“Plisat” e Dübendorfit, zbukurojnë Festën e Flamurit

0
40

“Shoqatën Plisat”, përmes një programi të përzgjedhur, së bashku me Shkollën Shqiptare të Vallëzimit “Shota” në Zvicër dhe këngëtarin, Afrim Muçiqi, argëtuan qindra mërgimtarë me prejardhje nga të gjitha trojet etnike

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

E diela e djeshme në Zvicër, ngjasonte jo vetëm në një ditë vikendi, pmeor edhe në një feste, pasi që nga dje u hap sezoni i manifestimeve kulturore kushtuar Ditës së Flamurit, kësaj date historike të shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, që shënohet zakonisht si ngjarja më e madhe kulturore kudo në mërgatë.
Manifestimi që u mbajt dje, më 19 Nëntor 2017, lokalitetin Fällanden, e që u organizua nga “Shoqata Plisat”, me seli në Dübendorf, kishte tubuar qindra mërgimtarë me prejardhje nga anë të ndryshme të trojeve etnike. Në sallën e veshur stolisur me flamuj dhe portretet e figurave të mëdha të kombit, e shpalli të hapur kryetari i shoqatës, Mexhid Morina, i cili pasi përshëndeti të pranishmit: Udhëheqësin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Islam Spahija dhe këngëtarin e mirënjohur Afrim Muçiqi, u kërkoj fale artdashësve për pagesën e hyrjes, pasi shoqata nuk është në gjendje ti përballojë shpenzimet financiare të organizimit. Me një përshëndetje të pranishmëve iu drejtua edhe Islam Spahija, i cili duke ua uruar të pranishmëve edhe në emër të Ambasadës së Kosovës, Ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, shprehu kënaqësinë që shqiptarët këtu në mërgatë, jo vetëm që po i ruajnë e kultivojnë vlertat e tyre kulturore, por janë bërë edhe një komunitet tejet dinamik, që aktualisht vepron edhe rrjedhat e zhvillimore të shoqërisë zvicerane, pa harruar që të ndihmojë vendin e prejardhjes.
Kjo pasdite festive në lokalitetin Fällanden, ishte tejet simpatike, ngase pos valltarëve të “Plisave”, me disa pika të programit u paraqit edhe Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” në Zvicër, që udhëhiqet nga artisti Agron Bajrami, të cilin e falënderoi kryetari i “Shoqatës Plisat”, për ndihmë dhe kontribut të Veçantë dhënë trupës së tij artistike, të themeluar viteve të fundit. Përndryshe, Agron Bajrami që nga ardhja e tij në Zvicër, jo vetëm që ka ngrit një ansambël reprezentativ për kushtet e mërgatës, por edhe ka ndihmuar shumicën e grupeve artistike në ngritjen e tyre që në start.
Përndryshe “Shoqata Plisat”, që numëron mbi 40 anëtarë, përbëhet kryesisht nga grupi i valleve të moshave të ndryshme, ndërsa që siç u pa dje, tashmë ka avancuar edhe me cilësinë e programit, ndërsa që kryetari e anëtarësie e edhe prindërit janë ata që përkujdesen për kompletimin e shoqatës si me kostume ashtu edhe instrumente.
Përndryshe përmbajtja e programit festiv, pos nga Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” u plotësua edhe me këngë nga këngëtari Afrim Muçiqi, i cili u prit me duartrokitje nga publiku i pranishëm. Ndërkaq si edhe herëve të mëparshme edhe kësaj nënat shqiptare ishin përkujdes që të sjellin ushqime nga kuzhina tradicionale shqiptare.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here