Fond zviceran për kompensim dhe shërbimi i kujdesit për viktimat e asbestit

0
509

Përkrahja për viktimat e asbestit dhe familjarët e tyre

Që nga vera e vitit 2017, Fondi për kompensim të viktimave të asbestit (EFA) dhe familjarët e tyre ofron ndihmë të shpejtë dhe të thjeshtë, përfshirë edhe përkrahjen financiare dhe psikologjike – një arritje e rëndësishme kjo për tejkalimin e katastrofës së asbestit.

Asbesti nuk është temë e së kaluarës, por paraqet një problem shëndetësor që duhet marrë seriozisht. Përdorimi i materialit të dëmshëm për shëndetin në Zvicër ka kushtuar deri më tani mbi 1‘800 jeta njerëzish. Dhe edhe tani për çdo vit sëmuren rëndë rreth 120 persona si pasojë e kontakti me asbest. Suva, Sigurimi zviceran aksidental ka dhënë rreth 879 miliona franga për kompensim të viktimave të asbestit (gjendja më 2013).

Më shumë se 75% e rasteve të vdekjes të kushtëzuara nga asbesti kanë të bëjnë me degët në të cilat është aktive Unia, veçanërisht në degën e zdrukthëtarisë, industrisë elektrike dhe mjeshtërive tjera ndërtimore, mirëpo edhe të ndërtimtarisë kryesore si deh në degën e ndërtimit të aparateve dhe makinerisë.

Parandalimi

Angazhimi i sindikatave kundër asbestit të rrezikshëm qoi në vitin 1989 tek ndalimi i azbestit. Që atëherë, në bashkëpunim me SUVA dhe me partnerët socialë, është bërë shumë, sidomos në fushën e parandalimit. Puna parandaluese e Suva-s bashkë me partnerët social është shembullore edhe në rrafshin ndërkombëtarë.

Nevojiten veprime të mëtejme

Krijimi i fondit të kompensimit është një e arritur për përballimin me dinjitet të katastrofës së asbestit. Mirëpo nevojiten veprime të mëtejme. Financimi i fondit duhet të jetë afatgjatë dhe i qëndrueshëm. Më rëndësi është gjithashtu që të vazhdojnë dhe të përforcohen masat parandaluese.

Më shumë informacione në: www.unia.ch/asbest und www.stiftung-efa.ch.

Osman Osmani, sekretar nacional për migracion në sindikatën Unia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here