Lidhja e diasporës shqiptare për Maqedoni – LDSHM

Komunikatë për mediet

Jemi në linjë direket të lidhur me vendlindjen në këto çaste, tani ora 22h06 ku shohim se mbretëron një kaos total në parlamentin e Maqedonisë! Shkak zgjedhja e krye parlamentarit nga shumica parlamentare, ku për kryetar të parlamentit u zgjodh z. Talat Xhaferi!
Në ndërkohë jashtë parlamentit kishte protestues të simpatizantëve të vmro-dpmnes të cilët e sulmuan parlamentin dhe u futën brenda! Aty janë rrahur disa deputet, ku në mes tyre edhe z. Zijadin Sela! Për fat të mirë, marrim lajme se gjendja shëndetësore e z. Zijadin Sela është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë! I dëshirojmë Zijadinit shërim sa më të shpejtë.
LDSHM apelon te populli shqiptarë:
– të jeni vigjilent
– të jeni syçelë
– mos provokoni me asgjë
– mbrohuni nëse sulmoheni
– mos dilni në anën tjetër të urës së Gurit nëse nuk keni nevojë
– mos të ju kap paniku
– mos frikoheni
– edhe në qytetet tjera me shumicë shqiptare le të mbretëron qetësia, urtësia dhe mençuria.
Ne këtë nuk do t’ua harrojmë asnjëherë atyre që i nxitën dhe e përgjakën deputetin shqiptarë, dhe deputet tjerë të parlamentit. Kushdo qoftë, do të dalë herë do kurë para drejtësisë, këta barbarë primitiv meritojnë dënimin më të rëndë të mundshëm.
LDSHM do të vazhdon edhe ditëve në vijim të përcjell situatën aktuale në Maqedoni dhe qëndron e gatshme të ndërmerr hapa konkret në varshmërisë me rrethanat, dhe zhvillimet në vendlindjen tonë të dashur.
Apelojmë mërgatën që të mos merren hapa të pa kontrolluar nga asnjë individ, në këso raste do të jemi unik. Do të ju njoftojmë me kohë për gjithçka që duhet të ndërmerret nëse e kërkon nevoja.
Lidhja e diasporës Shqiptare për Maqedoni
SHBA / UE / Zvicër