Home / Aktualitete / Prezantimi i hapësirave publike te Prishtinës ne Bernë te Zvicrës

Prezantimi i hapësirave publike te Prishtinës ne Bernë te Zvicrës

 

Në sallën e mbushur përplot, kryesisht me arkitektë të moshave të sfondeve të ndryshme si dhe mysafirë të rastit, në “Kernforumhaus” të Bernës, të martën e datës 14 nëntor 2017 në mbrëmje, u zhvillua një konferencë si organizim i përbashkët mes Shkollës se Larte universitare për Arkitekturë te Bernës dhe Kernforumhaus. Këtij manifestimi i parapriu organizimi i Shkollës Verore të Prishtinës 2017, iniciatore e së cilës është arkitektja nga Berna, zonja Blerina Shehu.  Një bashkëpunim ky me Universitetin e Prishtinës dhe Drejtorit te Urbanizmit te Komunës së Prishtinës, Liburn Aliut me titullin „Kaosi i ndërtimit urban ne Prishtinë“, si modul i fushës profesionale te arkitekturës nga Shkolla e Lartë të Bernës¨, institucion ky i arsimor universitar në të cilin edhe punon Blerina Shehu dhe është përgjegjëse për Projektin e bashkëpunimit mes Bernës dhe Prishtinës.

Me ftesë të Shkollës se Larte universitare për Arkitekturë te Bernë, mysafir prominent në sallën për komnfernca të “Kornforumhaus” pra ishte arkitekti i diplomuar Liburn Aliu, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, e i cili në një anglishte të rrjedhshme mbajti një referat mbi hapësirën publike ne Prishtinë, të shoqëruar e pasqyruar me fotografi të periudhave të ndryshme historike e me plane urbanistike si dhe prezantimin e projekteve të planifikuara dhe të realizuara nga Komuna e Prishtinës në këto 3-4 vitet e fundit.

Tubimin e hapi Drejtori i Shkollës së Larte universitare për Arkitekturë te Bernës, zotëri René Graf, i cilin pas përshëndetjes se rastit, të pranishmit dhe manifestimin e përshëndeti me një fjalë rasti edhe zyrtarit i lartë i Ambasadës se Republikës se Kosovës në Bernë të Zvicrës, zotëri Mustafë Xhemailit.

Me pas, mysafiri dhe pjesëmarrësit patën rastin të ndjekin fjalën përshëndetëse të zonjës Jeanette Beck, Arkitekte e Entit për Planifikim te qytetit te Bernës përshëndeti te pranishmit i shumtë.

Manifestimit si organizim i përbashkët mes Shkollës se Larte universitare për Arkitekturë te Bernës dhe Kernforumhaus i parapriu organizimi i Shkollës Verore të Prishtinës 2017: Një bashkëpunim ky me Universitetin e Prishtinës dhe Drejtorit te Urbanizmit te Komunës së Prishtinës, Liburn Aliut me titullin „Kaosi i ndërtimit urban ne Prishtinë“, si modul i fushës profesionale te arkitekturës nga Shkolla e Lartë universitare e Bernës.

Pjesa e diskutimit (me pyetje e përgjigje) me Drejtorin e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës, z. Liburn Aliu, u moderua nga arkitektja nga Berna Blerina Shehu, njëherazi edhe iniciatore e manifestimit në fjalë.
Ne vijim mund te lexoni një përmbledhje te fjalimit te drejtorit Liburn Aliu, përndryshe veprimtar politik si dhe aktivist qe nga orët e para dhe njeri nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shtatori i vitit 1997 – muaji i fillimit të një ndryshimi të madh në Kosovë

Kosova prej vitesh i ishte nënshtruar një dhunë sistematike nga Sërbia e Miloshevicit e cila dëboi të gjithë shqiptarët nga puna, helmoi me mijëra nxënës të shkollave fillore dhe të mesme,  mbylli shkollat, vrau shumë të rinjë e të reja dhe mori nën kontroll çdo sferë të jetës në Kosovë.

Rruga qëndrore e Prishtinës e cila prej dekadash shërbente si hapesirë publike – korzo, ku mbrëmjeve mbyllej për veturat e shndërrohej në shëtitore ku mijëra të rinjë bënin korzon dhe ishte vendtakimi kryesor për të rinjtë në Prishtinë, u zu. Në të gjitha kafenetë tani kishte vetëm sërbë ndërsa rruga qëndrore ishte përplotë me policë që nuk linin të grumbulloheshin më shumë se tre veta.

Korzoja prej vitesh, përpos që ishte vendtakim për të rinjtë,  ishte edhe vendi ku filluan shumë aktivitete politike të cilat ia ndryshuan pamjen Jugosllavisë së Titos. Vitet ’68, ‘81, ’89, dhe ’90 përfshinë Kosovën në demonstrata gjithëpopullore e paqesore, në të cilat humbën jetën shumë të rinj. Ajo ishte hapësira nga ku filloi vetëdijësimi shoqëror për të gjithë shqiptarët në Jugosllavi.

Në sheshe ngriten por edhe bien perandorët, aty bijnë diktaturat, aty ndodhin revolucionet dhe korzoja e Prishtinës ishte vendi më i rëndësishëm në përplasjet e shumta të brendshme të shtetit që quhej Jugosllavi.

Korzoja e Prishtinës -vendi ku ndodhte përplasja

Në shtatorin e vitit 1997, ishte edhe arsyeja e përplasjes. Përplasje për sheshin në shesh.Tani sheshi ishte vetë kauza.

Studentët shqiptarë, të cilët studimet e tyre i kryenin nëpër shtëpitë – fakultete të organizuara në sistemin paralel të arsimit, hapësirë të vetme të tyre kishin rrugicat e periferive dhe bodrumet e objekteve. Ishte e tëra kjo që u mbeti. Ata filluan organizimin e rezistencës për kthimin e ndërtesave të fakulteteve që u ishin marrë më 1991. Por para kësaj filluan protestën për shëshin. Betejë e parë ishte sheshi – korzoja.

Ata filluan organizimin e shëtitjeve në shesh dhe për ta bërë këtë duhej të përballeshin me policinë e Sërbisë e cila filloi menjëherë me arrestimet dhe torturat ndaj të rinjëve. Meqenëse shëtitjet nuk kishin të ndalur, ata lëshuan në qarkullim veturat te cilat në atë orë e kishin të ndaluar qarkullimin. Meqenëse shumica e veturave në qytet ishin të pronarëve shqiptarë, qytetarët refuzonin të qarkullonin në atë kohë. Pushteti organizonte grupe huliganësh dhe policë civilë që kapnin të rinjtë, i rrihnin nëpër rrugicat përreth,  por as kjo nuk solli ndonjë rezultat.

Sheshi u fitua dhe ishte kjo një fitore e parë drejt betejave tjera që e prisnin Kosovën. Ata të rinj së shpejti do të vazhdonin me demonstrata të rradhës, e më vonë shumë nga ata i lanë edhe librat dhe u bënë pjesë e luftës, të cilet sot shumë nga ata i kemi dëshmorë.

Lirimi i sheshit si kauzë, në dukje ishte gjë e vogël në krahasim më gjendjen e rënduar në Kosovë,  por pati një vlerë të madhe për të gjithë përpjekjet e shqiptarëve.

Hapësira publike në Kosovë ishtë vendi ku u ndërtua republika dhe nuk ka si të jetë ndryshe. Shtetin e lirë nuk kemi si ta masim ndryshe,  pos më atë që është publike.

Si trajtohet publikja përcakton edhe karakterin e cilitdo pushtet dhe publikja në përgjithësi e hapësirat publike në Prishtinë janë treguesi themelor për pushtetet  e regjimet që patëm.

Hapësira publike e qytetit të Prishtinës përgjatë shekullit të fundit pësoi ndryshime të shumta, u trajtua ndryshe nga pushtetet dhe u përdor në mënyra të ndryshme. Atëherë e përdorën regjimet e ndonjëherë qytetarët. Hapësira publike, në Prishtinë ishte instrument në duar të politikës.

Ne patëm progres sa herë që atë e përdorën qytetarët dhe patëm vuajtje sa herë që aty ishin regjimet.

Historiku i Prishtinës

Në bazë të gjetjeve arkeologjike, vendbanimet në hapësirat përreth Prishtinës, datojnë që nga periudha neolitike. Vendbanimet e lashta në Matiçan, Graçanicë dhe Ulpianë datojnë që nga 8000 vite para erë sonë.

Periudha e mbretit ilir Bardhyl, ka lënë gjurmë të lashta nga shekulli 4 para erës sonë. Periudha romake, Prishtinën e zë si pjesë të provincës dardane me një ndër qytetet më të rëndësishme të  ballkanit , Ulpianën, e cila më vonë u emërtua nga perandori Justinian si Justiniana secunda.

Në periudhat mesjetare, në bazë të gjetjeve arkivore, Prishtinën e shohim si një fshat,  i cili zhvillohet me kohën sidomos pas pushtimit osman, ku u ndërtuan edhe monumentet  kryesore të sotme të Prishtinës si Hamami i Madh dhe Xhamia e Fatihut.

Qyteti i është nënshtruar shkatërrimeve në shekullin 17, pas luftës austro turke, kur popullata shqiptare vendase ishte aleate e austriakëve. Në qytet zë hov zhvillimi pas ndërtimit të hekurudhës Selanik – Mitrovice në vitin 1874, dhe kur Prishtina bëhet si kryeqytet i vilajetit të Kosovës.

I tillë ishte deri në pushtimin e Kosovës nga Sërbia më 1912. Zhvillimet në periudhën osmane kanë lënë gjurmët e veta edhe sot në pjesën e vjetër të qytetit.

Në këto pjesë të qytetit, hapësirë kryesore publike ishte vetë rruga. Qyteti kishte rrugë të ngushta me forma të çrregullta dhe aktivitetet kryesore ekomomike ishin zejtaria dhe tregtia.

Skajet e rrugëve dhe katet përdhe të shtëpive ishin dyqane tregtare apo zejtare dhe jeta publike zhvillohej në rrugë. Qyteti pati edhe bezistanin i cili shërbvente si qendër tregtare.

Hapësirë publike kryesore ishte hapësira përreth xhamive, ku njerëzit takoheshin para dhe pas shërbimeve fetare që kryenin në objektet fetare. Tubimet më të mëdha të njerëzve ishin me rastin e ditës së tregut dhe në këtë mënyre tregu ishte hapësira publike që grumbullonte njerëzit. Në zonat jashtë qendrës hapësire publike ishte vetë rruga. Lëvizja e grave ishte e kufizuar dhe aktivitetet publike mungonin.

Burrat përpos aktiviteteve që lidhen me ritet fetare, kohën e kanë kaluar nëpër kafënetë ku është shërbyer caj, dhe kafe.

Vitet 1912 – 1941, janë vite të pushtimit te mbretërise sërbe. Ne vitet 1912 – 13, popullata në Kosovë u përgjysmua dhe gjysma e mbetur u përgjysmua sërish deri ne vitin 1941.

Pjesa dermuese e pronave të shqiptarëve u morën nga shteti dhe iu dhanë kolonove te rinj.

Me përjashtime te disa zhvillimeve te lehta me ndërtesa të stilit austriak nëpër qendrat e qyteteve, zhvillimet ne ndertim ishin te pakta. Përqëndrimi kryesor i pushtetit ishin fushatat dëbuese të popullatës dhe kolonizimi i territorit.

Jeta publike e popullatës ishte mjaft e kufizuar dhe sheshi qendror në shumë raste shërbente për ekzekutime te kryengritësve.

Kafenetë ishin më të zhvilluarara dhe frekuentoheshin kryesisht nga oficerët dhe sherbyesit e administratës.

Vitet e periudhës së pushtimit fashist italian dhe gjerman 1941 – 1945 ishin vite kur fashistët ne atë kohë me synim të joshjes së popullatës shqiptare organizonin aktivitete kulturore duke e shfrytëzuar urrejtjen e popullatës ndaj terrorit te regjimit te mëparshëm.

Ne këtë kohë filloi hapja e shkollave ne gjuhën shqipe dhe aktivitetet kulturore ishin prezente edhe në hapësira publike. Këto aktivitete kishin ne sfond propagandën ideologjike fashiste.

Poashtu gjatë kësaj periudhe ne festat kombëtare paralelisht me aktivitetet e organizuara nga fashistët pati edhe demonstrata antifashiste.

Pas çlirimit të vendit nga fashizmi ne vjeshtën e vitit  1944, ne Kosovë u vendos sistemi  socialist i Jugosllavisë. Kosova vazhdon te mbetet pjesë e Jugosllavisë edhe pse ne luftën clirimtare iu ishte premtuar nga komunistet jugosllavë se do të ishin të lire ti bashkoheshin shtetit shqiptar.

Periudha e viteve ’50 dhe ’60 ishin seri vitesh te nje terrori ne shkallë te gjërë ku dëbimi i shqiptarëve dhe mohimi i të drejtave vazhdoi pothuaj si ne periudhën e mbretërise.

Në kete periudhë filloi rrënimi i shumë ndërtesave të vjetra osmane. U rrënuan xhami, u rrenua kisha katolike dhe Sinagoga. Po ashtu u rrënuan Bezistani dhe pjesë te Çarshisë. Keto rrënime u bënë nën parullën “Rrënojmë të vjetrën dhe ndërtojmë të renë.” Filloi nderimi i ndërtesave moderne dhe filloi zgjerimi i qytetit.

Në këtë periudhë nuk ka ndonjë zhvillim te veçantë ne pjeset periferike te qytetit ndersa pjesa e zgjeruar filloi te kishte me shume hapësira te lira dhe vende rekreative.

Hapsirat publike frekuentoheshin kryesisht vetem nga nje pjese e popullates e cila lidhej me punen ne administrate dhe ne sektoret e sigurise dhe ushtrise.

Me hapjen e shkollave te mesme ne gjuhen shqipe filloi edhe gjallerimi kulturor dhe vetedijesimi i popullates. Pasuan aktivitetet politike ne kerkim te te drejtave te qytetareve.

Viti 1968 ishte edhe viti kur ndodhi demonstrata e pare ne kerkim te te drejtave te qytetareve. Kjo demonstrate ndodhi ne sheshin qendror te qytetit dhe u shtyp me dhune duke lene pas edhe te vrare.

Fundi i viteve te’60 njihet si periudhe ku popullta filloi te fitoje ca te drejta me teper si rezultat i rezistences dhe kembenguljes qytetare.

Ne vitet e ’70 u hap edhe Universiteti i Prishtines dhe filloi nje zhvillim ekonomik i theksuar. Ne kete kohe, Kosova u be krahine autonome ne Jugosllavi edhe pse ende konsiderohej si pjese e Republikes se Serbise. U hapen shume fabrika dhe familja qytetare filloi te modernizohet ne menyren e jeteses.

Gruaja filloi te kete me shume te drejta ne shoqëri dhe shkollimi i saj shkonte gjithnje ne rritje.

Ne kete kohe filluan te ndertohen lagje te reja ne te cilet kishte hapsira rekreimi, sheshe publike etj.

Orari i punes ishte nga ora 07 deri në 15. Njerezit e punesuar kishin kohe te mjaftueshme rekreimi dhe socializimi. Hapësirat publike shfrytezoheshin dhe zhvillohej nje jete me e pasur shoqerore.

Prishtina- qytet i studentëve

Ne vitet ’70 dhe ’80 edhe sheshi qendror ishte mjafte i frekuentuar, ne oret e mbremjes organizohej “Korzoja” ku benin shetitjen qytetaret ePrishtines. Mbremjet ne sheshin e Prishtines ne kete periudhe ishin perplot njerez dhe per nostalgjiket mund te mbahet ne mend si periudha me e bukur e jetes shoqerore. Njerezit takoheshin dhe edhe pse e ndaluar, tema politike ishte pjese e cdo bisede.

Megjithate Kosova vazhdoi te mbetet si zona me e pazhvilluar e Jugosllavise ne nderkohe qe ishte me e pasura me resurse natyrore te cilat shfrytezoheshin nga kompanite shteterore qe udhehiqeshin nga Serbia. Pabarazia ishte e theksuar ne raport me popujt tjere te Jugosllavise dhe burgjet e shtetit asokohe ishin perplot me shqiptare. Ne kete kohe dominionte parulla kunder pabarazise “Trepça punon e Beogradi ndertohet”.

Ne vitin 1981, sheshi qendror i Prishtines u perfshi serish nga demonstratat ku kerkohej qe Krahina Socialiste Autonome e Kosoves te avancohej ne republike te barabarte me republikat tjera ne Jugosllavi.

Demontrara te tilla pati ne tere Kosoven. Keto demonstrata u shuan dhunshem ku poashtu pati shume te vrare dhe mijera te arrestuar.

Nga ana tjeter pushteti ne Beograd synonte edhe marrjen e keasj autonomie, gje qe ndodhi ne vitin 1989. Ky veprim u shoqerua edhe me futjen ne Kosove të tankeve dhe ushtrise, dhe me shtimin e forcave policore. Qyteti u vershua nga policet e armatosur me arme te gjata ne cdo kend.

Ky veprim u pasua nga demonstrata dhe revolta e  madhe e popullates ne tere Kosoven. Revolta keto qe shuheshin me dhune dhe me shume te vrare e te arrestuar.

Demonstratat e vitit 1990

Kuvendi i Kosoves me 2 korrik 1990 e shpalli Kosoven si Republike por menjehere pas kesaj u pushtua cdo institucion dhe rruge nga forcat policore.

U vendos kontroll i plote i aparatit shteteror te dhunes mbi cdo sfere te jetes.

Ne shkolla ndodhën helmime të mijera nxenesve shqiptare dhe kjo vetem sa e shtoi revolten tek qytetaret.

Viti 1991 ishte viti kur u moren edhe shkollat e mesme dhe Universiteti i Prishtines. Qytetaret organizuan rezistencen paqesore dhe sistemin paralel te arsimit qe funksionoi deri ne perfundimin e luftes dhe largimin e forcave serbe nga Kosova me 1999.

Nga ky vit edhe hapsirat publike frekuentoheshin shume me pak per shkak te dhunes sistematike policore. Prezenca e policeve te armatosur dhe te shoqeruar me autoblinda ishte kudo.

Pothuaj te gjithe punetoret shqiptare u larguan nga puna. Posta, spitalet, shkollat, administrata dhe sherbimet tjera mbeten pa punëtorë shqiptare.

Korzoja e qytetit ndaloi, kafenete ne qender frekuentoheshin vetem nga qytetare serbe dhe jeta e qytetit u zhvendos neper rrugica e bodrume.

Mesimi ne shkolla te mesme dhe fakultete organizohej neper shtepite private ne periferi.

Aktivitetet kulturore organizoheshin neper lokale private, e salla qe nuk binin ne sy nga pushteti.

Shendetesia u organizua paralelisht me hapjen e ambulancave solidare ku mjeket dhe infermieret shqiptare sherbenin falas neper lagje.

Hapësira per qytetarin ngushtohej vazhdimisht. Jetë publike nuk kishte per qytetarët shqiptare.

Ne periudhen kohore 1990- 1998 konsiderohet se rreth 700000 banore u larguan nga vendi.

Viti 1998 – 1999, jane vitet kur shpertheu lufta clirimtare ne Kosove. Lufte kjo qe perfundoi ne qershor 1999, pas intervenimit te NATO-s, duke lene pas 15000 qytetare te vrare, 20000 gra te dhunuara, rreth 100000 shtepi te shkaterruara dhe rreth 1000000 banore te debuar.

Çka ndodhi pas luftës ne Kosovë?

Periudha e pasluftes në Kosovë është percjellë me nje lëvizje të madhe të popullsisë nga fshati në qytet sidomos nga zonat e shkatërruara gjatë luftës.

Poashtu gjatë kësaj përiudhe ka pasur investime të shumta në Kosovë nga fondacionet e huaja dhe nga mërgata shqiptare.

Menjeherë me përfundimin e luftës mori hov rindërtimi i shtëpive dhe ndërtimi i ndërtesave të reja. Ka ndodhur një zgjerim i shpejtë i zonës urbane të qytetit. Në këtë kohë Institucioni i Komunës ka qene mjaftë i dobët dhe nuk ka mundur të percjellë zgjerimin e hovshëm të kryeqytetit.

Të gjitha ndërtesat e ndërtuara pas luftës nuk kanë qene të pajisura me leje ndërtimore dhe nuk janë realizuar në bazë të ndonjë plani hapsinor. Për pasojë, rrethina e kryeqytetit sot është e mbingarkuar nga ndërtimet jo formale, pa ndonjë rregull dhe organizim të mirëfilltë.

Tani në Prishtinë janë të regjistruara rreth 46000 ndërtime pa leje.

Për pasojë të mosfunksionimit të inspektoriatit ndërtimor, një pjese e konsiderueshme e hapsirave publike janë zënë më ndërtime. Në Prishtinë ne vitet e pasluftes vlente ligji i “të fortit”.

Në vitin 2000 është vrarë dhe drejtori i Urbanizmit, Rexhep Luci, personi i cili tentoi të vendosë rregull në procesin e ndërtimit.

Në vitin 2004 – plani i parë rregullativ per lagjen Dodona

Është pritë që pas vendosjes së planeve hapsinore do kete edhe rregull në procesin e ndërtimit por në fakt gjendja është përkeqësuar edhe më tej. Ky plan rregullativ dhe disa plane të tjera në vazhdim të tij, patën kritere tejet të favorshme për profitin e kompanive ndërtimore por kishin kushte jashtëzakonisht të pafavorshmë per qytetarët që do jetonin në ato lagje. Me dendësi shume të lartë të ndërtimit, shfrytëzim iracional të tokës dhe distanca tejet të vogla ndërmjet ndërtesave, ky plan solli një lagje pa hapësira publike dhe me banesa pa izolim per shkak të afërsisë shumë të madhe të ndërtesave. Me hapsira të përbashkëta në minimimin e nevojshëm dhe pa parkingje.  Po ashtu cilësia e ndërtesave si ne funksion dhe siguri mbeti e pakontrolluar asnjëherë.

Edhe kjo fazë e zhvillimit të qytetit ishte fazë në funksion të “të fortëve”, vetëm se tani me plan dhe ligj.

Duhet theksuar se në këtë periudhe,  komuna humbi një pjesë të madhe të pronave përmes uzurpimeve dhe proceseve te dyshimta gjyqesore. Pronarët e rinj të këtyre pronave i mbushën ato zona me ndërtime sërish në kundërshtim me cdo lloj kriteri urban.

Trend mjaft negativ ishte ai i privatizimit të pronave shoqërore, ku tokat bujqësore rreth e përqark Prishtinës u privatizuan nga individë që nuk merreshin me bujqësi. Ato nuk u punuan asnjëherë, u shitën e u stërshitën dhe në fund përmes planeve hapësinore u shëndërruan në zona ndërtimi.

Cikli i privatizimit dhe stërshitjes së tokave bujqësore u përmbyll me miratimin e Planit Zhvillimor Urban, plan ky qe zonën urbane të qytetit e zgjeroi pothuajse dyfish dhe duke i rritur koeficientët e dendësisë banimore. Sipas këtij plani edhe përkundër faktit që popullata e sotme e Prishtinës është nën 500000 banorë në të mundësi ndërtimi janë për një popullatë mbi 1000000 banorë.

Si rezultat i këtyre zhvillimeve, sot në Prishtinë këmi zonat e përiferisë së qytetit më ndërtesa informale dhe me mungesë të hapsirave publike dhe shërbimeve që do të mund të ofrojë komuna.

Në Prishtinë, për kohë të gjatë sheshi qendror i qytetit si dhe disa nga hapsirat publike të lagjeve të ndërtuara në vitet ’70,’80,  mbeten hapsirat e vetme publike për qytetarët.

I kujt është sheshi sot?

Sheshi qendror i qytetit vazhdoi të mbetet hapsira kryesore publike e qytetit. I rregulluar me pllaka të mermerit, kafene ku shërbehet mire, reklama e drita, mbase edhe është impresionues në krahasim me pjesët tjera të qytetit.

Është interesante se si në vitet e pasluftës nga organizatat ndërkombëtare që punuan në Kosovë, u vendos një orar pune që nuk i ishim nënshtruar më parë. Në shumicën e organizatave që punojne sot ne Kosovë dhe vecanarisht në Prishtinë orari i punës fillon në 08:30 dhe mbaron në 17:30. Kjo bëri që  kur njerëzit dalin në kohë të lirë të shtyhet për orët e vona të mbrëmjes dhe kryesisht nëpër kafene. Sidomos e shtuna në mbremje mbetet koha e preferuar për të dalë dhe per tu dehur diku.

Modernizimi i mëtejmë i jetës ndikoi në mënyrë ndryshe të të jetuarit dhe hapsirat publike tani mbetën më pakë të frekuentuara.

Por sidoqoftë sheshi ditën është plot. Aty mund të takosh qytetarë nga shtresa të ndryshme. Zakonisht aty gjen turistët që vijnë për të parë Prishtinën, mund të pish kafenë me ndonjë nga punonjësit e qeverisë, biznesmenë, etj.

Pa  dallim të madh me sheshet në vendet e Evropës

Aty mund te jenë kalimtarë edhe qytetarë te tjerë nga periferia, ose mbase mund te jenë atje si shitës ambulantë apo lypës por shumë rrallë si njerëz që kanë dalë për të kaluar caste të mira socializimi aty. Ata mbase nuk ndihen komod në atë ambient i cili brenda një kohe të shkurtër mund tua zbrazë të ardhurat mujore që kanë.

Rrallë nga këta njerëz mund ta ndjejnë këtë si shesh të vetin. Diferenca e madhe klasore e krijuar në vitet e pasluftës i ka përjashtuar ata.

Nëse në vitet e para luftës kolektivisht qytetarët ne Kosovë ishin të shtypur nga Serbia, përbrenda tyre pati një lloj barazie. Në vitet e pasluftës është fituar liria por ka ndodhë një rritje e madhe e pabarazisë ekonomike që domosdoshmërisht i përjashton një pjesë të qytetarëve nga ajo që quhet e përbashkët. Sheshi qendror mbetet i përbashkët vetëm për disa.

Por jo çdo her: Nganjëherë në shesh ndodhin edhe demonstrata politike. Edhe sot e kësaj dite vazhdon të ketë trazira. Shpesh herë hidhet prapë gaz lotësjellës, dhe në këto raste derisa nuk vie policia të vendos serish kontrollin, sheshi i takon atyre që në kushte normale janë ose shitës ambulantë ose lypsarë. Në këtë kohë kafenetë mbyllen ose së paku i largojnë tavolinat nga sheshi.

Sheshi mbetet hapsirë e perbashkët pothuajse për të gjithë vetëm se në rrethana të ndryshme te cilat e perjashtojnë njëra tjetrën.

Më ka rënë rasti të takoj dhe intërvistoj disa nga ata që punojnë si shitës ambulantë, kamarierë, shesin ndonjë cigare apo edhe kërkojnë lëmoshë. Kryesisht vijnë nga lagjet e periferisë dhe sheshi qendror për ta është thjeshtë vendi i punës dhe kur të mbarojnë me punë kthehen në lagjet e veta ku hapsira publike u mungon.

Po hapësirat publike për qytetarët?

Hapsirat publike për qytetarët vazhdon të jetë njëri nga prioritetet e komunës sot. Metodat e reja qe janë hulumtuar dhe aplikohen ne funksion të krijimit të hapsirave publike për zonat tashmë të ndërtuara dhe poashtu ku kemi mungesë të tyre. Bashkëpunimi me universitetet dhe organizatat ndërkombëtare duke përfshirë edhe organizaten HELVETAS dhe DEMOS-in Zviceran.

Hulumtimi dhe aplikimi i praktikave botërore në planifikim, ku hapesirat publike realizohen permes rregullimit të tokës ndërtimore me marrëveshje me Zhvilluesit dhe pronarët e tokave, me ç’ rast u prezantuan edhe shembujt konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*