FËMIJËT SHQIPTARË TË ARIZONËS FESTOJNË DITËN E TYRE NDËRKOMBËTARE

0
1044

Ditë më parë, në shtetin e Arizonës, në parkun e bukur të qytetit Anthem,  Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave të Arizonës, nën udhëheqjen e studentes Bleta Kodra-Ymeri  dhe anëtareve të tjera të grupit udhëheqës, si Kristina Këlliçi e  Elonia Lasku festoi Ditën  Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Nga Jeta Hajra, Arizona

Ndonëse Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve kudo nëpër botë festohet në muajin qershor, gratë shqiptare të Arizonës kishin  vendosur që këtë ditë ta festojnë në muajin prill, për shkak të motit shumë të nxehtë që mban në Arizonë në këtë muaj. Vite më parë edhe këtu ishte festuar në muajin qershor, por shkaku i motit shumë të nxehtë, përpos shfrytëzimit të pishinës, aktivitetet e tjera ishte vështirë të realizoheshin kënaqshëm e suksesshëm, prandaj shoqata kishte vendosur që viteve të ardhshme Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të festohet në muajin prill. Ky muaj është ideal në shtetin e Arizonës për organizime e veprime të ndryshme në mjedis të hapur, madje mund të shikohet edhe film nën qiellin e hapur.

Në parkun e bukur dhe me mundësi të shumta për të bërë gjëra të ndryshme, nën udhëheqjen e Bletës dhe me ndihmën e bashkëpunëtoreve tjera, si Diellza Shkodra, Drita Kodra, Mimoza Misini, fëmijët bënë gara të ndryshme duke vrapuar me thasë nëpër këmbë, duke tërhequr litarin, duke luajtur llotari dhe në fund duke shikuar filmin për femijë ”Toy Story” në qiellin e hapur. Studentja e re Bleta, e cila ndjek studimet në Universitetin Shtetëror të Arizonës për mësuese ka pasion të madh të merret me fëmijë dhe t’i kënaqë ata me lojëra e aktivitete të ndryshme, prandaj krahas studimeve ajo vazhdon të jetë shumë aktive edhe në shoqatën e grave për të bërë gjëra të bukura për fëmijët. Mbas aktiviteteve të ndryshme fëmijët u shërbyen me pije dhe pica, të cilat i dhuroi falas piceria “#1 Brothers Pizza” nga Mira e Gerti Qalliaj.

Pas disa orë argëtimi, fëmijët e lodhur, por të kënaqur, përshëndetën njëri-tjetrin me dashuri dhe me urimin që të shihen sa më shpejt përsëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here