Përparimi shoqëror: një çështje kjo politike

0
564

Nga Andreas Rieger, ish bashkë-kryetar i sindikatës Unia. Ai është aktiv edhe më tej në lëvizjen sindikaliste evropiane.

Prindërit dhe gjyshërit tanë në vite e 1950’ta dhe të 1980’ta mund të thoshin: “Fëmijët tanë do ta kenë më mirë se sa ne.” Evropa kishte plot besim në përparimin shoqëror. Sot ky besim duket se është zhdukur. Njerëzit janë të tronditur nga krizat e përsëritura ekonomike dhe kanë frikë nga rënia sociale.

Finlandezët janë të kënaqur

Sikur tregon anketa evropiane mbi kualitetin jetësorë, progresi (përparimi) dhe regresi (prapambetja) varen nga politika. Njerëzit nga Finlanda e shohin situatën e tyre shumë pozitive. Ata, sa i përket ardhmërisë së fëmijëve të tyre, janë edhe më optimistë. Të kundërtën e mendojnë në Greqi: Njerëzit atje e vlerësojnë situatën e tyre si më të vështirën nga të gjitha vendet e BE-së. Ndërsa situatë n e fëmijëve të tyre, ata e shohin edhe më të zymtë. Dallimi mes Finlandës dhe Greqisë? Finlanda ka një shtet të zhvilluar të mirëqenies. Greqia, nga ana tjetër, është detyruar nga Trojka e BE-ja që të ndërmarrë hapa brutale sa i përket mirëqenies.

A do ta kenë ndonjëherë fëmijët më mirë?

Jo edhe aq të keqe e vlerësojnë situatën e tyre njerëzit në Francë dhe në Gjermani. Sa i përket gjeneratës së ardhshme, pas viteve të politikës neoliberale, ata janë më pesimist. Tërësisht ndryshe nga njerëzit në Bullgari. Poloni e vendet baltike. Këto vende vijnë “nga poshtë” dhe përderisa prindërit kursejnë gjithçka që është e mundur, gjasat janë të mëdha, që fëmijët e tyre të kenë më shumë mundësi.

Politika kursyese nuk është model shembull

Përparimi shoqëror ka nevojë për politikë të drejtë. Politikën kursyese e BE-së me nuk ka qenë shembull i mirë. U mbetet forcave përparimtare në Evropë, përfshirë edhe sindikatat, për të quar më tej një projekt të dobishëm shoqëror gjithëpërfshirës. Kështu përsëri më shumë njerëz do të mund të thonë: “Fëmijët tanë do ta kenë ndonjëherë më mirë.”

                 work, 13 prill 2018

Reformat e BE-së: Ato ekzistuakan!

Pas Krisës së vitit 2008 politikat kursyese të BE-së kishte ndikime antishoqërore tek njerëzit. Çrregullimi i tregut të punës krijoi pasiguri dhe vende punë ke kushte të këqija. Dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë shfuqizoi shumë rregullore që duhej të parandalonin dumpingun në paga.

Brukseli çuditet

Më së keqi, kjo politikë, goditi Greqinë dhe vendet të tjera të jugut. Mirëpo edhe Gjermaninë: komunat u varfëruan, infrastruktura u stërkeq, dhe u krijua sektori më i madh i pagave të ulëta në Evropë. Përgjegjësit e kësaj situate: ish-kryetari i BE-së José Manuel Barroso, ish ministri gjerman i thesarit Wolfgang Schauble dhe Trojka (Komisioni evropian i bankës qendrore si deh fondi monetar ndërkombëtar). Dhe elita politike në Bruksel çuditej, që BE-ja mbeti thuajse pa përkrahje.

Kthesa shoqërore në drejtim të duhur

Kryetari i zgjedhur me 2015 i Komisionit të BE-së, Jean Claude Junker bëri premtime sociale. Tani me “themelet e të drejtave sociale” duken përsëri përparimet në BE. Direktivat përkitazi me punëmarrësit e dërguar do të shtrëngohen me qëllim të frenimit të dumpingut në paga. BE-ja tani po krijon një agjenci punësimi për të zbatuar mbrojtjen e punonjësve përtej kufijve. Rishtas duhet që të regjistrohen vlerat themelore të secilës punësim në një kontratë pune me shkrim. Dhe BE po punon për të përmirësuar kushtet për punëtorët me përgjegjësi familjare. E gjithë kjo nuk është ende një kthesë e madhe, por BE po bën një kthesë shoqërore në drejtimin e duhur. Në Zvicër, punëtorët mund të jenë të lumtur vetëm për këtë. Këtu vazhdon të fryj fryma e ashpër e shkurtimeve sociale dhe çrregullimit.

work, 29. März 2018

Huazuar nga shtojca sindikaliste në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 4/2018 e sindikatës Unia të Zvicrës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here