Lajmet e fundit
sqde
Home / Aktualitete / Migrantët e partisë Socialdemokrate kërkojnë më shumë të drejta politike

Migrantët e partisë Socialdemokrate kërkojnë më shumë të drejta politike

Komunikatë për media, Bernë, më 21 qershor 2017

Në kuvendin e tyre vjetor, të shtunën e kaluar të datës 17 qershor 2017, Migrantët e partisë Socialdemokrate ndër të tjera kanë aprovuar një rezolutë, përmes së cilës kërkojnë të drejta të plota politike për të gjithë personat me leje të përhershme qëndrimi. Një diskutim intensiv u zhvillua mbi fushatën e Migrantëve të partisë Socialdemokrate mbi natyralizimin, e cila po zgjat qe mbi një vit. Mbi 100 të pranishmit pos tjerash i dhanë mbështetje reformës për pensione 2020, për të cilën do të votohet në vjeshtë të këtij viti. Në pjesën statusore janë aprovuar raporti mbi aktivitetin njëvjeçar 2016/2017 dhe synimet vjetore 2017/2018, si dhe janë zgjedhur anëtarët e kryesisë.     

Pra përafërsisht një viti, më 1 gusht 2016, Migrantët e partisë Socialdemokrate startuan me fushatën mbi natyralizimin “Më shumë Zvicër!”. Shkak për ketë është ligji i ri për natyralizim, i cili hynë në fuqi nga 1 janari 2018.  Nga kjo datë aplikimin për marrje të shtetësisë mund ta bëjnë vetëm ata persona që posedojnë lejen e përhershme vjetore. Migrantët e partisë Socialdemokratë do të angazhohen edhe më tej që personat, të cilët plotësojnë kushtet për natyralizim, por që nuk posedojnë leje të përhershme qëndrimi C, që gjatë vitit 2017 të bëjnë kërkesën për marrje shtetësie në komunën e tyre. Migrantët e partisë Socialdemokrate në vitin e kaluar kanë këshilluar disa qindra persona rreth çështjes së natyralizimit. Këtë mbështetje Migrantët e partisë Socialdemokrate do ta ofrojnë edhe më tej.

Kuvendi vjetor  ka aprovuar një rezolutë, përmes të cilës kërkohet  të drejta të plota për personat me leje të përhershme qëndrimi në Zvicër. Kjo do të paraqiste zbatim konsekuent të barazisë ligjore të garantuar me kushtetutën e vendit. Migrantët e partisë Socialdemokrate ftojnë të gjithë që të përfitojnë nga mundësive tashmë ekzistuese për pjesëmarrje dhe përfshirje politike, për të zgjeruar hapësirat bashkë ndikuese.

Një preokupim i rëndësishëm i Migratëve të partisë Socialdemokrate është edhe sigurimi i sistemit të pensioneve zvicerane.  Andaj kuvendi vjetor apelon tek anëtarësia dhe simpatizantët e saj, që më 24 shtator 2017 të angazhohen për një PO mbi reformën e pensioneve 2020. Pos kësaj Migrantët e partisë Socialdemokrate tërheqin vërejtjen se sa është e rëndësishme përfitimi nga pensioni në vendin e prejardhjes apo në ndonjë vend tjetër. Kjo në vitet e kaluara nuk u ishte mundësuar më tej njerëzve që ishin kthyer që jetojnë në Kosovë.

Për Migrantët e partisë Socialdemkrate të Zvicrës, Mustaf Atici, kryetar

P.S.: për më shumë mund të infromoheni edhe në vegën e internetit: www.spmigrantinnen.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Poezi: Nuk i dua stinët

Jo, nuk i dua stinët. Padhembshurisht e fshikullojnë jetën Trajektores së kohës së njerëzimit Nuk ...