Po me poezinë ç’keni ?

0
25

Nga Shemsije Elshani

Nëse vërtetë duhet thyer tabu, për te folur për marrëdhëniet intime dhe organet gjenitale, gjera të cilat i paska heshtur morali i shoqërisë, kjo është detyre e psikoanalistave, jo e poeteve, mendoj.

Ç’fare “mileti”?!

Dhe themi pastaj pse të rinjtë tanë shkojnë ne ISIS, lëshojnë mjekra, veshin brekushe, thyejnë buste, prishin varre, kidnapojnë e shesin gra etj. etj. … ?!

Sipas mendimit tim çdo krijim, çdo poezi e ndërtuar me një fjalor të tille vulgar, nuk është gjë tjetër pos ëndërr fëmijërore e poeteve, të cilët përkundër talentit për te bere poezi, si dhe njohurive të tyre në fushat e ndryshme, në aspektin social kane ngelur diku te ai kufiri qe ndanë te mirën prej të keqes. Këta poetë, nuk kane arritur të zhvillojnë atë portën e ndërgjegjes etike e shoqërore.

Poezia shpreh ndjenjën, jo materien. Ndjenja është hyjnore, ndërsa materia është përmbajtje, pjesë, copë, kallëp, substrat me të cilën shërbehen shkencat ekzakte, asesi poezia. Një materie mund të behet poezi vetëm pasi te këtë fituar gjuhen e simboleve.

Të tilla shkrime ku pjesët intime të trupit përmenden pa kurrënjë vështirësie, ku marrëdhënia seksuale quhet poezi , kurrë mos lexofsha e as mos dëgjofsha. Koha është shume e shkurtër për ta humbur atë, në korrigjimin e ndjenjës së gërditjes që këto “poezi” lenë pas.

E drejte e gjithkujt te jete çfarë te doje, kafshe apo gjysme kafshe, a njeri. E drejte poashtu te prezantohet si te dojë ne shoqëri. Ne këtë bote te madhe ka vend për te gjithë.

Po me poezinë ç’keni ?

Ajo që më shqetësoi, ishte fakti se mjaftoi një libër si i ky i Rita Petros, sa te rrënohen ato muret e një civilizimi te rrejshëm, sa te dali në sipërfaqe një kafshëri e tille, që të ngrenë krye me mijëra perversitete të fjetura te njerëzve, te cilët sikur u gëzuan qe me ne fund ju erdhi radha të realizojnë veten, të përmbushin gjendjen e vet gjysmëkafshërore, plotësisht ne përputhje me karakterin e tyre.

Derisa te lejojmë që poezia të bie në këtë gjendje, mos të habitemi kur të shohim një ditë skena duke bërë seks edhe me të vdekurit.

Atëherë edhe për psikoanalize do te jete vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here