Njerëzit e lirë përballë politikës në shërbim të grupit

0
1098

Nga: Shemsije Elshani

Unë ende vazhdoj të habitem si angazhohen njerëzit në politikë te ne, pa shkëputur ato prangat sociale që i mbajnë lidhur me grupin.

Janë kot të gjitha shkollat që ke mbaruar, shetitjet dhe aktivitetet që ke bërë nëpër botë. Kot janë librat që ke lexuar, detyrat e postet që ke ushtruar, nëse gjitha këto nuk të kanë shërbyer të të shkëputin nga prangat sociale, pranga këto që të mbajnë sot e gjithë jetën lidhur me grupin.

Ky djali im që po bën master në Jura këtu në Bernë, thotë që në botën përendimore, në vitet 70, filloi një  lëvizje për shkëputjen e individit me grupin. Kjo ndodhi edhe te ne. E keqja është, se te ne kjo lëvizje u pengua, dhe në vend që të vazhdoj para në shkëputjen e prangave të reja, çdoherë e më tepër vumë të tjera pranga. Janë pikërisht këta “të paçliruarit” të cilët për të kompenzuar lirinë e vet, i hynë politikës, rrugë kjo e cila dërgon veç te pushteti. Duke mos e përjetuar lirinë si pervojë individuale këta konstituan një sistem tërësisht totalitar, ndonëse nën petkun e demokracisë.

Të rrallët, ata që shfrytëzuan këtë shansë dhe u çliruan, janë mbase të vetmit këta që sot ngrejnë zërin e tyre për lirinë e vertetë të atdheut, për zhvillimin dhe emancipimin e vërtetë të shoqërisë. Si të tillë, këta nuk i imponohen politikës. Këta presin të vijnë aty në mënyrë të natyrshme. Të tillët pengohen në mënyra të ndryshme nga këta të parët, të cilët instiktivisht ndjehen të rrezikuar prej tyre.

Ne ende nuk jemi të denjë për një konkurencë në mes të të lirëve.

Ne jemi të ndarë në mes të atyre që synojnë pushtetin dhe atyre që synojnë çlirimin e vertetë të vendit.

Uroj të ju vije radha njerëzve të lirë, sa më parë aq më mirë!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here