Në Bernë, ekspozitë artefaktesh interesante që nga periudha ilire

0
77

Ekspozita e Ilir Xheladinit, e emruar: “Museum Illyricum” që u organizua nga Ambasada e Kosovës në Bernë, me llojllojshmërinë e eksponateve është edhe një dëshmi se njerëzit kur udhëhiqen nga pasioni bëjnë shumë më tepër punë, se ata që e bëjnë nga profesioni

Teksti e fotot: Rexhep Rifati  

Hapja e kësaj ekspozite që nxiti interesimin e një numri të vizitorësh shqiptarë e zviceran, u bënë ambientet e Ambasadës së Kosovës së Republikës së Kosovës në Bernë.

Ishte kjo një ekspozitë, që shquhet jo vetëm me vlerën dhe peshën që kanë eksponatet ( pulla postare periudhash të ndryshme apo monedha metalike, por edhe kostume kombëtare apo stoli, enë e harta të trojeve shqiptare) nga periudha të ndryshme kohore, por edhe me mënyrën e ekspozimit, që do të ia kishin lakmi edhe disa nga muzetë tona në trojet etnike.  Nga ajo që shihet në ekspozitë tregon se këtë punë Xheladini e ka bërë me një përkushtim dhe angazhim të jashtëzakonshëm, i prirë edhe nga dashuria që ka për vendin e prejardhjes me dëshirën që ato vlera tua ofroj jo vetëm bashkëkombëseve në mërgatë por edhe miqve zviceranë e të tjerë.

Momenti tjetër i rëndësishëm është se Xheladini, nuk është as historian e arkeolog, porse kësaj pune hulumtuese i është qasë nga motive sa njerëzore aq edhe kombëtare, për çka edhe hulumtimin në këto gjetje interesante e ka shtri jo vetëm në shtete evropiane por edhe në Shtetet e Bashkuara apo në Kanada. Po nga autori mësuam se këtu është ekspozuar vetëm një e treta e tërë atyre artefakte që ai ka tubuar ndër vite dhe se dëshira e tij është që në të ardhmen të krijojë edhe një muze me materiale të kësaj natyre.

Edhe vet Ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca, me rastin e prezantimit të autorit të ekspozitës ajo potencoi faktin se mërgata jonë po faktorizohet në vendin e migrimit edhe me sjelljen e vlerave shpirtërore e materiale nga vendi i origjinës. Ndaj edhe me këtë rast uroi dhe përgëzoi Ilir Xheladinin për punën që ka bërë qoftë si koleksionist apo krijues në lëmin e krijimtarisë letrare. Zonja Breca shprehi edhe gatishmërinë e ambasadës që drejton për të mbështet krijues apo aktivitet grupore nga lëmi të ndryshme që u ofrojnë mundësi edhe vendaseve që të njihen me kulturën tonë dhe kështu të krijohen ura të ndryshme të komunikimit ndërkulturor.

Në këtë vazhdë duhet shikuar javë më parë edhe disa aktivitete kulturore që u mbajtën në Zvicër, si në qytetet e Cyrihu, Bazelit, Gjenevës e të tjera të mbështetura nga kjo ambasadë apo edhe të organizuara nga ministritë e ndryshme të Kosovës, përmes kësaj ambasade dhe Qendrës Kulturore të Ministrisë së Diasporës në Cyrih.

Nga organizatori mësuam së kjo ekspozitë do të jetë e  hapur deri më 15 Dhjetor 2017 dhe se mund të mund të vizitohet në lokalet e e Ambasadës, ku është hapur edhe përgjatë orarit të punës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here