattwil u mbajt një program tejet masiv shkollor në përgatitje të nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë të kësaj ane. M këtë rast, profesor Isak Shema u shpall anëtar nderi i shkollës shqipe të këtij kantoni
Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Të dielën e kaluar në lokalitetin në Wattwil u mbajt një sa masiv aq edhe program mbresëlënës i nxënësve dhe arsimtarëve që veprojnë në kuadër të paraleleve të mësimit plotësues të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ në Kantonin e St. Gallenit, ku përmes këngëve dhe valleve, por edhe luleve të dhuruara nga nxënësit mësueseve të tyre, u mbajt manifestimi tradicional që lidhet me festat e marsit, në veçanti Ditës së Mësuesit dhe 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në fillim me një mesazh për shkollën të kësaj ane të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Këshillit të arsimtarëve Dr. Vaxhid Sejdiu, i cili po ashtu përshëndeti praninë e profesor Isak Shemës. Me këtë rast profesor Shema u shpall anëtarë nderi i LAPSH-it “Naim Frashëri” , të St. Galleni, vendim ky i i cili u prit me duartrokitje nga qindra prind e nxënës të pranishëm.
Udhëheqësja e programit në emër të nxënësve dhe LAPSH-it i shprehi falënderime profesorit Isak Shema dhe uroi i uroi jetë të gjatë dhe shumë suksese në krijimtarinë e tij letrare- shkencore. Ndërkohë u promovuan edhe dy nga veprat më të reja të profesor Isak Shemës.
Pasi të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Kryesisë Kantonale, Mehmetali Sherifi, vazhdoi të shfaqet një program tejet i pasur artistik në përgatitjet e pikave të ndryshme shkollorë të kësaj ane.
Me dhjetëra nxënës defiluan në skenë me recitime, këngë e valle duke dëshmua edhe njëherë se pikat shkollore të mësimit plotësues shqip janë ndër më të organizuarat në Zvicer, aq më parë se në këtë anë në disa pika ka vazhdimisht rritje të nxënësve, çka nuk ngjet me disa nga kantonet më të mëdha në Zvicër.