Nevojitet kushte më të mira pune, për të mënjanuar keqpërdorimet për punonjësit temporal

0
198

Bisedime për ripërtëritjen e KKP për personel të huazuar në Zvicër 

Puna temporale është duke marshuar. Në shumë ndërmarrje personeli temporal është i punësuar me kusht më të pavolitshme se sa të punësuarit e përhershëm. Shumë ndërmarrje nuk druajnë dhe nuk ndalen se shkarkuari punëmarrësit dhe në vend të tyre të punësojnë fuqi temporale pune. Urgjentisht nevojitet përmirësim i KKP, për të reduktuar keqpërdorimet e punësimeve temporale.

Shembulli i “Bombardier”-it

Është një praktikë e zakonshme: Të shkarkohen të punësuarit, për të punësuar punëtorë temporalë. Kështu shembulli i “Bombardier”-it në Villeneuve të regjionit Waadt (Vuad), siç raportonte edhe gazeta ‘work’ e datës 28.9.2017, : shkarkohen 480 të punësuar temporal dhe 170 të përhershëm. Mirëpo, derisa vazhdon shkarkimi masiv, korporata e madhe kanadeze e hekurudhave punëson temporal tjerë. Mekaniku Jean Müller (emri i ndryshuar) është i mllefosur: “Qysh nga gushti punësohen përkohësisht të tjerë të ri! Njëkohësisht vazhdojnë shkarkimet”.

Punëtorët e shkarkuar janë të punësuar përmes ndërmjetësuesit Adecco të njohur botërisht. “Adecco shkarkon disa dhe të njëjtën kohë punëson të tjerë. Kjo gjendje është me të vërtetë abnormale. Ne të gjithë jemi të tronditur” shpjegon më tej Müller.

Pak para pensionimit të shkarkuar

Një praktikë e tillë njihet edhe në degën e ndërtimtarisë, siç tregon një shembull nga Gjeneva. Rast veçanërisht i keq. Punëtorët e shkarkuar janë të punësuar të moshuar, të cilët gjenden në prag të pensionimit dhe të cilët as që mund të gjejnë ndonjë vend tjetër pune. Arsyetimi i punëdhënësit: Për pagën e këtij punëtori të moshuar mund të punësojmë dy punëtorë temporal. Këtë veprim dhe gjendje, sekretari sindikal Jose Sebastian e konsideron të padurueshme: “Ata duan punëtorë temporal, të cilët punojnë shumë, të cilët marrin pagën minimale dhe nuk ankohen, pasi punësimi i tyre është i pasigurte dhe kanë frikë se nuk do të gjejnë ndonjë punë tjetër”.

Kërkesat e Unia: Kufizimi i të punësuarve temporal

Ka një kohë të gjatë që Unia kërkon kufizimin e të punësuarve temporal për 10% të të punësuarve të përgjithshëm në një ndërmarrje. Pasi të punësuarit e përkohshëm keqpërdoren për dumping pagash dhe atë social, duke anashkaluar KKP-në.

KKP kundër këtij modeli biznesi shfrytëzues

Ndërmarrjet punësojnë pa hamendje punëtorë të përkohshëm, për ti ikur respektimit të rregullave e normave ligjore dhe mbrojtjen e të punësuarve si dhe KKP-së. Të punësuarit temporal i nënshtrohen në Zvicër KKP për personel të huazuar. Ky është duke u ri negociuar nga 27 shtatori 2017. Organizatat e punëmarrësve dëshirojnë përmirësime të kësaj Kontrate Kolektive të Punës, për të reduktuar keqpërdorimet e punësimeve temporale.

Katër kërkesat kryesore

Të katër Organizatat e punëmarrësve të cilat janë palë të Kontratës Kolektive të Punës, janë pajtuar për katër pika:

  • Industria e makinave, ajo kimike, farmaciste dhe grafike si dhe industria ushqimore, ajo e të mirave luksoze: të punësuarit e përkohshëm (temporal) duhet ti nënshtrohen kushteve të punës sipas KKP të vlefshme të këtyre sektorëve industrial.
  • Paga minimale në sektorin publik dhe gjysmë publik (p.sh. shëndetësi): Të punësuarit temporal duhet nënshtrohen kushteve të punës sikur të punësuarit me kontratë të përhershme dhe Kontrata sektoriale duhet respektuar nga partnerët social që kanë nënshkruar atë.
  • Rritja e pagave minimale për të gjithë të punësuarit e KKP për personel të huazuar, që nuk u nënshtrohen sektorëve favorizues.
  • Pagë minimale prej CHF 5200 (CHF 5600 në regjionet me paga të larta) për të punësuarit që posedojnë diplomë apo certifikatë shtetërore të aftësimit profesional; dhe CHF 6000 për absolventët e shkollës së lartë apo të universitetit (CHF 6500)

Të ndalen keqpërdorimet

Organizatat e punëmarrësve duan të përmirësojnë KKP për personelin e huazuar dhe ta sigurojnë atë për një kohë afatgjate, për të rregulluar çështjen e të punësuarve temporal. Kufizimi i keqpërdorimeve në këtë degë është qendror.

 

Marilia Mendes

Përktheu e përshtati: O. Osmani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here