“Munishi”, krahas kapaciteteve, rrit imazhin e shqiptarëve në Zvicër

0
596

Disa firma në Zvicër me pronarë shqiptarë, tashmë me punën e tyre kanë bërë emër edhe në qarqet ekonomike zvicerane. E tillë është edhe firma «Munishi » me seli në Wil, e cila më 8 qershor në këtë qytet në praninë e ekspertëve të huaj të ardhur edhe nga Gjermania e Austria, inauguroi sallonin e ri të mobilieve ku ka ekspozuar disa nga prodhimet e saj dhe të firmave simotra

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Prej 15 vjetëve në qytetin e Wilit me shumë sukses vepron firma «Munishi », me pronar shqiptarë me prejardhje nga Kabashi i Vitisë. Kryefamiljari Nue Munishi, që migroi me familje në vitin 1973, tash në pension, punën e filloi me një uzinë të vogël marangozësh, që ndërkohë u rrit dhe bëri emër jo vetëm në kantonin e St. Galenit, por edhe në Zvicër e më gjerë.
Ndonëse veprimtaria e «Munishit» është prodhimi i mobilieve dhe rregullimi i ambienteve të banimit, sot kjo firmë i ka zgjeruar kapacitetet dhe veprimtarinë, falë tre djemve të Nues: Gjergjit, Franklinit e Nikollës, që migruan këtu në moshë të re, por që iu përvishen shkollave profesionale e specializimeve, kryesisht në fushën e përpunimit të drurit.

Madje Gjergji, djali i madh,  për dy dekada ma babën e tij, punoi në firmën e njohur Piati, ku e perfeksionoi aq shumë punën, sa të bëhet edhe udhëheqës reparti. Ndërkohë pas punës në Piati, gjatë 15 vjetëve të fundit familja e madhe Munishi u përqendrua në veprimtarinë e saj private, në mobilieri, duke bërë emër sidomos me prodhimin, montimin dhe plasmanin e kuzhinave, si dhe në kooperim me firma të njohur të kësaj fushe.

Nga viti në vit “Munishi AG”, nga një punëtori e vogël u kthe në një firmë me renome, duke qenë pranishëm jo vetëm në tregun zviceran por edhe më gjerë. Kjo veçmas u dëshmua me 8 qershorin e sivjetmë, kur edhe u inaugurua salloni i ri në objektin e ri në Bronschhofenstrasse 81 Wil SG
Objekti i ri, që u inaugurua solemnisht sot afron mundësi të mëdha për plasmanin e produkteve të “Munishit”, siç janë kuzhinat dhe mobilierit tjera. Me këtë rast shumica e mysafirëve ishin të huaj, jo vetëm zviceranë, por edhe gjermane austriak, përfaqësues firmash me të cilët edhe bashkëpunon “Munishi AG”. Në ceremoninë e organizuar  moderimin e ka bëri Mike Hollenstein, udhëheqës në Raiffeisenbank Wil, ndërsa me fjalime u paraqitën Frank Woljam, Udhëheqës i firmës Ewe në Austri, Felix Schmuckli, Arkitekt i njohur për projekte te mëdha në Zvicër dhe Christian Placho, udhëheqës i firmës Warendorf, të cilët edhe vlerësuan lartë kontributin në sferën e ekonomisë të familjes Munishi, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë që e kanë, duke i kontribuar kështu jo vetëm sferës së prodhimit e plasmanit por edhe rritjes së imazhit të shqiptarëve në Zvicër e më gjerë. Ndërkohë gjatë prerjes së shiritit bekimin e objektit “Munishi” e bëri prifti i  qytetit të Wilit Roman Giger, ndërsa darkën e përgatiti kuzhinieri Thomas Bühner që mban numrin 5 në Evropë.

Do theksuar se Firma “Munishit”, kryesisht përbëhet nga vet familja Munishi, si në prodhim, plasman e administratë. Do veçuar këtu djalin e dytë të kësaj familje Franklin Munishi, i cili pasi ka diplomuar ekonomikun në Cyrih, po në këtë qytet ka kryer edhe punën e udhëheqësit në një ent pune, ndërsa në Wil është edhe delegat i bashkisë së këtij qyteti. Do theksuar se edhe shumica e punëtorëve në fimën “Munishi” janë shqiptarë. Ndërsa që vet firma plasmanin e ka shtri edhe në shtetet tjera të Evropës përfshi këtu edhe Kosovën e Maqedoninë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here