Oj Evropë e Zonja e Motit

0
106

Nga  Dr. Nazmi Beqiri

Disa të parët e mi të quajtën “kurva e motit” (fishtiane). Për këtë thënie nuk flasim e as japim vlerësim, por e dua shumë të kaluarën e popullit tim, madje edhe ti Zonjë e Motit e do pothuajse sa unë. Këtë të fundit ma vërtetojnë të mirët tuaj, si: Herçeku, Lajbnici, Hani, Bopi, Majer e madje edhe ai Marksi. Patëm  pak papëlqim me Bizmarkun, por ai vet krenohej me “gjakun blu” dhe mbase buzëqeshte nën hije, kur ia prishëm marrëveshjen për kufijtë e kohës, duke e pranuar këtë ndryshim, (mbase i vetëm në tërë pajtimet e …Berlinit, 1878).

Po të quaj Zonjë e Motit, sepse e meriton plotësisht. Ngase, për hir të së kaluarës njerëzore po i ndihmon edhe ata që po të nxjerrin telashe e po të harxhojnë pasuri, por shumica nga ta të janë mirënjohës për jetë e mot.

Ti Zonjë…, e bëre Greqinë (Gjermania), por nuk e dije se të “vdekurit e gjallë”, pos përçapjes  që e vjedhin ose ua jep dora e tjetrit si ndihmë apo lëmoshë, nuk dinë as nder e as respekt.

Të kushtoi atë kohë (ty) Zonjë… dhe po të kushton edhe sot. Madje, edhe po të turpëron me kartat (parime, kushte, ligje) që i ke sjellë (vet) si parime për unifikim e  barazi njerëzore.

Gjithkund ka të drejta të njeriut dhe pakicave kombëtare, por në Greqi nuk gjen “as pikë për mbajtje shpirti”. Atje gjen vetëm “lavdinë e të kaluarës”, për jo tolerancën ndërnjerëzore. Gjen edhe lavdinë  e tyre për vrasjen e tjetrit në emër të fesë ortodokse, e cila gjendet edhe në shtete e rajone të tjera të botës, por këto postulate nuk i gjen te ata.

Ajo (Greqia), ti fyen vendimet edhe pse (mbase) i ka pranuar në letër si pjesë e të drejtës juridike, duke mos i respektuar fare. Madje  dënon edhe për një hapje gishtash nga pjesëtarë komuniteti shqiptar (ku varfërisht paraqitet shqiponja arbërore), por si vrasës, pranë vrasësve të tjerë që nuk mbyllen fare… dhe, jo vetëm që ia toleron këtë veprim Greqisë, por me djersën tënde ia mbulon vjedhjen  dhe mos punën e vet atyre (me paratë tuaja).

I kushtoi dhe po i kushton Gjermanisë, i kushtoi dhe po i kushton NATO-s dhe po të kushton ty Evropë. Mirë. Ti di, por po të doli “farë hudume” (që s’mbinë, që së shumohet) kjo puna jote, mos u dëshpëro! Një frazë e urtë e popullit tim thotë: “Nevojtarin ndihmoje tri herë, po e ndihmove më shumë i mbetesh borxhli”. Dhe tani ti vet e di se sa ia vlen…

Oj Evropë e  Zonja e Motit. Në qafë ke pothuajse tërë Ballkanin, shqiptarët, maqedonasit dhe të tjerët.

Për maqedonasit:

I ruajtët dhe besa edhe ne i ruajtëm këto banorë maqedonas në shtëpitë tona e ju në kavanozat tuaj, edhe pse të shortuar e përvetësues, dhe tani kur mund të jetojnë e zhvillohen, le që s’na e dinë për nderë, por po na nxjerrin edhe fajtor.  Për  mos përparimin e tyre (në procesin e gjithmbarshëm të vendit) sillen e mbështillen, e fajtorët apo faktorët për ngecjet e tyre, “fajtorët kujdestarë”  i nxjerrin herë te ne, e herë te ju.

Në të kaluarën jo shumë të largët, Rusia i quajti mbeturina etnike; Bullgarët nuk ua pranuan as gjuhën as etninë; Serbet as etninë, as gjuhën e as kishën; Grekët po ashtu. Dhe këto përbetohen për rus, serb, bullgar e grekë, dhe të fajësojnë ty Zonjë…, se po ua prish rendin shtetëror, vetëm e vetëm pse po justifikon veprimet tona (shqiptarëve) për barazi legjislative, pa logjikuar fare se mu këtu është mbjellë rrënja e ekzistencës së tyre. Ti Zonjë e Motit e din se ata nuk janë as si kurdët e as si shqiptarët (krahasim i rastësishëm), ngase, për të qenë të tillë, ata duhet të kishin një gjuhë që nuk ngjason as me shqipen, as me greqishten, as me bullgarishten, e as me serbishten, ose të kishin një gjuhë që flitet jashtë rajonit të Ballkanit, si romët (shembull). Edhe ne duam t’i rrisim ashtu si ju,  paçka se ndonjëherë na duhet t’i rrahim edhe me shuplaka, dhe edhe për këtë masë ndëshkuese – përmirësuese që e bëjmë ne, ata prapë u nxjerrin fajtor ju edhe pse ju Zonjë…, mbase, padrejtësisht na e tërhoqët veshin, paçka se duke nënbuzëqeshur. Më e keqja është se, këta nuk dinë të jenë edhe zot  në shtëpinë e vet.

Disa prej tyre që po arrijnë ta shohin këtë fakt (që fajtorë nuk jemi as ne dhe as ti Zonjë e Motit, le që nuk drejtohen drejt veprimit të duhur, por shndërrohen në vjedhës e kriminelë, vandalë, dhunues. Si justifikohet ndryshe që liderë të pozitës e opozite futen nën hetuesi për vjedhje, mitmarrje e keqpërdorime për pasurim personal. Si mund të quhet ndryshe tërheqja për flokësh e deputetes së po të njëjtës etni? Si mund të quhet ndryshe rrahja e një akademiku në pension vetëm e vetëm pse formon një bashkësi fetare? Si mund të quhet ndryshe mbytja e një paqësori me gur nga ura (pjesëtar i NATO-s), pos si akt kriminel, dhe në vend që të dënohen, liderët e tyre i paguajnë, i fshehin, i mbrojnë, i mbulojnë me benificione. Ose edhe më absurdja prej të gjithave është mospranimi i Ligjit për gjuhën shqipe nga vet presidenti Ivanov. Si mendon dhe mundet ky president ta paraqet dhe t’i paraqesë nevojat, paraqitjen e këtij shteti në botë? Le të gjitha këto, pasi mund të aludojë në ate se do t’i kalojë mandati, por fare nuk logjikon ai njeri-president se, ky ligj e mbron edhe vet gjuhën maqedonase, madje edhe vet shtetin e tij, i të cilit ky Ivanov është president, ia ka mbyllur përceptorët e trurit, ndonjë “asht” i hedhur prej skajeve të mundshme. Këto veprime mund të emërtohen me çfarë do gjëje që kap filozofia, vetëm se, jo veprime për dhe me ndjeshmëri etnike, shtetërore e kombëtare. Sigurisht që me këta veprues që i radhita nuk mund të cilësohet e vlerësohet një popull apo etni e tërë, por, ardhjen e tyre deri në drejtim të shtetit e kanë arritur (pos tjerash), edhe përmes përkëdheljes suaj Zonjë…

Edhe pranë këtyre “budallallëqeve”, këtu (në Maqedoni), do ta kalojmë situatën, ngase kemi intelektualë të mirëfilltë maqedonas së bashku me pjesën tjetër etnike të këtij shteti pa emër kushtetues, të cilën e udhëheq edhe lideri shqiptar. Shpresojmë dhe besojmë se ky do të veprojë mirë e arsyeshëm, së bashku me të devotshmit që e përkrahin dhe e mbajnë, pa çka se është i rrethuar edhe me dilenxhi, hajdutë, spiunë, matrapazë, pseudofilozofë e deri në aso që atdheun e fusin në mes të këmbëve….

Ali Ahmeti do ta ketë energjinë e përballimit dhe s’do të devijojë. Po i radhis disa…; Atij ia morën rininë në vendin e vet të lindjes, dhe gjysmën e jetës e kaloi në mërgatë, ku veproi, punoi e krijoi familje. Tani  është kthyer, dhe, por si Anteu antik, thithë energjinë e vendit që aq shumë i ka munguar dhe (këtë energji) e shndërron në mirësi për vendin (shtetin) dhe rajonin  . Tjetra është se është i hapur dhe respekton mendimet e arsyeshme të bashkëveprimtarëve nga kohërat e kaluara, që e krijuan zjarrin dhe e shuan atë në dobi të njerëzimit…

Për Republikën e Shqipërisë

Sa i përket Shqipërisë, është mirë të trajtohet apo pranohet, nga që pavarësisht bjerrjeve të traditës shqiptare, aty gjënë ende diçka që ka mbetur prej tij, siç është toleranca dhe mikpritja. Madje ka edhe vlera të tjera njerëzore që të janë prezantuar ty në të kaluar nga vetë mendjendriturit tuaj, pa çka se disa zakone e vese të shqiptarëve s’mund t’i gjesh te to. Ne e kemi një maksimë: “O plak, ruaje pleqërinë tënde. O i ri, ruaje rininë tënde. O burrë, ruaje burrërinë tënde!”. Në këtë vend të bekuar këto më mos i kërko, edhe pse pleqtë tanë apo çdo plak i një familje ka qenë aq edukator e zë ëmbël, sa, po të krahasoheshin me akademikët e sodit të gjithë do ta fitonin çmimin “Honoris causa”. Tani kemi pleq që jo se e ruajnë pleqërinë e vet, por “pallin” parlamentit deri në nivelin sa i gërditin dëgjuesit. Kjo dukuri nuk mungon as te të rinjtë, të cilët në polemika nuk mbesin fare pas tyre. Ndër vendet e tona, brenda dhe jashtë kufirit të kësaj Shqipërie, jemi përfaqësuar me nga një anëtar prej familjes, me nga një bajraktar prej fshatit, nga një prej qyteti e kështu me radhë. Tani po na ndodhë, po në këtë vend, ku pa sistemin e mbretërisë, jetësohet dinastia. Ndodh që për një vend apo udhëheqje, konkurrojnë njëkohësisht burri dhe gruaja. Ama, të drejtat njerëzore, e sidomos të pakicave i respektojnë shumë, madje, edhe pak si tepër, dhe e meriton që, jo vetëm të pranohet, por edhe të përshpejtohet pranimi, dhe pastaj, gradualisht gjërat do të vijnë në vend të vet, ngase, nga jehona e lashtësisë sonë, do t’i kthejmë virtytet pozitive të etnisë sonë dhe do të jemi shembull i qytetërimit në Botë.

Për shtetin e Kosovës

Sa i përket Kosovës, çfarë të themi! Si shtet i ri me udhëheqjen e re që e kanë, e meriton përkrahjen, por të lutem Zonjë e motit, mos të përsëritet varianti i punës së vitit 1913, kur u përcaktuan kufijtë e Shqipërisë, e cila gjithçka kishte rreth vetes, por jo etni e vende të tjera, pos kufi shqiptar-shqiptar. Nuk aludoj në ndryshimin e kufijve të Kosovës, të cilët veç janë përcaktuar, por e kam hallin te shqiptarët që kanë mbetur jashtë këtyre kufijve, siç është Lugina… që mos të lejosh që të dëbohen nga vendi me dhunë, por t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e veta që duan dhe u takojnë, apo thënë ndryshe, siç trajtohen minoritetet në shtetet skandinave, apo të drejtat e serbëve në vetë Kosovën. Kjo edhe të takon, Zonjë e Motit.

Zonjë e Motit, Ti e di mirë se pse nuk tjetërsohet etnia jonë. Megjithëkëtë do t’i përmendi disa veti: e para është se ne nuk jemi pushtues, dhunues e shovinistë, jemi tolerantë ndaj feve, ndaj  gjuhëve, ndaj kulturave, dhe e duam jetesën përkrah njëri-tjetrit, apo, thënë ndryshe, globalizmin apo rendin e ri botëror, dëshirë kjo edhe më e hershme, tentim edhe më i hershëm synuar nga perandori të ndryshme, por ne kemi mbijetuar falë një ligji shumë të hershëm, i cili nga shumë dijetarë quhet Kanuni i Lekë Dukagjinit, por ky lloj ligji, që e rregullon jetën shoqërore në të gjitha sferat: sociale, juridike, pronësore, komunikim shtet, e besim ndaj Zotit, sa shikuar në hollësi, duket se është një ligj i “shpallur” nga Perëndia. Por, se kam hallin këtu, por te çështja e mbijetesës. Kjo ka ndodhur shpesh ndër mileniume, fill atëherë kur në emër të një bashkëjetese ose bashkëqeverisje, etnitë që nuk ishin si ne, në mënyra të ndryshme kanë krijuar aparate apo struktura të marrjes së pushtetit dhe janë kthyer në mizorë. Në këto raste në të cilat po supozojmë se ka qenë e pamundur të përmirësojmë çështjen me veprime të mëdha popullore, sipas këtij ligji, qëndresa dhe reagimi kalojnë në familje. Në këtë rast veprohet me parimin dhëmb për dhëmbë, sy për sy, gjak për gjak… jo ndaj gjithë pushtetit apo aparatit shtetëror, por ndaj atij që e bën veprimin mbi një apo më shumë anëtarë të një familje, qoftë ai i zbatuar edhe përmes urdhrit.

Kjo linjë veprimi, mbase është shumë e largët apo primitive, quajeni si të doni, por është funksionale. Ngase, qoftë ushtari, polici, prokurori, gjykatësi apo gardiani, para se ta pranonin një detyrë të këtillë (për të vrarë apo mbyllur një pjesëtar të një familje shqiptare padrejtësisht), do të mendonte mirë se e njëjta do ta gjente edhe atë, apo një pjesëtar të familjes së tij. Të supozojmë se një gjykatës në Greqi, Maqedoni apo gjetkë, do të bënte një veprim jashtëligjor, ai do ta paguante me kokë. Ky ligj i yni shumë i hershëm ka rregulloret e zbatimit: nuk futet në veprim ndaj dënimit për vjedhje, as ndaj dënimit për fyerje e nënçmim, as ndaj dënimit për përdhunim apo keqtrajtim të gjinisë së bukur, por vetëm atëherë kur bëhet montimi i ndonjë ndodhie dhe krijohen viktima ndaj prekjes së pronës e familjes, dhe ka shumë të këtilla, por edhe atëherë kur gëzon apo dëfrehesh në llogari tënde, pa i bërë kujt dëm dhe arrestohesh, dënohesh apo keqtrajtohesh, futet në veprim ky ligj dhe domosdoshmërisht zbatohet. Me këto raste atëherë le të dënoheshin djem të ri në Greqi se po përshëndetkan me gishtërinj dore pa e llogaritur formën që japin ato.

Zonjë e Motit. E meritojmë lirinë tonë, po ashtu edhe përkrahjen tuaj. Jo vetëm për të na pranuar në Bashkimin Evropian e NATO, por edhe për çdo nevojë që kemi. Jo për tjetër Zonjë …, por, pse mundesh, pse ke, dhe kur i posedon këta dy faktorë, atëherë është rregull njerëzor, është porosi nga Perëndia që të ndihmohet tjetri që e meriton. Bëj këtë lutje, ngase ky vend i quajtur IRJM është vërtet një vend i një kapsolle baroti. Zonjë …, Ju mirë e dini se mbase për një teke, Ballkani vet e ka djegur Ballkanin për dashuri epshore (lufta e Trojës), dhe tek pas kësaj zhbërjeje të vetes, të mbijetuarve iu ka kujtuar ta shtrijnë qytetërimin e vet, që ju me aq përkushtim e ringjallët.

E ne do të jemi të njëjtët: bujarë, mikpritës, tolerantë, besnikë, dhe të përkulur para ligjeve të quajtura Kanun, që aq shumë e deshën mbretërit tuaj dhe aq shumë nga dashakëqij po tjetërsohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here