Profili

Parimet e punës

Mbi integrimin dhe pjesëmarrjen deri tek (gjithë)përfshirja.

Me integrim ne nënkuptojmë:

– Mbështetjen e procesit të (për)bashkimit të vlerave dhe normave vetanake (personale) me ato të shoqërisë pritëse si një tërësi.
– Promovimi i inkurajimit dhe pjesëmarrjes në proceset shoqërore.
– Shoqërimi i procesit të integrimit të migrantëve dhe parandalimi, zbutja dhe zgjidhja e problemeve sociale.

Ne mbështesim dhe shoqërojmë njerëzit në shqetësimet dhe preokupimet e tyre specifike moshore e shtresore. Kjo përfshin rritjen e vlerës së aktiviteteve të kohës së lirë për të përmirësuar cilësinë e jetës. Ne promovojmë gjithashtu integrimin e emigrantëve përmes aktiviteteve krijuese të kohës së lirë.