Përgjegjësis komunikuese dhe edukimi emancipues

0
253

Sa kishim shtruar darkën, ra zilja. E dija që mund të jetë ndonjë shoqe apo shok i fëmijëve sepse askush nuk mund ti binte ziles në këtë kohë pa lajmëruar me pare. E hapa derën, tamam, ishte Nepja, një shoqe e vajzës time, asokohe 12 vjeçe, bashkë me vëllain dy vjet më të vogël. I futa brenda, dhe po i ftoj për darkë.

– Jo, tha vajza, – po agjërojmë, edhe pak është iftari, por meqë jemi uritur dolëm, babi na tha dilni pak jashtë, të ju kaloj koha.

Pika kur sa nuk më ra.

Nuk dija as si të reagoj. Fëmijët e ndjejnë ku duhet të drejtohen në të tilla raste. Çdo fjale e imja do të linte gjurmë tek ata, në një moment të tillë.

– Dhe diç, vazhdoi vajza, – unë edhe dy vite kam me vu shami ne koke.

Tjetër provë kjo për mua. Ende pa folur unë vazhdoi prape vajza:

– Ç`mendon ti, me shkon mua shamia?!

-Rritu Sh…. i thash vetes, – kapërce veten dhe jepi vajzës një përgjigje te mençur.

-Ti je shume simpatike, dhe e bukur, i thash, -aq e bukur sa edhe pa flok fare do jesh po kaq e bukur.

Hiç nuk i pëlqeu përgjigja ime, por nuk tha gjë.

Gjatë dy viteve të ardhshme, ajo do të ikte shpesh nga shtëpia dhe do të kërkonte strehë të ne. Nena e saj e dinte që vajza sa herë ikte nga shtëpia, vinte te unë. E ndodhur në mes te vajzës dhe mentalitetit, sikur i pëlqenin  këto ikje te Nepes. Ndonëse nuk më tha kurrë faleminderit, mirënjohjen ia lexova ne sy.

Kaluan vite dhe Nepen nuk e pash më. E pash një dite, me flokët e prera sipas modës se fundit, që i shkonin shume pamjes se saj rebele.

Me shikoi gjate dhe qeshi.

– E sheh nuk vura shami, sikur më tha.

Qesha dhe unë. Një “bravo” e madhe u nënkuptua edhe pa e thënë.


Shemsije Elshani

Shemsie Elshani, ka lindur dhe është rritur në Therandë, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa Fakultetin e Stomatologjisë në Prishtinë. Viti 1981 solli ndryshime të mëdha, si në rrafshin shoqëror, ashtu edhe në atë politik të Kosovës. Ky vit me gjithë ngjarjet e mëdha që ndodhën, ndryshoi edhe jetën e Shemsies dhe të shumë shoqeve e shokëve të saj. Shemsia mbajti 1 vjet e gjysmë burg për shkak të veprimtarisë politike e patriotike. Ka bashkëvepruar me vite edhe me filozofin dhe aktivistin e mirënjohur shoqëror e kombëtar, Ukshin Hotin. Ne vitin 1996 ajo migroi në Zvicër dhe nga ajo kohe jeton në Bernë me dy fëmijët Jonin 25 dhe Dean 21, të dy studentë. Në Zvicër ajo profesionalisht u angazhua kryesisht në punë sociale të të gjitha kategorive, si dhe me përkthime gjermanisht shqip dhe serbokroatisht. Shkrimet e saja të shumta, të cilat janë vlerësuar shumë nga lexuesit, ajo i ka publikuar në portale e gazeta të ndryshme shqiptare.

Mesazhi i Shemsies është: “Profesioni sjell punë, puna sjell pavarësi, pavarësia sjell liri. Kjo vlen jo veç për gratë, por për të gjithë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here