Shija e kuzhinës dhe këngës shqiptare promovohet edhe në Zvicër

0
623

Në qytetin e Usterit të kantonit të Cyrihut, më 3 dhjetor, u shtrua një darkë me një meny të përzgjedhur me emërtimin simbolik: ”Shije shqiptare”,  përgatitur nga kuzhinierë të njohur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia, ku nuk mungonin as llojet e verërave kosovare që tash me sukses po plasohen në tregun zviceran

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Në qytetin e Ushterit të kantonit të Cyrihut, më 3 dhjetor 2017, në kuadër të promovimit të kuzhinës sonë, me emërtimin simbolik: ”Shije shqiptare”,  në Restorantit “Stella del Centro” Uster të pronarit Agron Ahmetaj, në një ambient tejet të ngrohtë me bashkatdhetarë nga trojet etnike u shtrua një darkë me specialitetet përzgjedhura të kuzhinës shqiptare.

Në mesin e mysafirëve, shqiptarë e të huaj, të ardhur nga anë të ndryshme të Zvicrës, ishte edhe ambasadori i Shqipërisë , z. Ilir Gjoni. Ndërsa që në holet e restorantit ishin ekspozuar disa nga prodhimet bujqësore shqiptare, kryesisht nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Në mesin e tyre ishin prezent edhe disa nga prodhuesit dhe eksportuesit e pijeve e sidomos të verërave. Sepse, siç u përmend në këtë eveniment, vetëm Kosova aktualisht prodhon 17 lloje të verës së kuqe dhe dy të verës së bardhë, ndaj edhe me këtë rast importuesit kishin sjell disa mostra të prodhimeve të tyre, tejet joshëse, si për nga ambalazhi ashtu shija. Do theksuar, se në saje të angazhimit të këtyre eksportuesve nga Kosova në Zvicër nga viti në vit po shtohen kërkesat për verërat e Kosovës, përfshi këtu edhe birrën e Pejës.

Me këtë rast, me një përshëndetje mysafirëve, në fillim të kësaj darke, të pranishmëve iu drejtua Aina Hoti, udhëheqëse e marketingut të këtij evenimenti të organizuar nga bashkëkombësit, Blerim Kabashi dhe Shkëlzen Rrahimi. Me këtë rast u bë me dije se cili ishte qëllimi i këtij organizimi dhe çfarë përbën një meny e përzgjedhur nga kuzhinier të njohur nga trojet tona etnike. Më pastaj u shtrua një darkë me një meny shqiptare të kombinuar, midis një kuzhine të re shqiptare dhe asaj tradicionale dhe e përberë kryesisht me prodhime tipike shqiptare e me një shije tejet tërheqëse edhe për mjedise të huaja, sado luksoze qofshin ato.

Për këtë dhe përzgjedhjet tjera merita u përket shefave të kuzhinës: Sokol Prenga-Shqipëri, Përparim Babalija – Kosovë , Naser Gashi – Kosovë dhe Faruk Neziri- Maqedoni. Ndaj edhe kësaj radhe promovimi i një kuzhine të tillë kishte për qëllim, që krahas bashkatdhetarëve në mërgatë, të tërheq edhe interesimin e mysafirëve zviceranë e të tjerë.

Karakteri, krahas atij turistik dhe ekonomik në përgjithësi, ishte edhe ai ndërkulturor, me çka edhe programi u përshkua me disa pika të shkëlqyeshme të këngëtares së mirënjohur tropojane, Enkeleda Bashaj, që kishte sjellë një buçite këngësh trevash shqiptare, e që u përcollën me duartrokitje e dashamirësi nga mysafirët e pranishëm. Jo vetëm ambienti, por edhe të rinjtë që shërbenin në këtë mbrëmje, të veshur me kostume kombëtare i jepnin ambientit një pamje edhe më të ngrohtë e tërheqëse, sa vërtet ishte kjo një mbrëmje me shumë  “Shije shqiptare”. Organizime të tilla ia vlen të organizohen edhe në qytete të tjera të Zvicrës dhe të vendeve të tjera në shtetet Perëndimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here