Hysri HALIMI, kandidat socialist në zgjedhjet për Parlament të Kantonit së Gjenevës

0
620
Hysri Halimi

Të nderuar bashkëkombas, më 15 prill mbahën zgjedhjet parlamentare dhe gjiro i parë për ekzekutivin në Kantonin e Gjenevës. Në këtë kuadër, ju kujtojmë se konkurrojnë edhe kandidatë me origjinë shqiptare dhe njëri prej tyre është edhe Hysri HALIMI, i cili është edhe këshilltar komunal në Komunen e Meyrin-it.

Hysriu është i lindur në Viti edhe vijoi shkollën fillore në fshatin Skifteraj deri në klasën e katërt në vitin 1998 kur edhe erdhi në Gjenevë ku kreu shkollimin në Gjimnazin Rousseau dhe vazhdoi arsimin në nivelin univerzitar duke u diplomuar në shkencat politike.

Aktualisht, ai është në perfundim të Master-it në Studimet ndërkombëtare dhe evropiane me specializim në « Qeverisje evropiane » në Institutin e Studimeve Politike të Grenoblës, në Francë.

Paraqitja e Hysriut në këto zgjedhje është, shkurtimisht, mbrojtja e shtresës së mësme dhe asaj më të ultë të popullatës ndaj politikave djathtiste liberale të cilat synojn dobësimin e shërbimeve shoqërore të cilat i nevojiten edhe shum bashkombasëve tanë në Gjenevë.

Për këtë arsye, bëjmë thirrje qe gjithë Shqiptarët, me drejtë vote, në Gjenevë të mbështesinë Listën numër 3 për Kuvend (Grand Conseil), sepse Partia socialiste, dhe partitë e majta në përgjithësi, kanë qenë historikisht në përkrahje të Shqiptarëve në Gjenevë dhe në të gjithë Zvicrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here